id
stringlengths 1
8
| text
stringlengths 1
443k
|
---|---|
2175 | Ligji (lat. lex) është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhet të ndjekin në një shoqëri apo vend. Ligjet vendosen dhe zbatohen nga institucionet dhe organet ligjore përkatëse të shoqërisë.
Ligji është marrëveshje (dukuri e rregullt) e përcaktuar me disa fjale nga një bashkësi njerëzish apo njerëzimit. Ligjit i nënshtrohen te gjithë pjesëmarrësit qe direkt apo indirekt kanë marre pjese ne formulimin e tij.
Si shembull kemi disa lloje te ligjeve.
Ligjet natyrore, janë marrëveshje me ndihmën e të cilave njerëzimi mundohet të shpjegojë dukurit natyrore. Për të arritur deri te formulimi i një ligji zakonisht ne shkencë përdoren dy metoda. Shtrimi i hipotezës pohuese, pas vërtetimit të saj shtrohet teorema e në bazë të cilës formulohet ligji. Metoda mohuese ka të njëjtin qëllim por hyrja në shpjegimin e dukurisë bëhet duke mohuar hipotezën e shtruar. Edhe këtu mbas vërtetimi që mohimet janë të gabueshme kalohet në teorema e në baze të saktësisë së tyre formulohet ligji. Ky lloj i ligjit zakonisht formulohet nga shkencëtarët. Për thyerjen e një ligji natyrore duhet te japen prova që ai ligj nuk është i saktë mbi bazë të ligjeve tjera.
Ligji juridike, krijimi i ligjit te tille ndryshon paksa nga ai natyrore. Por edhe ky mbasi te hynë ne fuqi duhet te respektohet nga pjesëmarrësit (indirekt/direkt) te krijimit te tij. Krijimi i ligjeve juridike ndryshon paksa nga koha dhe vendi. Këto ligje janë pjese e çdo sistemi qeveritarë, dhe zakonisht ligjet juridike nuk janë absolute dhe të përjetshme dhe i përshtatën regjimeve qeveritare. Ligjet juridike zakonisht korrigjohen me kalimin e kohës. Kemi shembuj disa shtete te Evropës ligjet qe i përdorin sot janë korrigjuar gradualisht, mirëpo në anën tjetër ka vende dhe shtete te cilat i "importojnë" ligjet nga vendet e huaja. Pasi qe këto bien ne kundërshtim me vete faktin qe ligji është vetëm një marrëveshje e vete krijuesve te ati ligji. Tek ligjet e "importuara" ka me tepër pjesëmarrës indirekt se direkt gjate futjes ne fuqi. Këto ligje janë edhe afat shkurta dhe në përditshmëri nuk respektohën nga shumica e pjesëmarrëseve indirekt.
Zbatimi në administratë
A) Ligji është një rregull sjelljeje e pranuar formalisht si e zbatueshme apo e zbatuar nga një autoritet. Ligjit i nënshtrohen njësoj të gjithë pjesëmarrësit që direkt apo indirekt kanë marrë pjesë në zbulimin dhe formulimin e tij.
B) Tërësia e këtyre rregullave. Ligji është një rregull (ose grup rregullash) që zakonisht zbatohet nga nëpunës, dhe (ndryshe nga rregulla etike apo të tjera) shoqërohet nga sanksione nëse nuk zbatohet. Ligjet mund të jenë penale (që kërcënojnë ndëshkimin në rast sjelljeje anti-shoqërore), civile (që lejojnë padi ndërmjet personave me aftësi juridike për të vepruar, psh për dëme apo kërkimin e një urdhri nga gjykata për kryerjen apo moskryerjen e një veprimi të caktuar), kushtetuese (që krijojnë bazën juridike për funksionimin e një shteti, duke përfshirë zakonisht të drejtat dhe liritë e njeriut në një seksion të veçantë).
2. Shkenca apo filozofia e ligjit; jurisprudenca.
Sqarim shtesë: Ligjet në fushën juridike janë rregulla sjelljeje që janë shndërruar në akte normative, të cilat zakonisht përfshijnë elementin shtrëngues. Një ndarje e thjeshtë e ligjeve në bazë të natyrës së krjimit të tyre është ajo në ligje kombëtare dhe ligje ndërkombëtare.
A) Ligjet kombëtare aprovohen nga legjislatori vendës dhe veprojne eksluzivisht brenda juridiksionit territorial të një shteti të dhënë.
B) Ligjet ndërkombëtare krijohen nga bashkësia ndërkombëtare dhe zakonisht rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve.
Ligji dhe e drejta
"E drejtë", si rregull, përdoret në dy kuptime themelore: një, në kuptimin e së drejtës objektive, d.m.th., “të një tërësie rregullash sjelljeje, normash juridike, që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore”; dy, në kuptimin e së drejtës subjektive, d.m.th., “të një tagre që e gëzon subjekti, shtetasi”.
Përkufizimi i plotë i së drejtës ka parasysh shtrirjen e saj. E drejta, përveç se përbëhet nga normat juridike, ajo shtrihet edhe në një element tjetër të rëndësishëm: sanksionimin në rast të mosrespekimit ose shkeljes së tyre. Prandaj, e kundruar nga ky kënd, e drejta është një grumbull normash që shoqërohen me sanksionin, në rast të mosrespektimit ose shkeljes së tyre. Ky do të mund të ishte një ndër përkufizimet më të thjeshta, por njëkohësisht edhe më të përgjithësuara i së drejtës.
Shiko dhe këtë
Ligji mbi rrobat në Bullgari
Burimi i të dhënave
Lidhje të jashtme
Libraria e Akteve Ligjore
Arkiv i ligjeve të Shtetit Shqiptar
Drejtësi
Ligje |
2181 | Këto janë listat e biografive/personave. Biografitë nuk përfshin personazha fiktive.
Listat e biografive sipas emrit
sipas emrit
Listat sipas përkatësisë kombëtare
Personalitete shqiptare
Lista e dramaturgëve shqiptarë
Lista e këngëtarëve
Lista e këngëtarëve të muzikës popullore
Lista e rapsodëve
Listë e sportistëve shqiptar
Diaspora Shqiptare
Lista e shqiptarëve në luftën e Spanjës
Sportistët shqiptar
Personalitete nga antika dhe mesjeta
Personalitete greke
Personalitete romake
Personalitete gjermane
Personalitete amerikane
Listat sipas profesionit
Kinematografi - Lista të aktorëve në përgjithësi
Literaturë - Lista të shkrimtarëve në përgjithësi
Politikë - Lista të politikanëve në përgjithësi
Lista e muzikantëve
Lista e stilistëve
Lista e fotografëve
Astronom botërorë
Lista e Papëve
Lista e kontribuesve në lëmin e baletit
Lista e këngëtarëve dhe grupeve
Lista e piktorëve më të njohur
Lista e pjesëmarrësve në Lidhjen e Prizrenit
Lista e Profesorëve Universitarë në Kosovë |
2184 | Skurse te rasti i arabëve dhe romakëve, edhe grekët e vjeter për shënimin e numrave përdornin simbole të ndryshme. Këto simbole në matematikë, sot përdoren si simbole për lëmijë të ndryshme.
Tabela e simboleve të grekëve të vjetër për shifrat.
Shih edhe
Numrat greko-latine
Matematikë
Shkencë |
2187 | Sahati është një pajisje që përdoret për të matur dhe treguar kohën. Ora është një nga shpikjet më të vjetra njerëzore, që plotëson nevojën për të matur intervalet kohore më të shkurtra se njësitë natyrore si dita, muaji hënor dhe viti. Pajisjet që funksionojnë në disa procese fizike janë përdorur gjatë mijëvjeçarëve.
Disa paraardhës të orës moderne mund të konsiderohen si "orë" që bazohen në lëvizjen në natyrë: Një orë diellore tregon kohën duke shfaqur pozicionin e një hije në një sipërfaqe të sheshtë. Ekziston një sërë kohëmatësësh të kohëzgjatjes, një shembull i mirënjohur është sahati me rërë. Sahati i ujit, së bashku me orët diellore, janë ndoshta instrumentet më të vjetra për matjen e kohës. Një përparim i madh ndodhi me shpikjen e arratisjes në prag, e cila bëri të mundur orët e para mekanike rreth vitit 1300 në Evropë, të cilat mbanin kohën me kohëmatës të lëkundur si rrotat e ekuilibrit.
Orët kanë mënyra të ndryshme për të shfaqur kohën. Orët analoge tregojnë kohën me një fytyrë tradicionale të orës, me akrepa lëvizës. Orët dixhitale shfaqin një paraqitje numerike të kohës. Dy sisteme numërimi janë në përdorim: ora 12-orëshe dhe ora 24-orëshe. Shumica e orëve dixhitale përdorin mekanizma elektronikë dhe ekrane LCD, LED ose VFD. Për të verbrit dhe për përdorim përmes telefonit, orët e të folurit e tregojnë kohën në mënyrë të dëgjueshme me fjalë. Ka edhe orë për të verbërit që kanë ekrane që mund të lexohen me prekje. Studimi i matjes së kohës njihet si horologjia.
Qëllimet
Orët janë në shtëpi, zyra dhe shumë vende të tjera; ato më të voglat mbahen në dore ose në xhep; ato më të mëdha janë në vende publike, p.sh. kishě ose stacion hekurudhor. Një orë e vogël shpesh shfaqet në një cep të ekraneve kompjuterike, telefonave celularë dhe shumë MP3 player.
Qëllimi kryesor i orës është të shfaqë kohën. Orët mund të kenë gjithashtu mundësinë për të dhënë një sinjal alarmi me zë të lartë në një kohë të caktuar, zakonisht për të zgjuar një person që fle në një kohë të paracaktuar; ato quhen orë alarmi. Alarmi mund të fillojë me një zë të ulët dhe të bëhet më i zhurmshëm, ose të fiket aparati për disa minuta dhe më pas të rifillojë. Orët me zile me tregues të dukshëm përdoren ndonjëherë për t'u treguar fëmijëve shumë të vegjël për të lexuar kohën se ka përfunduar koha e gjumit; ato nganjëherë quhen orë stërvitore.
Një mekanizëm orësh mund të përdoret për të kontrolluar një pajisje sipas kohës, p.sh. një sistem ngrohjeje qendrore, një VCR ose një bombë me sahat (shih: numërues dixhital). Mekanizma të tillë zakonisht quhen kohëmatës. Mekanizmat e orës përdoren gjithashtu për të drejtuar pajisje të tilla si gjurmuesit diellorë dhe teleskopët astronomikë, të cilët duhet të rrotullohen me shpejtësi të kontrolluara saktë për të kundërshtuar rrotullimin e Tokës.
Shumica e kompjuterëve dixhitalë varen nga një sinjal i brendshëm me frekuencë konstante për të sinkronizuar përpunimin; ky është referuar si një sinjali i orës. Disa pajisje, duke përfshirë kompjuterët, ruajnë gjithashtu kohën dhe datën e përdorimit sipas nevojës; kjo referohet si ora e ditës dhe është e dallueshme nga sinjali i orës së sistemit, megjithëse ndoshta bazohet në numërimin e cikleve të saj.
Standardet e kohës
Për disa punë shkencore, koha e saktësisë maksimale është thelbësore. Është gjithashtu e nevojshme të kemi një standard të saktësisë maksimale me të cilën mund të kalibrohen orët e punës. Një orë ideale do t'i jepte kohë saktësisë së pakufizuar, por kjo nuk është e realizueshme. Shumë procese fizike, në veçanti duke përfshirë disa kalime ndërmjet niveleve të energjisë atomike, ndodhin me frekuencë jashtëzakonisht të qëndrueshme; ciklet e numërimit të një procesi të tillë mund të japin një kohë shumë të saktë dhe të qëndrueshme - orët që funksionojnë në këtë mënyrë zakonisht quhen orë atomike. Orë të tilla janë zakonisht të mëdha, shumë të shtrenjta, kërkojnë një mjedis të kontrolluar dhe janë shumë më të sakta se sa kërkohet për shumicën e qëllimeve; ato zakonisht përdoren në një laborator standardesh.
Navigimi
Deri në përparimet në fund të shekullit të njëzetë, lundrimi varej nga aftësia për të matur gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike. Gjerësia gjeografike mund të përcaktohet nëpërmjet lundrimit qiellor; matja e gjatësisë gjeografike kërkon njohuri të sakta të kohës. Kjo nevojë ishte një motivim kryesor për zhvillimin e orëve mekanike të sakta. John Harrison krijoi kronometrin e parë shumë të saktë detar në mesin e shekullit të 18-të. Noon gun në Cape Town ende lëshon një sinjal të saktë për të lejuar anijet të kontrollojnë kronometrit e tyre. Shumë ndërtesa pranë porteve kryesore kishin (disa ende e kanë) një top të madh të montuar në një kullë ose direk të rregulluar për t'u hedhur në një kohë të paracaktuar, për të njëjtin qëllim. Ndërsa sistemet e navigimit satelitor si GPS kërkojnë njohuri të paprecedentë të saktë të kohës, kjo ofrohet nga pajisjet në satelitë; automjetet nuk kanë më nevojë për pajisje për matjen e kohës.
Llojet e veçanta
Referime
Kohë |
2192 | Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë.behinder Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe.
Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).
Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën
anar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.
Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci . Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare.
Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.
Adoptimi i datës 1 janar
U desh shumë kodë derisa data 1 janar të pranohej botërisht si standart i fillimi të Vitit të Ri. Vitet e adoptimit të datës 1 janar si dita e parë e vitit janë:
Shih edhe
Viti i Ri Islam
Referime
Festë |
2194 | Akumulatori është një paisje e bazuar në elemente elektro - kimike, që shërben si burim i rrymës elektrike. Për dallim nga Bateria, falë rezistencës së vogël në të, akumulatori mund të rimbushet me energji elektrike vazhdimisht.
Elementet përbërëse të akumulatorit
Anoda
Katoda
Lëngu kimik -
Elektroda pozitive
Elektroda negative
Seperatorët
Funksionimi i paisjes
Ngarkimi me energji elektrike
Elektroliza
shkarkimi i energjisë së akumuluar
Llojet e paisjes
bateri makine , gjeneratori etj
Funksioni në jetën e përditshme
Politeknik |
2196 | Ekrani është pëlhurë zakonisht e bardhë, e shtrirë a e varur në një mur, mbi të cilën shfaqen filma.
Pllakë prej lënde të posaçme (prej xhami, prej argjendi etj.), e vendosur ne aparate të ndryshme, ku riprodhohen me anë të dritës figura, sinjale etj.
Elementet përbërëse
Pllakat e tensionit
Katoda
Anoda
Cilindri orientues
Burimi i energjisë
Pllakat vertikale
Pllakat horizontale
Përshkrimi
Një njësi e ekranit vizuale, shpesh quhet thjesht një shfaqje ose monitorojnë, është një pjesë e pajisjeve elektrike e cila tregon imazhe të gjeneruara nga video prodhimin e pajisje të tilla si kompjuter, pa prodhuar një rekord të përhershëm. Shumica e vëzhguesve më të reja në mënyrë tipike përbëhet nga një [TFT-LCD] (pambushur film transitor të lëngshme kristal display) me më të moshuar, monitoron bazuar rreth një rreze katodë tub (CRT). Pothuajse të gjitha kryesor të ri vëzhgues janë shitur në tregun tani janë LCD. Të monitorojë përfshin pajisjen e ekranit, të thjeshtë për të krijuar dhe circuitry format një foto nga video dërguar nga sinjale burim, dhe zakonisht një mur. Brenda burim sinjal, ose si një seksion ose një komponent modulare, ka një ekran përshtatës të gjenerojnë një video në format të pajtueshme me monitorimin.
Funksionimi i paisjes
Rikonstruktimi i fotografisë
përshkrimi i skemës
shiko dhe këtë
Dimensioni i ekranit
Politeknik |
2197 | Monitori i Kompjuterit, Është paisje elektroteknike që shërben për emitimin e sinjaleve elektrike në fotografi. Shërben që të dhënat e përpunuara në kompjuter nga procesori dhe të përgatitura nga kartela grafike t'i paraqiten përdoruesit në Monitor.
Nga vitet 1980 e tutje, kompjuterët (dhe monitorët e tyre) janë përdorur për përpunimin e të dhënave dhe për argëtim, ndërsa televizorët kanë zhvilluar disa funksione kompjuterike. Raporti i përbashkët i pamjes së televizorëve dhe monitorëve, ka ndryshuar nga 4:3 në 16:10, në 16:9.
Shiko edhe këtë
Ekrani
Politeknik
Komponentet themelore të kompjuterit |
2198 | Një makinë shkrimi është një makinë mekanike ose elektromekanike për shtypjen e shkronjave. Në mënyrë tipike, një makinë shkrimi ka një sërë çelësash dhe secili bën që një shkronjë të ndryshme të prodhohet në letër duke goditur në mënyrë selektive një fjongo me bojë kundër letrës me një element tip.
Makinat e para komerciale të shkrimit u prezantuan në vitin 1874, por nuk u bënë të zakonshme në zyra vetëm pas mesit të viteve 1880. Makina e shkrimit u bë shpejt një mjet i domosdoshëm për pothuajse të gjitha shkrimet, përveç korrespondencës personale të shkruar me dorë. U përdor gjerësisht nga shkrimtarë profesionistë, në zyra, korrespondencë biznesi në shtëpi private dhe nga studentë që përgatisnin detyra me shkrim.
Makinat e shkrimit mbeten të zakonshme në disa pjesë të botës. Në shumë qytete dhe qyteza të Indisë, për shembull, makinat e shkrimit përdoren ende, veçanërisht në zyrat në rrugë dhe në zyrat ligjore për shkak të mungesës së energjisë elektrike të vazhdueshme dhe të besueshme.
Referime
Shpikjet e shekullit të 19-të
Shpikje italiane |
2199 | Paisje elektroteknike që shërben për matjen e rezistencës elektrike.
Politeknik |
2200 | Termometri është mjeti që shërben për matjen e temperaturës. Kemi lloje te ndryshme termometrash. Termometri mjekësor dhe termometri mjedisor. Termometri mjekësor është i shkallëzuar nga 35 °C deri ne 42 °C. Ai ka një pjese te ngushtuar ne mënyre qe pasi është bere matja zhiva te mos bjere poshtë. Termometri qe shërben për matjen e temperaturës se mjedisit është i disa llojshem. Termometri me lëng (zakonisht me merkur). Termometri metalik qe ka dy flete metalike qe bymehen dhe tkurren. Termometri qe përbehet nga dy termocifte (flete metalesh te ndryshme) qe bashkohen vetëm ne skaje dhe njeri skaj mbahet ne temperature 0 °C, tjetri vendoset aty ku do te matet temperatura dhe me ane te një amperimetri te shkallëzuar me pare ne °C maten temperatura deri ne 1600 °C.
Kështu bazohet termometra
Veglëritë të cilat në mënyrë të kënaqshme mund të tregojnë temperaturën e ndonjë trupi quhen termometra. Te termometrat, më së shpeshti, shfrytëzohet vetia e zgjerimit të trupit gjatë ngrohjes. Trupat e ngurtë dhe të lëngët gjatë ngrohjes, sado pak, bymehen, prandaj termometrat që bazohen në këtë dukuri konstuktohen ashtu që ndërrimet e vogla të vëllimit mund të përcillen në mënyrë të volitshme. Më së shpeshti zbatohet zgjerimi i merkurit të vendosur në gyp të qelqit. Merkuri gjendet në rezervuar, i cili ështëi lidhur me kapilarë të ngushtë, ashtu që edhe ndërrimet e vogla të vëllimit shkaktojnë ngritje të nivelit në kapilarë. Natyrisht, nga kapilari ajri është i nxjerrë. Për temperatura të ulëta përdoret alkooli i ngjyrosur, i vendosur në gyp kapilar.
“ Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Lloje të termometrave
Ka shumë lloje të termometrave, të cilët bazohen në parime të ndryshme. Do të përmendim, termometrin e gaztë, i cili punon në parimin e zgjerimit të gazit me temperaturë, termometrin metalik, i cili bazohet në lakimin e thuprës së bimetalit gjatë ngrohjes, termometrin me rezistencë elektrike, i cili përdoret në laboratore dhe në industri. Me ndihmën e këtij të fundit mund të maten temperaturat prej -190° deri në 660 °C. Pastaj mund të cekim pirometrat që janë veglëri të cilat e masin temeparaturën nga rrezatimi. Pirometrat mund të jenë kalorimetrik dhe optik dhe me ta mund të maten temparaturat deri në 1063 °C.
Ekzistojnë edhe termometrat minimalë dhe maksimalë, në të cilët temperatura lexohet pasi të largohet nga trupi i nxehtë. Këta janë termometrat mjekësorë. Te këta termometra kapilari dhe rezervuari janë të lidhur me një kapilar të ngushtë ashtu që fija e merkurit pas largimit nga trupi i nxehtë këputet dhe merkuri mbetet në kapilar aty ku ka qenë. Termometrat mund të kalibrohen edhe në shkallë të tjera të temperaturës, në tëcilë kemi paraqitur një termometër me 4 lloje të pikave themelore: të Celsiusit, të Kelvinit, të Reomirit dhe të Farenhajtit.
Shiko dhe këtë
Konvertimi i temperaturës
Lidhje të jashtme
Historia e termometri •
Shënuar nga: Fatlum Hasani
Politeknik |
2203 | Ampermetri është instrumenti që shërben për matjen e intensitetit të rrymës elektrike. Në këtë instrument shënohet vlera e intensitetit te rrymës që lejohet të kalojë nëpër të.
Politeknik |
2206 | Magnetofoni është një aparat i posaçëm për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve në shiritin magnetik.
Paisje elektroteknike që shërben për shndërrimin e sinjaleve elektro-magnetike në tingull.
Politeknik |
2207 | Oshiloskopi është paisje elektroteknike që shërben për shëndrimin e impulseve elktronike në fotosignale.Më herët është qujtur oshilograf, dhe është njohur si fushë, CRO (për oshiloskopët rreze-katodike), ose DSO (për oshiloskopët modern digjital).
Oshiloskopët përdoren për të vëzhguar ndryshimin e sinjaleve elektrike me kohë. Format valore të vëzhguara mund të analizohet për nga amplituda, frekuenca, koha e rritjes, intervali kohor dhe të tjera. Instrumentet moderne digjitale mund t’i llogarisin dhe t’i shfaqin këto veti direkt.
Osiloskopi përdoret në shkencë, në mjekësi, në inxhinieri dhe në industrinë e telekomunikacionece. Më së shumti përdoret në punë laboratorike dhe si pajisje elektronike.
Përshkrimi
Oshiloskopi bazik, i treguar në ilustrim, është i ndarë nga katër seksione: ekrani, kontrollat vertikale, kontrollat horizontale dhe kontrollat e vogla. Ekrani zakonisht është CRT ose LCD i cili është i nxjerrë jashtë me vijat burimore horizontale dhe vertikale të referuara si në gjeografi. Përveç shfaqjes, seksionet e ekranit janë të pasjisura me tri kontrolla bazike: një çelës fokus, një çelës i intensitetit dhe një buton rreze-gjets.
Seksion vertikal kontrollon amplitudën e sinjaleve të shfaqura. Ky seksion mban çelësin selektues Volt për Division (Volts/Div), një ndërprerës selektor AC/DC/Ground dhe një hyrje vertikale për instrumentin. Përveç kësaj, ky seksion është i pajisur me çelësin vertikal për pozicionin e rrezes.
Seksioni horizontal kontrollon kohën bazike ose “spastrimin” e instrumentit. Kontrolla primare është ndërprerësi selektor Sekonda për Division (Sec/Div). Po ashtu e përfshirë është edhe hyrja për thurjen e sinjaleve të boshteve X-Y. Çelësi horizontal i pozicionit të rrezës është i vendosur përgjithësisht në këtë seksion.
Seksioni i kontrollave të vogla kontrollon ngjarjen fillestare të pastrimit. Këto mund të jenë të vendosura për të restartuar automatikisht pas çdo pastrimi ose mund të konfigurohen që tu përgjigjen ngjarjeve të brendshme ose të jashtme. Kontrolla principe e këtij seksioni është ndërprerësi selektor i burimit dhe i bashkimit. Hyrja e jashtme (EXT input) dhe niveli i rregullimit janë po ashtu të përfshirë.
Përveç instrumentit bazik, shumica e oshiloskopave janë të furnizuar edhe me një kontrollë. Kjo kontrollë i lidh me çfarëdo hyrje të instrumentit dhe tipikisht ka një rezistor 10-hyrës të impedancës hyrëse të oshiloskopit.
Tipet dhe modelet
Ekzistojnë disa lloje të oshiloskopëve:
Oshiloskopi rreze-katodik (CRO) – oshiloskopi më i hershëm dhe më i thjeshtë që tani quhet shkallë “analogem” për t’i dalluar nga shkallët “digjitale”.
Oshiloskopi dy-rrezor – është po ashtu oshiloskop analog që shfaq dy rreze njëherësh.
Oshiloskopi analog i ruajtjes – ruajtja e gjurmëve është një veti ekstra e oshiloskopëve të këtillë analog.
Oshiloskopët digjital – pajisjet e tilla digjitale përdorin numrat binar që korrespondojnë me monstrat e tensionit, ndryshe nga ato analoge që përdorin tensione të ndryshme vazhdimisht.
Oshiloskopi me sinjal të përzier – ka dy lloje hyrjesh, një numër të vogël të kanaleve analoge (zakonisht 2 ose 4) dhe një numër të madh të kanaleve digjitale (zakonisht 16).
Oshiloskopi i dorës – si referencë të tensionit e kanë tokën në të gjitha kanalet hyrëse. Nëse matet më shumë se një kanal në të njëjtën kohë, të gjitha sinjalet hyrëse duhet të kenë të njëjtën referencë të tensionit.
Oshiloskopi i bazuar në PC – sinjalet hyjnë në kompjuterin e përdoruesit.
Shiko edhe këtë
Ekrani
Lidhjet me internetin
Udhëzues, anglisht.
Referime
Politeknik |
2208 | Teleskopi është një instrument optik me lente, të cilat janë pasqyra të lakuara, për të vëzhguar objekte të largëta nga emetimi, thithja ose reflektimi i tyre i rrezatimit elektromagnetik.Teleskopët e parë ishin teleskopë përthyes me lente xhami dhe u shpikën në Holandë në fillim të shekullit të 17-të. Ato u përdorën si në aplikime tokësore ashtu edhe në astronomi. Fjala "teleskop" vjen nga greqishtja
. τελε - tele = larg, dhe σκοπειν -skopin = për të parë/ shikuar; pra teleskop = shoh larg). Ai është vegla më e rëndësishme e shkensit astronomit. Me fjalë të thjeshta teleskopi, mbledh dhe fokuson rrezatimin elektromagnetik të trupave qiellorë. Teleskopët rrisin madhësinë e dukshme të trupave qiellorë, së bashku me ndriçimin e tyre.
Galileo Galilei ishte i pari që përdori një teleskop për qëllime shkensi.
Teleskopët i ndajmë në dy grupe: Teleskopët me përthyerje dhe teleskopët me pasqyrim.
Teleskopët me përthyerje përbëhen nga dy thjerra përmbledhëse ose një thjerrë permbledhëse dhe një shpërhapëse. Një teleskop i tillë u krijua dhe u perdor nga Galileo Galilei.
Teleskopët me pasqyrim përbëhen nga një pasqyrë konkave që mbledh në vatër rrezet e dritës që vijnë nga objekti i largët, pastaj rrezet pasqyrohen nga një pasqyrë e drejtë për tek okulari që është një qelq zmadhues i cili përthyen rrezet për tek syri i vëzhguesit. Një teleskop i tillë shumë funksional dhe me rëndësi u krijua nga Isak Njuton, fizikan dhe astronom i shquar i shek. XVIII.
Historia
Regjistrimi i hershëm i një teleskopi ishte një patentë e vitit 1608 e paraqitur në qeverinë e Holandës nga prodhuesi i syzeve Middelburg Hans Lippershey për një teleskop përthyes. Shpikësi ishte i panjohur, por fjala për të u përhap në gjithë Evropën. Galileo dëgjoi për të dhe, në vitin1609, ndërtoi versionin e tij dhe vëzhgoi objekte qiellore me të.
Shpikja e lenteve akromatike në 1733 korrigjoi pjesërisht devijimet e ngjyrave të pranishme në lentet e thjeshta dhe mundësoi ndërtimin e teleskopëve refraktues më të shkurtër dhe më funksionalë. Teleskopët reflektues, edhe pse nuk kufizohen nga problemet e ngjyrave që shihen te refraktorët, u penguan nga përdorimi i pasqyrave metalike me spekulim që njolloseshin shpejt, të përdorura gjatë shekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të. Kufiri maksimal i madhësisë fizike për teleskopët përthyes është rreth 1 metër (40 inç), duke diktuar që shumica dërrmuese e teleskopëve të mëdhenj kërkimorë optikë të ndërtuar që nga fillimi i shekullit të 20-të kanë qenë reflektorë. Teleskopët më të mëdhenj reflektues kanë objektiva më të mëdhenj se 10 m (33 këmbë) dhe po punohet në disa dizajne 30-40 m.
Shekulli i 20-të pa gjithashtu zhvillimin e teleskopëve që punonin në një gamë të gjerë gjatësi vale nga radio në rrezet gama. Radioteleskopi i parë i ndërtuar për qëllime hyri në punë në vitin 1937. Që atëherë, janë zhvilluar një shumëllojshmëri e madhe instrumentesh komplekse astronomike.
Tipet e teleskopëve
Emri "teleskop" mbulon një gamë të gjerë instrumentesh. Shumica zbulojnë rrezatimin elektromagnetik, por ka dallime të mëdha në mënyrën se si astronomët duhet të bëjnë mbledhjen e dritës (rrezatimin elektromagnetik) në breza të ndryshme frekuencash.
Teleskopët mund të klasifikohen sipas gjatësive valore të dritës që zbulojnë:
Teleskopë me rreze X, që përdorin gjatësi vale më të shkurtra se drita ultravjollcë.
Teleskopë ultravjollcë, që përdorin gjatësi vale më të shkurtra se drita e dukshme.
Teleskopë optikë, që përdorin dritën e dukshme.
Teleskopë infra të kuqe, që përdorin gjatësi vale më të mëdha se drita e dukshme.
Teleskopë submilimetrik, që përdorin gjatësi vale me mikrovalë që janë më të gjata se ato të dritës infra të kuqe.
Radio teleskopë që përdorin gjatësi vale edhe më të mëdha.
Ashtu sic gjatësitë e valëve bëhen më të gjata, ashtu bëhet më e lehtë përdorimi i teknologjisë së antenës për të bashkëvepruar me rrezatimin elektromagnetik (megjithëse është e mundur të bëhet një antenë shumë e vogël). Teleskopi infrakuq mund të mblidhet njësoj si drita e dukshme, megjithatë në rrezen infrakuqe të largët dhe teleskopët submilimetrik mund të funksionojnë më shumë si një radio teleskop. Për shembull, teleskopi James Clerk Maxwell vëzhgon nga gjatësitë e valëve nga 3 μm (0.003 mm) deri në 2000 μm (2 mm), por përdor një antenë parabolike alumini. Nga ana tjetër, teleskopi hapësinor Spitzer, duke vëzhguar nga rreth 3 μm (0,003 mm) deri në 180 μm (0,18 mm) përdor një pasqyrë (optikë reflektuese). Gjithashtu duke përdorur optikën reflektuese, teleskopi hapësinor Hubble me kamerën me fushë të gjerë 3 mund të vëzhgojë në rangun e frekuencës nga rreth 0,2 μm (0,0002 mm) në 1,7 μm (0,0017 mm) (nga rrezet ultravjollcë në rrezet infra të kuqe).
Në krahasim me teleskopët me fotone që kanë gjatësi vale më të shkurtra, me frekuenca më të larta, përdoret optika e incidentit të shikimit. Teleskopët si TRACE dhe SOHO përdorin pasqyra speciale për të reflektuar rrezet ekstreme ultravjollcë, duke prodhuar rezolucion më të lartë dhe imazhe më të shndritshme. Një hapje më e madhe nuk do të thotë vetëm se mblidhet më shumë dritë, por gjithashtu mundëson një rezolucion më të imët të këndit.
Teleskopët mund të klasifikohen gjithashtu sipas vendndodhjes: teleskopi tokësor, teleskopi hapësinor ose teleskopi fluturues. Ato gjithashtu mund të klasifikohen, nëse operohen nga astronomë profesionistë ose astronomë amatorë. Një automjet ose kampus i përhershëm që përmban një ose më shumë teleskopë ose instrumente të tjera quhet observator.
Shiko edhe këtë
Observatori Pierre Auger
Teleskopi Hapësinor Hubble
Lidhje të jashtme
Referencat
Astronomi |
2210 | Paisje që shërben për paraqitjen negativit të objekteve në shirit filmi i cili zhvillohet më tutje në fotografi.
Shiko edhe këtë
Fotografia
Lidhjet me internetin
Politeknik |
2211 | Element që shërben për bartjen e të dhënave të rexhistruara nga fotokamera (fotoaparati ) apo nga videokamera.
Politeknik |
2212 | Videokamera është paisje që shërben për paraqitjen e objekteve në kasetë filmi ose transmetim të drejtpërdrejtë në ndonjë paisje emituese të foto sinjaleve.
Kamera |
2213 | Paisje që shërben për transformimin e të dhënave në teknologjinë e komunikimit.
Shprehja “ modem” është kombinim i fjalëve modulator dhe demodulator. Gjatë dërgimit, modemi i modulon të dhënat digjitale 0 dhe 1 në sinjal analog dhe i përcjellë në linjat telefonike, ndërsa gjatë pranimit, modemi i demodulon ato të dhëna nga sinjali analog në të dhëna digjitale. Sot, shpejtësia e transmetimit të këtyre të dhënave arrinë deri në shifren 56 KB për sekond, shifër që më herët ka qenë shumë më e vogël, pra vetëm 300 bit. Modemet e sotëm përdorin modulim kuadratik të amplitudes, në mënyrë që të transmetojnë sasi më të madhe të të dhënave. Po ashtu, sot ekzistojnë edhe modemet ADSL dhe modemet e televizionit kablovik. Qëllimi është të prodhohet një sinjal që mund të transmetohet lehtë dhe mund të dekodohet, që të riprodhoj të dhënat origjinale digjitale. Shembulli më i mirë, është modemi i cili shifrat digjitale 0 dhe 1 të një kompjuteri personal, i kthen në tone që mund të transmetohen permes linjave telefonike, dhe kur këto të dhëna pranohen, në anën tjetër, ato shifra pra 0 dhe 1 konvertohen në formën që përdoren me USB e lidhje rrjeti. Sot, shumica e modemeve kanë të integruar edhe faksin, që na mundëson komunikimi me kompjuter tjetër si dhe pranimin dhe dërgimin e fakseve.Paisje që shërben për transformimin e të dhënave në teknologjinë e komunikimit.
Modemi është paisje që perdoret më se shpeshti për transmetimin e të dhënave nëpërmjet lidhjeve telefonike.
Informatikë
Internet
Politeknik |
2214 | Elektrometri është një instrument elektrike për matjen e ngarkesës elektrike ose ndryshimit të potencialit elektrik. Ekzistojnë disa tipe të ndryshme, duke filluar nga instrumentet mekanike të ndërtuara nga dora në pajisjet e përsosura elektronike. Elektromotorët modern të bazuar në tuba vakuumi ose në teknologji me gjendje të qëndrueshme mund të përdoren për të bërë matje të tensionit dhe të ngarkesës me rrjedhje shumë të ulët të rrymave, deri në 1 femtoamper. Një instrument i thjeshtë por i afërm, elektroskopi, punon në të njëjtin princip të thjeshtë por ai vetëm tregon madhësitë relative të tensioneve ose ngarkesave.
Elektrometrat e vjetër
Elektrometri me fleta ari
Elektroskopi me fleta të arit ishte i pari instrument sensitiv i përdorur për të induktuar ngarkesë elektrike. Përdoret ende për demonstrime shkencore por është zëvendësuar në shumicën e aplikacioneve nga instrumente matës elektronike. Instrumenti përbëhet nga dy fleta të holla të arit të mënjanuara nga një elektrodë. Kur elektroda është e ngarkuar nga induksioni ose nga kontakti, fletat marrin të njëjtën ngarkesë dhe e shtyjnë njëra-tjetrën për shkak të forcën së Kulonit. Ndarja e tyre është një induksion direkt i ngarkesës përfundimtare. Në xham përkundër fletave, ka mundësi të ngjiten pjesë të holla, ashtu që kur fletat ndryshojnë plotësisht ato mund të shkarkohen në tokë. Fletat mund të mbyllen në membramën e xhamit për ta mbrojtur atë nga draftet, dhe membrama mund të evakuohet për të minimizuar rrjedhjen e ngarkesës. Një shkak më i lartë i rrjedhjes së ngarkesës është jonizimi i rrezatimit, kështu që për ta penguar këtë, elektrometri duhet të rrethohet nga plumba mbrojtës. Ky princip është përdorur për ta detektuar jonizimin e rrezatimit.
Ky tip i elektroskopit zakonisht vepron si një indikator dhe jo si pajisje matëse, edhe pse ai mund të kalibrohet. Elektroskopi i Braunit e zëvendësoi elektroskopin e fletave të arit për matje më të sakta.
Instrumenti u shpik në shekullin e 18-të nga disa hulumtues ndër të cilët Abraham Bennet dhe Alessandro Volta.
Elektrometri i hershëm kuadrant
Përderisa termi “elektrometër kuadrant” i referohet versionit të Kelvinit, ky term së pari u përdor për të përshkruar një pajisje më të thjeshtë. Ai përbëhet nga një rrjedhim i drejtë i drurit, te i cili është i fiksuar një gjysmërreth i fildishtë. Nga qendra ngjitet një top tape i dritës mbi bosht. Kur instrumenti është i vendosur mbi një trup të ngarkuar, druri merr pjesë dhe e shtyn topin tapë. Shuma e shtytjes mund të lexohet nga gjysmërrethi, edhe pse është e qartë se këndi matës nuk është në proporcion të drejtë me ngarkesën.
Elektrometri i Kulonit
Ky dizajn përdor rrotullimin për të dhënë një matje më sensitive sesa shtytja e fletave të arit ose të topit tapë. Ai përbëhet nga një cilindër i xhamit me një tub xhami në krye. Në bosht të tubit është një fije xhami, fundi i poshtëm mban një shufër të laçit, me një top energjik në seciin ekstremitet. Përmes një amparature tjetër në cilindër, një tjetër shkop i laçit me topa mund të përfshihen. Ky quhet shufra bartëse.
Nëse topi i poshtëm i shkopit bartës është i ngarkuar atëherë ai është i futur brenda kësaj aparature, kjo do t’i bëjë të lëvizin topat përbrenda. Një indeks dhe një shkallë (të pavizatuara) janë të kapura në maje të shufrës së xhamit.
Elektrometri Peltier
I shpikur nga Peltieri, ky përdor një formë të kompasit magnetik për të matur devijimiet duke balancuar forcën elektrostatike me një gjilpërë magnetike.
Elektrometri Bohnenberger
U shpik nga J. G. F. Von Bohnenberger, përbëhet nga një fletë e vetme e arit e vendosur vertikalisht në mes të anodës dhe katodës së një pile grumbulluese. Çfarëdo ngarkese që i jepet fletës së arit shkakton lëvizjën e saj nga një pol në tjetrin; kështu, shenja e ngarkesës si edhe përafërimi i madhësisë së saj mund të matet.
Elektrometri tërheqës
I njohur edhe si elektrometri tërheqës i diskut, elektrometrat tërheqës janë të balancuar ashtu që të masin tërheqjen në mes të disqeve të ngarkuara. Ëilliam Snoë Harris është i kredituar me zbulimin e këtij instrumenti, i cili mëpastaj u përmirësua nga Lord Kelvin.
Elektromentri kuadrant i Kelvinit
I shpikur nga Lord Kelvin, ky është elektrometri mekanik më sensitiv dhe më i saktë. Dizajni origjinal përdor një sektor të aluminit të lehtë të kapur brenda një prerjeje të tampurit në mes të katër segmenteve. Segmentet janë të izoluar dhe të lidhur në mënyrë diagonale në çift. Sektori i aluminit të ngarkuar tërhiqet nga një palë e segmenteve dhe shtyhet nga tjetra. Devijimi vëzhgohet nga një rreze e dritës e reflektuar nga një pasqyrë e vogël e ngjitur në sektor, si në një galvanometër. Gdhendja në të djathtë tregon një formë të ndryshme të këtij elektrometri, duke përdorur katër pllaka të sheshta në vend të segmenteve të mbyllura. Pllakat mund të lidhen nga jashtë në mënyrë diagonale (siç tregohet), ose në një rend ndryshe për aplikacione specifike.
Një formë më sensitive e elektrometrit kuadrant u shpik nga Frederick Lindemann. Ai përdor një fibër kuarci të mbuluar me metal në vend të sektorit të aluminit. Devijimi matet due vëzhguar lëvizjen e fibrave nën një mikroskop. Fillimisht i përdorur për matjen e dritës së yllit, ai u vu në punë për devijime infra të kuqe të aeroplanëve në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore.
Disa elektrometra mekanik u vendosen brenda një kafazi të referuar si “kafaz zogu”. Kjo është një formë e kafazit të Faradeit që mbron instrumentin nga ngarkesat e jashtme elektrostatike.
Elektrometrat modern
Një elektrometër modern është një voltmetër elektronik shumë sensitiv, impedanca hyrëse e të cilit është shumë e lartë saqë rrjedhja e rrymës nëpër të mund të konsiderohet, për qëllime praktike, të jetë zero. Vlera aktuale e rezistencës hyrëse për elektrometrat elektronik modernë është rreth 1014Ω, e krahasuar me rreth 1010Ω për nanovoltmetra. Për shkak të impedancës së lartë hyrëse, konsiderimet e dizajneve të veçanta duhet të aplikohen për të shmangur rrjedhjen e rrymës,
Ndër aplikacionet e tjera, elektrometrat përdoren në eksperimentet e fizikës nukleare pasi janë të gjendje të masin ngarkesat e vogla nga kalimi i jonizimit të rrezatimit.
Elektrometri pipëz-dridhës
Këta elektrometra përdorin një kondensator të ndryshueshëm i formuar në mes të një electrode lëvizëse (në form të një pipëze dridhëse) dhe një electrode hyrëse të fiksuar. Përderisa distanca në mes të dy elektrodave ndryshon, kapaciteti ndryshon po ashtu dhe ngarkesa elektrike forcohet Brenda dhe jashtë kapacitetit. Sinjali i rrymës alternative i prodhuar nga rrjedhja e kësaj ngarkese është e aplifikuar dhe përdoret si analog i tensionit të rrymës direkte të aplikuar në kondensator. Rezistenca hyrëse e rrymës direkte të elektrometrit është e përcaktar nga rrjedhja e rezistencës së kondensatorit, dhe është ekstremisht e lartë, (edhe pse impedance hyrëse e rrymës së alternuar është e ulët).
Elektrometri valvulë
Elektrometri valvulë përdor një tub të vakuumit me transkonduktancë dhe me rezistencë hyrëse. Rryma hyrëse lejohet të rrjedhë nëpër rrjetën e lartë të impedancës dhe tensioni i gjeneruar është i amplifikuar në qarkun e anodës (pllakë). Valvulat e projektuara për elektrometër kanë rrjedhje të ulët të rrymës deri në disa femtoampera (10-15 ampera). Valvulat e tilla duhet të kapen me dorëza pasi kripërat e xhamit mund të mundësojnë rrugë për rrjedhjen e këtyre rrymave të vogla.
Elektrometri i gjendjës së ngurtë
Elektrometri më modern përbëhet nga një amplifikator i gjendjës së ngurtë që përdorë një ose më shumë tranzistorë, të lidhur me pajisje të matjeve të jashtme, dhe zakonisht një shfaqje dhe/ose një lidhje dalëse. Amplifikatori amplifikon rrymat e vogla kështu që ato janë më të lehta për tu matur. Lidhjet e jashtme janë zakonisht koaksiale ose triaksiale, dhe lejojnë ngjitjen e diodës ose dhomëzat e jonizuara për matjen e jonizimit të rrezatimit.
Referime
Politeknik |
2216 | Elektromotori është pajisje që shërben për shndërimin e energjisë elektrike në energji mekanike. Elektromotorët janë makina elektrike, të cilat në ndërtim janë identike me gjeneratorët. Parimin e punës e kanë të njëjtë, por kahun e veprimit të kundërt. Elektromotorët kanë përparësi të mëdha në krahasim me makinat e tjera energjetike. Kjo ka bërë të mundshme që këta të gjejnë zbatim të madh në praktikë. Duke u mbështetur në përparësitë e tyre mund të konstatojmë se këta kanë peshë më të vogël se motorët e tjerë, janë më ekonomikë, më të qetë në punë, vëhen lehtë në lëvizje, nuk ndotin ambientin dhe janë më precizë në punë. Përpos këtyre vetive të mira, këto makina kanë shkallë të lartë të shfrytëzimit.
Duke u mbështetur në llojin e rrymës të cilën shfrytëzojnë, elektromotorët i ndajmë në elektromotorë të rrymës së vazhdueshme dhe të rrymës alternative. Në elektromotorë të rrymës së vazhdueshme bëjnë pjesë elektromotorët kolektorë, ndërsa në elektromotorë të rrymës alternative bëjnë pjesë elektromotorët kolektorë me konstruksion të posaçëm të statorit dhe të rotorit, elekromotorët sinkronë dhe asinkronë.
Lidhje të jashtme
Politeknik |
2218 | Paisje e cila me anë të energjisë elektrike kryen procesin e kalimit të nxehtësis nga trupi më i ngrohtë në trupin më të ftohtë.Lëngu që përdoret në përgjithesi për ftohje në frigorifer është amoniaku.Firigoferi përdoret për ruajtjen e ushqimeve për një kohë më të gjatë.
Të analizohet si bëhet ftohja e ushqimit në frigorifer.
Pjesët kryesore të frigoriferit janë:dhoma e ftohjes,dhoma e ngrirjes dhe sistemi elektrik i ftohjes.Sistemi i ftohjes është i mbushur me një lëng të quajtur freoni.Freoni është një përzierje e fluorit,karbonit dhe hidrogjenit.Lëvizjen e freonit nëpër gypa e bënë mundësimi i lëvizjes së dhe freoni lëviz nëpër gypat e bakrit.Lëngu i freonit avullohet me nxehtësinë e marrë nga dhoma e ftohjes dhe nga dhoma e ngrirjes.Pastaj avulli i ngrohur dërgohet në kompresor dhe kondesator.Në kondesator avulli ftohet dhe kthehet përsëri në lëng dhe ky më tej qarkullon nëpër gypa.
Historia
Zhvillimi i teknologjisë
Origjina e lashtë
Iranianët e lashtë ishin ndër të parët që shpikën një formë të ftohësit të madh avullues të quajtur “yakhchāls” duke përdorur hapësira magazinimi nëntokësore, e cila ishte një strukturë e madhe mbi tokë me kupolë me mure të trasha dhe e pajisur me kapës të erës të quajtur "badgirs", të murosur më tej në një seri "qanats” ose një lloj ujësjellësi i përdorur në Iranin e Lashtë.
Ftohje paraelektrike
Në kohët moderne, përpara shpikjes së frigoriferit modern elektrik, akulloret dhe kutitë e akullit përdoreshin për të siguruar ruajtje të freskët për pjesën më të madhe të vitit. Të vendosura pranë liqeneve të ujërave të ëmbla ose të mbushura me borë dhe akull gjatë dimrit, ato dikur ishin shumë të zakonshme. Mjetet natyrore përdoren edhe sot për të ftohur ushqimet. Në shpatet e maleve, rrjedhjet nga shkrirja e borës janë një mënyrë e përshtatshme për të ftohur pijet dhe gjatë dimrit njeriu mund ta mbajë qumështin të freskët shumë më gjatë vetëm duke e mbajtur jashtë. Fjala "frigorifer" është përdorur të paktën që prej shekullit 17.
Ftohja artificiale
Historia e ftohjes artificiale filloi, kur profesori skocez William Cullen krijoi një makinë të vogël frigoriferike në 1755. Cullen-i përdori një pompë për të krijuar një vakum të pjesshëm mbi një enë me eter etilik, i vluar, duke thithur nxehtësinë nga ajri përreth. Eksperimenti madje krijoi një sasi të vogël akulli, por që nuk u zbatua në atë kohë.
Në vitin 1805, shpikësi amerikan Oliver Evans përshkroi një cikël të mbyllur ftohjeje me kompresim të avullit për prodhimin e akullit nga eteri nën vakum. Në vitin 1820, shkencëtari britanik Michael Faraday i shndërroi amoniakun dhe gazrat në lëng duke përdorur presione të larta dhe temperatura të ulëta. Në 1834-ën, një emigrant amerikan në Britaninë e Madhe, Jacob Perkins, ndërtoi sistemin e parë funksionues të ftohjes me kompresim të avullit. Ishte një pajisje me cikël të mbyllur që mund të funksiononte vazhdimisht. Një përpjekje e ngjashme u bë në 1842, nga mjeku amerikan,John Gorrie i cili ndërtoi një prototip pune, por ishte një dështim komercial. Inxhinieri amerikan Aleksander Twining mori një patentë britanike në 1850 për një sistem kompresimi të avullit që përdorte eterin.
Sistemi i parë praktik i ftohjes me kompresim të avullit u ndërtua ngaJames Harrison, një australian skocez. Patenta e tij e vitit 1856 ishte për një sistem kompresimi të avullit duke përdorur eter, alkool ose amoniak. Ai ndërtoi një makinë mekanike për prodhimin e akullit në 1851 në brigjet e lumit Barwon në Rocky Point në Geelong, Victoria, dhe makina e tij e parë komerciale për prodhimin e akullit pasoi në 1854. Harrison-i gjithashtu prezantoi frigoriferin komercial me kompresim të avullit në fabrikat e birrës dhe paketimin e mishit shtëpitë dhe deri në vitin 1861, një duzinë sistemesh të tij u vunë në funksion.
Sistemi i parë i ftohjes me thithjen e gazit duke përdorur amoniak të gaztë të tretur në ujë (i referuar si "ujë amoniaku") u zhvillua nga Ferdinand Carré nga Franca në 1859 dhe u patentua në 1860. Carl von Linde, një profesor inxhinierie në Universitetin Teknologjik të Mynihut në Gjermani, patentoi një metodë të përmirësuar të lëngëzimit të gazeve në 1876. Procesi i tij i ri bëri të mundur përdorimin e gazrave të tillë si amoniaku (NH3 ), dioksidi i squfurit (SO2 ) dhe kloruri metili (CH3Cl) si ftohës dhe ato u përdorën gjerësisht për këtë qëllim deri në fund të viteve 1920.
Tipet e frigoriferëve
Në fillim të viteve 1950, shumica e frigoriferëve ishin të bardhë, por nga mesi i viteve 1950 deri në ditët e sotme, projektuesit dhe prodhuesit kane prodhuar frigoriferë me ngjyra të ndryshme. Në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, ngjyrat pastel si turkeze dhe rozë ishin popullore si dhe të lara me krom. Në fund të viteve 1960 dhe gjatë gjithë viteve 1970, ngjyrat e tokës u bënë të njohura. Në vitet 1980, frigoriferët e zinj ishin në modë. Në fund të viteve 1990, çeliku inoks hyri në modë. Që nga viti 1961, Color Marketing Group është përpjekur të koordinojë ngjyrat e pajisjeve dhe mallrave të tjera të konsumit.
Shiko dhe këtë
Referime
Politeknik |
2222 | Thjerrëza (Lens culinaris) është një bimë dykotiledonëshe e familjes Fabaceae, e njohur për formën e vet lente-ngjashme. Është një bimë vjetore që kultivohet nga njeriu qysh prej antikitetit për farat e veta të ngrënshme., të pasura me proteina dhe me hekur.
Bimë |
2224 | Një barometër është një instrument shkencor i përdorur në meteorologji për të matur presionin atmosferik. Tendenca e presionit mund të parashikojë ndryshime afatshkurtra në mot. Shumë matje të presionit të ajrit përdoren në analizën e motit të sipërfaqes për të ndihmuar në gjetjen e trofeve sipërfaqësore, sistemeve të presionit të lartë dhe kufijve ballore.
Barometrat dhe altimetrat e presionit (lloji më themelor dhe i zakonshëm i altimetrit) janë në thelb të njëjtit instrument, por përdoren për qëllime të ndryshme. Një altimetër ka për qëllim të përdoret në nivele të ndryshme që përputhen me presionin atmosferik përkatës në lartësi, ndërsa një barometër mbahet në të njëjtin nivel dhe mat ndryshimet e presionit të presionit të shkaktuara nga moti.
Meteorologji |
2226 | Fjala Mikrofon vjen nga greqishtja e vjeter mikro=i vogël dhe foni=zëri. Mikrofoni është një pajisje që kthen zërin në sinjale eletrike. Ato sinjale mund të plotësohen ose shënohen. Mikrofoni i parë u shpik nga Emile Berliner më vitin 1876.
Politeknik
Komponentet themelore të kompjuterit
Ate e perdorin kengetaret per te kenduar |
2228 | Mikroskopi (nga greq. μικρόν,micron = i vogël + σκοπεῖν, skopin = vështroj) është një paisje optike. I zmadhon objektet tejet të vogla dhe që nuk mund të shihen nga syri i njeriut. Shkenca që merret me hulumtimin e objekteve të imta quhet mikroskopí, dhe emërtimi mikroskopik do të thotë tejet i vogël, shumë i imët, që kërkon një mikroskop për t´u shqyrtuar.
Konsiderohet se mikroskopin e parë, e zbuluan vëllezërit holandez Zaharjas dhe Hanes Jansenne nga fundi i shekullit XVI, por ata nuk ia dhanë emrin mikroskop. Këtë e bëri disa kohë më vonë italiani Xhovani Faber në vitin 1625. Persosjes së mëtejme i ndihmoi holandezi Antonius Van Levenhuk(1632-1723). Duke u marrë me gdhendjen e thjerrëzave ai konstruktoi një numër të konsiderueshëm mikroskopësh. Në këtë mënyrë ai për herë të parë vështroi mikroorganizmat, bakteriet, këpurdhat në ambiente të ndryshme si uji i shiut, pështyma, jashtëqitja etj. Njëkohësisht ai vërejti edhe rruzat e kuqe të gjakut, qelizat dhe spermatozoidet. Mikroorganizmat e zbuluar Levenhuku i vizatoi me kujdes dhe ia dergoi Akademisë Mbreterore në Londër. Mikroskopi i cili përdoret sot u paraqit nga fundi i shekullit XIX me përsosjen graduale të sistemit të tij mekanik dhe optik.
Ekzistojn dy lloje te mikroskopave me fushë te ndriçuar dhe elektronik.
Sot, per nevojat hulumtuese ne mikrobiologji shfrytëzohen gjashte tipe te mikroskopave pesë prej të cilëve janë me fushë të ndriçuar. Zmadhimi i figurave behet nepermjet sistemit te thjerrezave optike dhe rrezeve të drites, ndersa i gjashti eshte miroskop elektronik i cili ne vend te drites natyrore shfrytezon tufe elektronesh me gjatesi valesh te shkurta. Prej ketyre mikroskopave permendim :
Mikroskopi me fushë të ndriçuar
Mikroskopi me fushë të errët të të parit
Mikroskopi ultra violet
Mikroskopi floreshent
Mikroskopi në fazë kontraste
Mikroskopi elektronik
Mikroskopi optik
Mikroskope të lehta (LM) Traditional (LM qëndron për (EN) mikroskop dritë) është thjeshta. Nëpërmjet lentes magnetike imazhin e mostrës, ndriçuar me dritën në vargje të dukshme fantazme.
Kjo mund të jetë e thjeshtë (me një sistem lente apo edhe një objektiv të vetëm),dhe mund të arrijnë ndriçim per shembull nga prapa, duke kaluar përmes (drita transmetohen), ose të reflektohet (drita reflektohet ). Mikroskopi lejon por imazhet e subjekteve gjenden afërsisht në mes te dimensioneve milimetër dhe mikrometër, edhe tek qeniet e gjalla. Shembujt e parë të zmadhimit optik që datojnë mijëra vjet dhe te qytetërimit Mesopotamian. Në 1648 Leeuwenhoek Antoni ka vëzhguar dhe i përshkroi mikroorganizmat të shumta, duke përdorur një mikroskop të thjeshtë, fillimisht me disa zgjerime dhe duke e përmirësuar pastaj deri në disa qindra (275 gjetur, mori 500). Në vitin 1665, Robert Hooke, duke përdorur një formë shumë rudimentare te mikroskopit kompleks optik me një fuqi të kufizuar të zmadhimit dhe duke vënë në dukje, përshkroi për herë të parë karakteristikat qelizore të gjithë strukturën e jetesës.
Mikroskop me dritë të transmetueshme
Ashtu si në modelet e parë e van Leeuwenhoek është një objektiv i thjeshtë apo sistem lente (shpesh një çift) me një gamë e mbështet për mostër dhe një sistem bazë të optikë për të zhvendosur fokusin.
Mikroskop me dritë te reflektuar
Si e mëparshme, ndriçim në këtë rast është e para apo anë, rasti tipik është okular në përdorim contafili filatelia dhe kontrollin e fije tekstile.
Galeri figurash
Pjesët mekanike të mikroskopit
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
* Pamje me mikroskopi elekronike
Politeknik
Instrumente shkencore |
2229 | Nga latinishtja proicere, proiectum = para përplase/paraqitës. Paisje elektroteknike që shërben për paraqitjen e fotografive të zmadhuara optikisht, në një planë (ekran). |
2230 | Paisje që shërben për thithjen/shtypjen e gazrave dhe lëngjeve
Politeknik |
2232 | Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është flamuri kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Përbëhet nga trembëdhjetë vija horizontale të barabarta të kuqe (lart dhe poshtë) që alternohen me të bardhën, me një drejtkëndësh blu në kanton (referuar specifikisht si "bashkimi") që mban pesëdhjetë yje të vegjël, të bardhë, me pesë cepa të rregulluar në nëntë horizontale të kompensuar rreshta, ku rreshtat me gjashtë yje (lart dhe poshtë) alternohen me rreshtat prej pesë yjeve. 50 yjet në flamur përfaqësojnë 50 [[Shtetet Federale të Amerikës|shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe 13 vija përfaqësojnë trembëdhjetë kolonitë britanike që shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Britanisë së Madhe dhe u bënë shtetet e para në SHBA.
Historia
50 yjet janë për 50 shtetet që perbëjne ShBA-në dhe 13 vijat janë për 13 kolonitë e para.Ajo që qëndisi flamurin e SHBA-ve ishte Betsi Ros e cila vendosi yje pesëcepëshe në flamur.Në fillim ishin 13 yje.
Referime
Shtetet e Bashkuara
Simbole kombëtare të Shteteve të Bashkuara |
2234 | Motoja kombëtare është një fjalë ose fjali të cilën e përdor një komb për qëllime promovimi dhe identifikimi.
Më poshtë është lista e shteteve të ndara sipas kontinenteve me motot kombëtare përkatëse.
Shtetet sipas kontinenteve
Evropë
Amerikë Jugore
Amerika Veriore
Azi
Afrikë
Oqeania
Njerëz sipas kombësisë
Shtete
Moto
Lista |
2241 | Bullgaria () zyrtarisht Republika e Bullgarisë (), është një vend në Evropën Juglindore. Ajo kufizohet nga Rumania në veri, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në perëndim, Greqia dhe Turqia në jug, dhe Deti i Zi në lindje. Me një territor prej 110.994 kilometra katrorë, Bullgaria është shteti i 16-të më i madh në Europë.
Kulturat e organizuara prehistorike filluan zhvillimin në tokat bullgare gjatë periudhës neolitike. Historia e saj e lashtë përfshin praninë e trakëve dhe më vonë persianëve, greqishtfolësit antike dhe romakëve. Shfaqja e një shteti të unifikuar bullgar daton në themelimin e Perandorisë së Parë bullgare në 681 Pas Krishtit, e cila dominoi pjesën më të madhe të Ballkanit dhe funksiononte si një qendër kulturore për sllavët gjatë Mesjetës. Me rënien e Perandorisë së Dytë Bullgare në 1396, territoret e saj ranë nën sundimin osman për gati pesë shekuj. Lufta Ruso-Turke (1877–1878) çoi në formimin e Shtetit të Tretë Bullgar. Vitet në vijim panë disa konflikte me fqinjët e saj, gjë që shkaktoi Bullgarinë të lidhej me Gjermaninë në të dy luftërave botërore. Në vitin 1946 Bullgaria u bë një shtet socialist një-partiak, si pjesë e bllokut lindor të kryesuar nga sovjetikët. Në dhjetor të vitit 1989 Partia Komuniste në pushtet lejoi zgjedhjet shumëpartiake, gjë që më pas çoi në tranzicionin e Bullgarisë në një demokraci dhe një ekonomi të bazuar në treg.
Popullsia e Bullgarisë është kryesisht e urbanizuar dhe kryesisht e përqendruar në qendrat administrative të 28 provincave të saj. Shumica e aktiviteteve tregtare dhe kulturore janë përqendruar në kryeqytet dhe qytetin më të madh, Sofje. Sektorët më të fortë të ekonomisë janë industria e rëndë, prodhimi i energjisë, dhe bujqësia, të cilat mbështeten në burimet natyrore lokale.
Struktura aktuale politike e vendit daton në miratimin e një kushtetute demokratike në vitin 1991. Bullgaria është një republikë parlamentare unitare me një shkallë të lartë të centralizimit politik, administrativ, dhe ekonomik. Ajo është anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Këshillit të Evropës. Bullgaria ishte shtet themelues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe ka marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tri herë.
Historia
Antikiteti
Trakët, një nga tre grupet kryesore paraardhës të bullgarëve të sotëm, filluan të shfaqen në rajon gjatë Epokës së Hekurit. Në fund të shekullit VI para Krishtit, persët pushtuan pjesën më të madhe të Bullgarisë së sotme dhe e mbajtën atë deri në vitin 479 para Krishtit. Me ndikimin e persëve, pjesa më e madhe e fiseve trake u përfshinë në mbretërinë Odrysiane në vitet 470 Para Krishtit nga mbreti Teres, por u nënshtruan më vonë nga Aleksandri i Madh dhe nga Romakët në vitin 46 pas Krishtit. Pas ndarjes së Perandorisë Romake në shekullin e 5-të, zona ra nën kontrollin bizantin. Në këtë kohë, krishterimi ishte përhapur tashmë në rajon. Një komunitet i vogël gotik në Nicopolis ad Istrum prodhoi librin e parë në gjuhën gjermane në shekullin e 4, Bibla Wulfila. Manastiri i parë i krishterë në Evropë u krijua në të njëjtën kohë nga Shën Atanasiu në Bullgarinë qendrore. Nga shekulli i 6-të, sllavët e jugut u vendosën gradualisht në rajon, duke asimiluar trakët pjesërisht të helenizuar ose të romakëzuar.
Perandoria e Parë Bullgare
Në vitet 680 fiset bullgare nën udhëheqjen e Asparukut u zhvendosën në jug të Danubit dhe u vendosën në zonën midis Danubit të poshtëm dhe Ballkanit, duke krijuar kryeqytetin e tyre në Pliska. Një traktat paqeje me Bizantin në vitin 681 shënoi fillimin e Perandorisë së Parë Bullgare. Bullgarët gradualisht u përzien me popullsinë lokale, duke adoptuar një gjuhë të përbashkët në bazë të dialektit lokal sllav.
Sundimtarët pasues e forcuan shtetin bullgar gjatë shekujve të 8-të dhe 9-të. Krum dyfishoi territorin e vendit, vrau perandorin bizantin Nicephorus I në betejën e Pliskës, dhe paraqiti kodin e parë të shkruar ligjor. Paganizmi u shfuqizua në favor të Krishtërimit Ortodoks Lindor nën Borisin I në vitin 864. Ky konvertim u pasua nga një njohje bizantine e kishës bullgare dhe miratimi i alfabetit cirilik të zhvilluar në Preslav i cili përforcoi autoritetin qendror dhe ndihmoi në perzjerjen e sllavëve dhe bullgarëve në një popull të njësuar. Një epokë e mëvonshme kulturore e artë filloi gjatë sundimit 34-vjeçar të Simeonit të Madh, i cili gjithashtu arriti zgjerimin më të madh territorial të shtetit.
Luftërat me hungarezët dhe Peçenegët dhe përhapja e bogomilizmit e dobësuan Bullgarinë pas vdekjes së Simeonit. Sulmet e njëpasnjëshëm të rusve dhe bizantinëve rezultoi në kapjes së kryeqytetit Preslav nga ushtria bizantine në vitin 971. Nën Samuilin, Bullgaria u bëri ballë për një periudhë të shkurtër këtyre sulmeve, por kjo mori fund kur perandori bizantin Vasili II mundi ushtrinë bullgare në Kljuç në vitin 1014. Samuili vdiq pak pas betejës, dhe në vitin 1018 bizantinët i dhanë fund Perandorisë së Parë Bullgare.
Perandoria e Dytë Bullgare
Pas pushtimit të Bullgarisë, Vasili II i pengoi revoltat dhe pakënaqësitë duke ruajtur sundimin e fisnikërisë vendase dhe duke i lehtësuar tokat e sapopushtuara nga detyrimi për të paguar taksat në ar, duke lejuar që ato të paguhen në mall. Ai gjithashtu lejoi që Patriarkana Bullgare të ruante statusin e saj autoqefale dhe të gjitha dioqezat e saj, por e zvogëloi atë në një kryepeshkopatë. Pas vdekjes së tij, politikat e brendëshme bizantine ndryshuan dhe shpërthzen një seri rebelimesh të pasuksesshme, më e madhja e të cilave u udhëhoq nga Pjetër Deljan. Në 1185 fisnikët e dinastisë Asen, Ivan Asen I dhe Pjetri IV organizuan një kryengritje të madhe që rezultoi në rivendosjen e shtetit bullgar. Ivan Aseni dhe Pjetri vendosën themelet e Perandorisë së Dytë Bullgare me Tarnovën si kryeqytet.
Kalojani, monarku i tretë Asen, e zgjati sundimin e tij deri në Beograd dhe Ohër. Ai pranoi supremacinë shpirtërore të Papës dhe mori një kurorë mbretërore nga një përfaqësues i Papës. Perandoria arriti kulmin e saj nën Ivan Asenin II (1218–1241), kur lulëzoi tregtia dhe kultura. Ndikimi i fortë ekonomik dhe fetar i Tarnovës e bëri atë një "Romë të Tretë", ndryshe nga Konstandinopoja tashmë në rënie.
Fuqia ushtaake dhe ekonomike e vendit ra pas përfundimit të dinastisë Asen në vitin 1257, përballë konflikteve të brendshme, sulmeve të vazhdueshme bizantine dhe hungareze dhe sundimit mongol. Deri në fund të shekullit të 14-të, ndarjet fraksionare midis pronarëve feudalë dhe përhapjes së Bogomilizmit bëri që Perandoria e Dytë Bullgare të ndahej në tre mbretëri cariste - Vidin, Tarnovo dhe Karvuna si dhe disa principata gjysmë të pavarura që luftonin me njëra tjetrën, si dhe kundër bizantinëve, hungarezëve, serbëve, venecianëve dhe genovezëve. Nga fundi i shekullit të 14-të, turqit otomanë kishin filluar pushtimin e Bullgarisë dhe kishin marrë shumicën e qyteteve dhe fortesave në jug të maleve të Ballkanit.
Sundimi Osman
Tarnova u pushtua nga osmanët pas një rrethimi bllokadë tre-mujor më 1393. Pas betejës së Nicopolisit në vitin 1396 që solli rënien e Mbretërisë Vidin, osmanët pushtuan të gjitha tokat bullgare në jug të Danubit. Fisnikëria u eliminua dhe shumë klerikë të arsimuar ikën në vende të tjera. Sipas sistemit osman, të krishterët konsideroheshin si një klasë inferiore njerëzish. Kështu, bullgarët, si të krishterët e tjerë, i nënshtroheshin taksave të rënda dhe një pjesë e vogël e popullsisë bullgare përjetoi islamizim të pjesshëm ose të plotë dhe kultura e tyre u shtyp. Autoritetet otomane themeluan Rum Milet, një bashkësi fetare që qeveriste të gjithë të krishterët ortodoksë pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Shumica e popullsisë lokale humbi gradualisht ndërgjegjen kombëtare të dallueshme, duke u identifikuar si të krishterë. Sidoqoftë, kleri që mbeti në disa manastire të izoluara e mbajti gjallë dhe e ndihmoi atë të mbijetonte në disa zona rurale dhe të largëta, si dhe në komunitetin katolik militant në pjesën veriperëndimore të vendit.
Disa revolta bullgare shpërthyen gjatë gati pesë shekujve të sundimit osman, më të përmendurat ishin ato të mbështetura nga Habsburgët në vitin 1598 dhe në vitin 1686, kryengritja e Chiprovtsit në vitin 1688 dhe rebelimi i Karposit në vitin 1689. Në shekullin e 18-të, Iluminizmi në Evropën Perëndimore ndikoi në fillimin e një lëvizjeje të njohur si Zgjimi Kombëtar i Bullgarisë. Kjo lëvizje zgjoi vetëdijen kombëtare dhe u bë një faktor kyç në luftën çlirimtare, duke rezultuar në kryengritjen e vitit 1876. Deri në 30 mijë bullgarë u vranë dhe autoritetet osmane e shtypën rebelimin. Masakrat i nxitën Fuqitë e Mëdha të vepronin. Ata mblodhën Konferencën e Konstandinopojës në vitin 1876, por vendimet e tyre u refuzuan nga osmanët. Kjo i lejoi Perandorisë Ruse të kërkonte një zgjidhje me forcë pa rrezikuar konfrontimin ushtarak me Fuqitë e tjera të Mëdha, siç kishte ndodhur në Luftën e Krimesë. Në 1877 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane dhe mundi forcat e saj me ndihmën e vullnetarëve bullgarë.
Shteti i Bullgarisë së Tretë
Traktati i Shën Stefanit u nënshkrua më 3 mars 1878 nga Rusia dhe Perandoria Osmane dhe përfshiu një dispozitë për të ngritur një principatë autonome bullgare afërsisht në territoret e Perandorisë së Dytë të Bullgarisë. Tre marsi që nga ajo ditë është bërë Dita e Çlirimit, një festë publike në Bullgari, megjithëse kjo dite nuk u festua më pas kryengritjes së krahut të majtë në vitin 1944.
Fuqitë e tjera të mëdha menjëherë e hodhën poshtë traktatin, nga frika se një vend i tillë i madh në Ballkan mund t'i kërcënonte interesat e tyre. Ai u zëvendësua nga Traktati i mëvonshëm i Berlinit, i nënshkruar më 13 korrik, i cili parashihte një shtet shumë më të vogël që përbëhej nga Moesia dhe rajoni i Sofjes, duke lënë popullsi të mëdha bullgare jashtë vendit të ri. Kjo luajti një rol të rëndësishëm në formimin e qasjes militariste të Bullgarisë ndaj çështjeve të jashtme gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të.
Principata bullgare fitoi një luftë kundër Serbisë dhe përvetësoi territorin osman gjysmë autonom të Rumelisë Lindore në 1885, duke shpallur një shtet të pavarur më 5 tetor 1908. Në vitet pas pavarësisë, Bullgaria u militarizua gjithnjë e më tepër dhe shpesh quhej "Prusia Ballkanike".
Mes viteve 1912 dhe 1918, Bullgaria u përfshi në tre konflikte të njëpasnjëshme: dy Luftëra Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Pas një humbjeje katastrofike në Luftën e Dytë Ballkanike, Bullgaria përsëri e gjeti veten duke luftuar në anën e humbur si rezultat i aleancës së saj me Fuqitë Qendrore Në Luftën e Parë Botërore. Pavarësisht rekrutimit të më shumë se një të katërtës së popullsisë së saj në një ushtri prej 1 milion e 200 mijë ushtarë dhe arritjes së disa fitore vendimtare, në Doiran dhe Dobriç, vendi u dorëzua në vitin 1918. Lufta rezultoi me humbje të konsiderueshme territoriale, dhe 87 mijë e 500 ushtarë të vrarë.
Trazirat politike që rezultuan nga këto humbje çuan në krijimin e një diktature mbretërore autoritare nga Car Boris III (1918–1943). Bullgaria hyri në Luftën e Dytë Botërore në vitin 1941 si një anëtar i Boshtit, por nuk pranoi të merrte pjesë në operacionin Barbarossa dhe shpëtoi popullatën e saj hebre nga deportimi në kampet e përqendrimit. Vdekja e papritur e Borisit III në verën e vitit 1943 e çoi vendin në trazira politike kur lufta u kthye kundër Gjermanisë dhe lëvizja guerile komuniste fitoi vrull. Qeveria e Bogdan Filov më pas dështoi të arrinte paqe me aleatët. Bullgaria nuk iu bind kërkesave sovjetike për të dëbuar forcat gjermane nga territori i saj, duke rezultuar në një deklaratë lufte dhe një pushtimi nga BRSS në shtator 1944. Fronti Atdheu i dominuar nga komunistët mori pushtetin, përfundoi pjesëmarrjen në Bosht dhe iu bashkua Aleatëve deri në përfundimin e luftës.
Kryengritja e të majtëve e 9 shtatorit 1944 çoi në heqjen e sundimit monarkist, por ata arritën të krijonin një republikë popullore një partiake vetëm në vitin 1946. Bullgaria u bë pjesë e sferës së influencës sovjetike nën udhëheqjen e Gjergj Dimitrovit (1946–1949), që hodhi themelet për një shtet stalinist të industrializimit të shpejtë, dhe qe ishte gjithashtu shumë represiv duke ekzekutuar mijëra disidentë. Nga mesi i viteve 1950, standardet e jetesës u rritën ndjeshëm, ndërkohë që represionet politike u pakësuan. Deri në vitet 1980, PBB kombëtare dhe ai për banor u katërfishuan, por ekonomia mbeti e prirur ndaj shifrave të borxheve, më të mëdhenjtë e të cilëve ndodhën në vitet 1960, 1977 dhe 1980. Ekonomia e planifikuar e stilit sovjetik pati disa politika të orientuara drejt tregut, duke dalë në një nivel eksperimental nën Todor Zhivkovin (1954–1989). Vajza e tij Ljudmilla mbështeti krenarinë kombëtare duke promovuar trashëgiminë bullgare, kulturën dhe artet në mbarë botën. Në vitin 1984 filloi një fushatë asimilimi në një përpjekje për të fshirë identitetin e pakicës etnike turke, e cila përfshinte mbylljem e xhamive dhe detyrimin e turqëve etnikë të pranojnë emra sllavë. Këto politika (të kombinuara me fundin e sundimit komunist në vitin 1989) rezultuan në emigrimin e rreth 300 mijë turqve etnikë në Turqi.
Nën ndikimin e shembjes së Bllokut Lindor, më 10 nëntor 1989 Partia Komuniste hoqi dorë nga monopoli i saj politik, Zhivkov dha dorëheqjen dhe Bullgaria hyri në një tranzicion drejt një demokracie parlamentare. Zgjedhjet e para të lira në qershor të vitit 1990 u fituan nga Partia Socialiste Bullgare (BSP, Partia Komuniste e sapoemëruar). Një kushtetutë e re që siguroi një president të zgjedhur relativisht të dobët dhe një kryeministër përgjegjës ndaj legjislaturës u miratua në korrik të vitit 1991. Sistemi i ri fillimisht nuk arriti të përmirësonte standardet e jetesës ose të krijonte rritje ekonomike - cilësia mesatare e jetës dhe ecuria ekonomike mbetën më të ulëta se nën komunizmin edhe në fillim të viteve 2000. Një paketë reformash e vitit 1997 rikrijoi rritjen ekonomike, por standardet e jetesës vazhduan të jenë të ulëta. Pas vitit 2001, kushtet ekonomike, politike dhe gjeopolitike u përmirësuan shumë, dhe Bullgaria arriti një status të lartë të Zhvillimit Njerëzor. Ajo u bë anëtare e NATO-s në 2004 dhe mori pjesë në Luftën në Afganistan. Pas disa viteve reformash, ajo u bashkua me Bashkimin Evropian në 2007, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme rreth korrupsionit të qeverisë.
Politika
Bullgaria është një demokraci parlamentare, në të cilën pozicioni më i fuqishëm ekzekutiv është ai i kryeministrit. Sistemi politik ka tri degë: legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Kushtetuta e Bullgarisë siguron gjithashtu edhe mundësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë. Zgjedhjet mbikëqyren nga një Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pavarur që përfshin anëtarë nga të gjitha partitë kryesore politike. Partitë duhet të regjistrohen në komisionin para se të marrin pjesë në zgjedhjet kombëtare. Normalisht, kryeministër emërohet drejtuesi i partisë që merr më shumë vota në zgjedhjet parlamentare, edhe pse kjo mund të mos jetë gjithmonë kështu.
Zgjedhjet kryhen për Asamblenë Kombëtare, e cila përbëhet nga 240 deputetë të zgjedhur për një mandat katër vjeçar me votim të drejtpërdrejtë popullor. Asambleja Kombëtare ka fuqinë që të miratojë ligje, të miratojë buxhetin, të planifikojë zgjedhjet presidenciale, të zgjedhë dhe shkarkojë kryeministrin dhe ministrat e tjerë, të deklarojë luftë, të dërgojë trupa jashtë vendit, dhe të ratifikojë traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare. Presidenti shërben si kreu i shtetit dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe ka autoritetin për të kthyer një ligj për debat të mëtejmë, edhe pse parlamenti mund çvlerësojë veton presidenciale me një shumicë të thjeshtë votash të të gjithë anëtarëve të parlamentit.
Deri në shkurt të vitit 2013 GERB (Grazhdani za Evropejsko Razvitie na Bllgarija), Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë, kishte 117 vende në Asamblenë Kombëtare, duke qeverisur si një qeveri e pakicës, pa mbështetje nga partitë e tjera politike në parlament. Qeveria dha dorëheqjen më 20 shkurt 2013 pas protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga kostot e larta të shërbimeve, standardi i ulët i jetesës dhe dështimi i sistemit demokratik. Si pasojë, Parlamenti u shpërnda dhe një qeveri e re e përkohshme u emërua nga Presidenti.
Zgjedhjet pasuese të parakohshme në maj të 2013 rezultuan me një fitore të ngushtë GERB-it. Mirëpo, pa mbështetjen e tre partive të tjera politike që hynë në parlament më 24 maj, udhëheqësi i GERB-it Borisov ktheu mandatin e presidentit për të formuar qeverinë. Partia Socialiste e Bullgarisë (BSP) emëroi ish-Ministri i Financave Plamen Oresharski për postin e Kryeministrit. Ai u emërua më 29 maj 2013.
Vetëm dy javë pas formimit të saj qeveria Oresharski u kritikua dhe iu desh të përballej me protesta në gjithë vendin nga ana e qytetarëve, të cilat në Sofje arritën deri në 11 000 pjesëmarrësve. Një nga arsyet kryesore për këto protesta ishte Emërimi i diskutueshëm i manjatit të medias Deljan Peevski si shef i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit të Shtetit. Protestat vazhduan gjatë gjithë kohës së qeverisë Oresharski. Në tërësi, qeveria i mbijetoi 5 votimeve të mosbesimit para se të jepte dorëheqjen. Pas një marrëveshjeje nga tri partitë më të mëdha (GERB, BSP dhe DPS) për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare në 5 tetor 2014, kabineti ra dakord të japë dorëheqjen në fund të muajit korrik, që u bë fakt më 23 korrik 2014. Parlamenti votoi të nesërmen 180-8 (8 abstenuan dhe 44 munguan) të pranojë dorëheqjen e qeverisë. Pas votimit, Presidenti Plevneliev i ofroi mandatin GERB-it për të formuar qeverinë, por ajo u refuzua. Të nesërmen, BSP gjithashtu e ktheu mandatin. Më 30 korrik edhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi mandatin. Më në fund, më 6 gusht, një qeveri teknike e udhëhequr nga Georgi Bliznashki u betua në detyrë dhe qeveria Oresharski u shpërnda zyrtarisht.
Siç u ra dakord, zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 5 tetor 2014 për të zgjedhur Asamblenë e 43-të Kombëtare. GERB-i mbeti partia më e madhe, duke fituar 84 nga 240 vendet me rreth një të tretën e votave. Tetë parti hynë në parlament. Për herë të parë që nga fillimi i zgjedhjeve demokratike në vitin 1990 më shumë se shtatë parti hynë në parlament. Pasi u ngarkua nga presidenti Rosen Plevneliev për të formuar një qeveri, GERB-i e Borisovit formoi një koalicion me Bllokun Reformist, pati një marrëveshje partneriteti për mbështetjen e Alternativës për Rilindjen Bullgare, dhe gjithashtu pati përkrahje nga jashtë të Frontit Patriotik. Kabineti i njëzet ministrave u miratua nga një shumicë prej 136-97 (me një abstenim). Borisovi u zgjodh si kryeministër me vota edhe më të shumta 149-85. Borisov u bë personi i parë që zgjidhej dy herë si kryeministër në historinë e re të Bullgarisë.
Bullgaria ka një sistem tipik ligjor të ligjit civil. Gjyqësori mbikëqyret nga Ministria e Drejtësisë. Gjykata e Lartë Administrative dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit janë gjykatat më të larta të apelit dhe të mbikëqyrin zbatimin e ligjeve në gjykatat e nënligjore. Këshilli i Lartë Gjyqësor administron sistemin dhe emëron gjyqtarët. Gjyqësori i Bullgarisë, së bashku me institucionet e tjera, mbetet një nga më të korruptuarit dhe joefikas në Europë.
Zbatimi i ligjit kryhet nga organizata, kryesisht në varësi të Ministrisë së Brendshme. Shërbimi Policor Kombëtar (SHPK) lufton krimin e përgjithshëm, ruan rendin publik dhe mbështet operacionet e agjencive të tjera të zbatimit të ligjit. SHKP ka 27.000 policië në pjesët e saj lokale dhe kombëtare. Ministria e Brendshme gjithashtu drejton Policinë e Shërbimit Kufitar dhe Xhandarmërinë Kombëtare një degë e specializuar për aktivitetet anti-terroriste, menaxhimin e krizave dhe kontrollin e trazirave. Kundërzbulimi dhe siguria kombëtare janë përgjegjësi e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare, e themeluar në vitin 2008.
Njësitë administrative
Në vitin 1999 u miratua një strukturë e re administrative paralelisht me decentralizimin e sistemit ekonomik. Ajo përfshin 27 provinca dhe një provincë metropolitane të kryeqytetit Sofje. Të gjitha provincat e kanë marrë emrin nga kryqytetet e tyre respektivë. Ato ndahem në 264 bashki.
Bashkitë drejtohen nga kryetarët e bashkive, të cilët zgjidhen për një mandat katër vjeçar, dhe nga këshillat bashkiakë të zgjedhur drejtpërdrejt. Bullgaria është një shtet shumë i centralizuar, ku Këshilli kombëtar i Ministrave emëron drejtpërdrejt guvernatorët rajonalë dhe të gjitha provincat dhe bashkitë janë shumë të varur prej tij financiarisht.
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Bullgarisë është 110,910 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43° 00' V, 25° 00' L dhe 110.550 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 360 km2 ujë. Vija bregdetare e Bullgarisë në detin e zi është 354 km e gjatë.Ne malet Rodope gjendet mali me i larte ne Bullgari,mali Rila, me majen Musalla (2925 m). Prej fushave duhet cekur pllajen veriore,mesatarisht e larte 300m, e cila nga mali Ballkan zbret ne drejtim te lumit Danub
Klima e Bullgarisë ndryshon varësisht nga viset e sajë, në pjesët bregdetare është një klimë mesdhetare me dimër të lehtë dhe verë të nxehë ndërsa në brendi të vendit një klimë kontinentale e ngjashme me të Kosovës me dimër të fortë dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë.
Relievi i Bullgarisë përbëhet kryesisht nga një teren i malor-shkëmborë me rrafshnalta të cilat zënë sipërfaqen më të madhe në pjesën veriore dhe juglindore të vendit. Pika më e ultë e relievit gjendet nën brigjet e detit të zi (0 m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,925 metrave në vendin e quajtur Musala në pjesën jugperëndimore të vendit.
Ekonomia
Me fitimin e pavarësisë në Kongresin e Berlinit Bullgaria ballafaqohet me varfërinë në kapital, me probleme të shumta politike dhe ekonomike edhe së shpejti bëhet sferë ndikuese e kapitalit të huaj. Importi i kapitalit të jashtëm nuk solli vendin në një pozitë më të mirë. Shkalla e ulët e fuqisë prodhuese bëri që bujqësia të sigurojë 2/3 e të ardhurave kombëtare dhe 90% të eksportit të vendit. Industria ka dhënë rreth 1/3 e të ardhurave kombëtare dhe gjithsej 5 % të eksportit të vendit. Këto relacionet e kanë përcaktuar bujqësinë degë kryesore të ekonomisë. Edhe pse gëzon kushte të favorshme natyrore, fragmentimi i pronave ishte problem për zbatimin e mjeteve agroteknike. Kësaj t’i shtojmë edhe bazën e ulët të mekanizmit dhe të kimikizimit në bujqësi. Ajo pak industri ka qenë orientuar në përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia.
Ndërrimet e mëdha në ekonomi që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore ishin bazë e mirë e një ritmi më të shpejtuar.
Demografia
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001, Bulgaria ka pasur 7.932.984 banorë. Numri i popullsisë tregon rrënje për arsye të lindshmërisë të ulët dhe emigrimit, kështu pra para 16 viteve, në 1975 Bullgaria ka pasur numër më të madh të popullsisë 8.729.666.
Sa i përket strukturës fetare shumica e popullsisë i takon religjionit ortodoks.
Përbërja etnike ka qenë me sa vijon: Bullgar – 83,9 %, Turq – 9,4 %, Rom – 4,7 % të tjerë.
Kultura
Kultura shqiptare në Bullgari mund të gjendet në fshatin e pastër shqiptarë të quajtur Mandrica ku flitet një e folme e toskërishtes.
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Burimi i të dhënave
Lidhje të jashtme
Qeveria: Faqja zyrtare në anglisht
Presidenti: Faqja zyrtare në anglisht
Parlamenti: Faqja zyrtare në anglisht
Foto nga Bulgaria
Në Bullgari zbulohet shkrimi më i vjetër në botë ; Pr-Tech, në internet, prill 2007
Shtete në Ballkan |
2243 | Flamuri i Bullgarisë përbëhet nga tre shirita me ngjyrat (nga lartë) bardhë, gjelbërt dhe kuqe. Ngjyra e kuqe dhe e bardhë rrjedhin nga flamuri rus, që nga luftërat osmano-ruse. Ngjyra e gjelbërt simbolizon vendin e bullgarëve si vend bujqësor. Që nga viti 1989 nga flamuri është hequr emblema e shtetit.
Galeria
Flamuj historik
Shih edhe
Bullgaria
Referimet
Lidhje të jashtme
Bulgarian Heraldry and Vexillology Society - ,
Law for the State Seal and the National Flag of the Republic of Bulgaria -
About Bulgarian national symbols -
Bullgari
Bullgari
Bullgari |
2244 | Sofja ose Sofje (bullgarisht: София Sofija) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Bullgarisë.
Sofja ndodhet në këmbët e malit Vitosha në pjesën perëndimore të vendit. Ajo zë një pozitë strategjike në qendër të Gadishullit Ballkanik. Historia e Sofjes përfshin 2.400 vjet. Emri i saj i lashtë Serdica rrjedh nga fisi lokal Celtic i Serdëve që themeluan qytetin në shekullin e 5 para Krishtit. Ajo mbeti një vendbanim relativisht i vogël deri më 1879, kur u shpall kryeqytet i Bullgarisë.
Sofja është qyteti i 15 më i madh në Bashkimin Evropian me një popullsi prej rreth 1,3 milion njerëz.
Shumë nga universitetet, institucionet kulturore dhe bizneset më të mëdha të Bullgarisë janë të përqendruara në Sofje.
Ekonomia
Sofja është zemra ekonomike e Bullgarisë dhe vendi i kompanive më të mëdha bullgare dhe ndërkombëtare që veprojnë në vend, si dhe i Bankës Kombëtare Bullgare dhe bursës bullgare. Në vitin 2008, të ardhurat vjetore mesatare për frymë ishin 4.572 leva (3.479 dollarë).
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe periudhës së industrializimit në kohën e socializmit, qyteti dhe rrethinat e tij u zgjeruan shpejt dhe u bë rajoni më i industrializuar i vendit.
Gjithnjë e më shumë, Sofja u bë një destinacion për kompanitë shumëkombëshe, midis tyre IBM, Hewlett Packard, SAP, Siemens, Software AG. Bullgaria Air, PPD, linja ajrore kombëtare e Bullgarisë, e ka zyrën e saj qendrore në Aeroportin e Sofjes. Prej vitit 2007 deri në vitin 2011, qyteti tërhoqi një total kumulativ prej 11,6 miliard dollarësh në investimet e huaja direkte.
Deri deri në vitin 2007 Sofia përjetoi një rritje të shpejtë ekonomike. Në vitin 2008, çmimet e apartamenteve u rritën në mënyrë dramatike, me një rritje prej 30%. Në vitin 2009, çmimet ranë me 26%.
Transporti dhe infrastruktura
Me infrastrukturën e saj në zhvillim dhe pozicionin strategjik, Sofja është një qendër e madhe për transportin hekurudhor dhe automobilistik ndërkombëtar. Tre nga dhjetë Korridoret Ndëreuropiane të Transportit kalojnë nëpër qytet: IV , VIII dhe X. Stacioni qendror hekurudhor është qendër kryesore për transportin hekurudhor vendor dhe ndërkombëtare. Sofja ka 186 kilometra të linjave hekurudhore. Aeroporti i Sofjes u frekuentua nga rreth 3.470.000 pasagjerë në vitin 2011.
Transporti publik zhvillohet me autobus (2.380 km), tramvaj (308 km), dhe trolejbus (193 km), linja që kalojnë në të gjitha zonat e qytetit, edhe pse disa nga mjetet janë në një gjendje të keqe. Metroja e Sofjes u vu në punë në vitin 1998, dhe tani ka dy linja dhe 27 stacione. Që nga viti 2012, sistemi ka 31 km metro. Gjashtë stacione të reja u hapën në vitin 2009, dy të tjerë në prill 2012, dhe njëmbëdhjetë më shumë në gusht 2012. Punimet për zgjerimin e linjës së parë janë duke u zhvilluar dhe pritet të arrijë në aeroport deri në vitin 2014. Një linjë e tretë është aktualisht në fazat e fundit të planifikimit dhe pritet që ndërtimi i saj të fillojë në vitin 2014. Kjo linjë do të përfundojë sistemin e propozuar të tre linjave metro prej rreth 65 km. Master plani për Metronë e Sofjes përfshin tre linja me një total prej 63 stacioneve. Në vitet e fundit sistemi i furgonëve privatë të pasagjerëve, filloi shërbimin e linjave të caktuara dhe provoi të jetë një mjet efikas dhe i popullarizuar i transportit, duke qenë më i shpejtë se transportit publik dhe më i lirë se taksia. Që nga 2005 këto numri i furgonëve ishte 368 dhe shërbenin 48 linja nëpër qytet dhe periferi. Ka rreth 13.000 taksi që veprojnë në qytet. Çmimet e ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane, e bëjnë taksinë të përballueshme dhe të popullarizuar për një pjese të madhe të popullsisë së qytetit.
Numri i automobilave privatë është rritur me shpejtësi në vitet 1990. Më shumë se 1.000.000 makina janë regjistruar në Sofje pas vitit 2002. Qyteti ka numrin e 4-t më të madh të automobilave për frymë në Bashkimin Evropian me 546,4 automjete për 1.000 njerëz. Bashkia njihej për riparime të vogla dhe kozmetike dhe shumë rrugë janë në një gjendje të keqe. Kjo ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit. Ka autorrugë dhe rrugë të ndryshme në qytet me një sasi më të lartë të trafikut se të tjerët. Këto përfshijnë Carigradsko Shose, Çerni Vrah, Bullgaria, Slivnica, Todor Aleksandrov dhe unazën rrugore të qytetit, ku radhë të gjata makinash formohen në orët e pikut dhe bllokime të trafikut ndodhin rregullisht. Problemet e trafikut dhe ndotjes së ajrit janë përkeqësuar dhe kritikohen rregullisht në mediat lokale. Zgjerimi i sistemit nëntokësor është shpresuar për të lehtësuar problemet e mëdha të trafikut të qytetit.
Qytete të binjakëzuar
Sofia është binjakëzuar me qytetet e mëposhtëme.
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e qytetit (bullgarisht), e kërkuar për herë të fundit më 1 maj 2012
Referime
Qytete në Bullgari
Kryeqytete në Evropë
Kryeqytete të botës |
2245 | Afganistani, zyrtarisht Emirati Islamik i Afganistanit, është shtet në Azinë qendrore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.
Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer si një burim nga i cili Greko-Baktrianët, Kushanët, Heftalitët, Samanidët, Safaridët, Gaznavidët, Goridët, Mugalët, Hotakët, Durranët, dhe të tjerë janë ngritur për të formuar perandoritë e mëdha.
Historia
Artikulli kryesor Historia e Afganistanit
Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve (një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.
Politika
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Forma e regjimit të Afganistanit është Republikë me një qeveri të përkohshme të përbërë nga 30 Ministra 4 zëvendës kryetarë (të miratuar nga kuvendi “Loja Xhirga”). Vendi ndahet në 34 njësi administrative.
Ndarja administrative
Artikulli kryesor Njësitë territoriale
Që nga 13 gushti 2004, Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (vilajete ), ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Provincat ndahen më tej në rreth 398 komuna, secila prej të cilëve normalisht mbulon një qytet ose një numër fshatrash. Secila komunë përfaqësohet nga një kryetar i komunës.
Kryetari i provincës (Valiu) emërohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunës zgjidhet nga kryetari i provincës. Kryetarët provincialë janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla provinciale të cilat zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për një periudhë prej katër vjetësh. Funksionet e këshillave provinciale janë për të marrë pjesë në planifikimin e zhvillimit provincial dhe në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.
Sipas nenit 140 të Kushtetutës dhe të dekretit presidencial mbi ligjin zgjedhor, kryetarët e bashkive të qyteteve duhet të zgjidhen me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejtë për një mandat katër vjeçar. Megjithatë, për shkak të kostove të mëdha zgjedhore, zgjedhjet për kryetar bashkie dhe komune asnjëherë nuk janë mbajtur. Në vend të kësaj, kryetarët e komunave kanë qenë të emëruar nga qeveria. Sa për kryeqytetin e Kabulit, kryetari emërohet nga Presidenti i Afganistanit.
Më poshtë është një listë e të gjitha 34 provincat në renditje alfabetike:
Badakhshan
Badghis
Baghlan
Balkh
Bamyan
Daykundi
Farah
Faryab
Ghazni
Ghor
Helmand
Herat
Jowzjan
Kabul
Kandahar
Kapisa
Khost
Kunar
Kunduz
Laghman
Logar
Nangarhar
Nimruz
Nurestan
Oruzgan
Paktia
Paktika
Panjshir
Parvan
Samangan
Sare Pol
Takhar
Wardak
Zabul
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Afganistanit
Afganistani gjendet në Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të Iranit. Gjendet në koordinatat gjeografike 33 00 N, 65 00 E.
Ka një sipërfaqe totale prej 652,230 km katror, pak më i vogël se Teksasi, duke e bërë vendin e 41-të më të madh në botë. Ka një kufi 5,529 km. Ka kufi me Kinën (76 km), Iranin (936 km), Pakistanin (2,430 km), Taxhikistanin (1,206 km), Turkmenistanin (744 km) dhe Uzbekistanin (137 km). Nuk dalje në det.
Klima është aride në gjysmëaride; ka dimëra të ftohtë dhe vera të nxehta. Terreni është kryesisht i përbërë nga male të thyera, por edhe fushor në veri dhe jugperëndim.
Pika më e ulët është Amu Darya, 258 m, ndërsa pika më e lartë Noshak 7,485m.
Zotëron shumë burime natyrore. Ndër to shquhen: gazi natyror, nafta, qymyri, bakri, kromi talku, squfuri, plumbi, zinku, hekuri xeheror, kripa dhe gurët gjysmë të çmueshëm.
Përdorimi i tokës:
tokë e lërueshme: 12.13%
të korra të përhershme: 0.21%
të tjera: 87.66%
Tokë e ujitur:
27,200 km katror
Burimet totale ujore të ripërtëritshme:
65 km kubikë
Shpërndarja e ujit të pastër (shtëpiake/industriale/bujqësore):
gjithsej: 23.26 km kubikë për vit (2%/0%/98%)
për banor: 779 m kubik për vit
Klima
Artikulli kryesor Klima e Afganistanit
Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu.
Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisë (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Afganistanit
Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Afganistanit
Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë
Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe paguesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
Tagjikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhën perse dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)
Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.
Kultura
Artikulli kryesor : Kultura në Afganistan
Lloj-llojshmëria e popullsisë vetvetiu që ka sjellë një kulturë të begatshme. Mirëpo luftërat e shumta kanë shkaktuar që për një kultur të mirëfilltë për gjithë Afganet të mos ketë kultur.
Feja
Suni 77%
Shitë 22%
Marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Shqipërisë
Me datë 16 gusht 2006, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë 3 korrik 2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islame të Afganistanit.
Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "Liri e Përhershme" (Enduring Freedom), në kuadrin e misionit ISAF të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga gushti 2002. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një togë me 22 vetë nga Batalioni i Operacioneve Speciale dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e Kabulit. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9-të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë. Ai ishte në përbërje të Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalionit të 3-të të Këmbësorisë i dislotkuar në Poshnjë të Beratit.
Në Dhjetor të vitit 2016, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dërguan në Afganistan misionin e parë paqeruajtës RSM-1 Resolut Support Mission, pranë Komandës së Trajnimit Këshillimit dhe Ndihmës. Kontigjenti i drejtuar nga Kapiten Leonard Gjuta, përbëhej nga 40 ushtarak të batalionit të dytë të këmbsorisë. Detyra e tyre ishte ruajtja dhe siguria e bazës Force Protection.
Burimi i të Dhënave
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi
Qeveria
Faqe zyrtare e qeverisë
Kryetari
Parlamenti
Ministritë
Lidhje të jashtme
developmentgateway
Afghanan Dot Net
Afganistani Portal
2002 UN map of Afghanistan (PDF)
Afghanistan Information Management Service - projekt i OKB-së
Shtete në Azi
Vendet pa dalje në det
Shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik
Shtetet anëtare të Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara
Shtetet Islame |
2246 | Dendësia e popullsisë Dendësia e popullsisë është numri mesatar i popullsisë në një hapësirë të caktuar ( shtet, regjion e të ngjajshme) dhe zakonisht shprehet si p.sh. “ numri i banorëve në km2”. Llogaritet ashtu që numri i banorëve të një teritori që na intereson dhe ndahet me sipërfaqen e atij teritori.
Shteti me :
• Dendësi më të madhe të popullsisë është : Monako 16.410 banor/km²
• Dendësi më të vogël është : Grenlanda 0,025 banorë/km²
Ndryshimet ne shperndarjen e popullsise ne Toke jane shkaktuar nga faktoret fizike e mjedisore,por edhe nga ata ekonomike e politike.
-Faktoret politike dhe ekonomike:
Ngjarjet e ndryshme politike,si p.sh lufterat,pushtimet,kolonizimet,kane pasur ndikimin e tyre ne shperndarjen e popullsise ne bote.Popullimi i Amerikes se Veriut eshte rrjedhoje e ardhjes se imigranteve,sidomos gjate shek.XIX dhe gjate shek.XX.
Dendësia e ulët mund të shkaktojë një vorbull zhdukjeje dhe të çojë në uljen e mëtejshme të pjellorisë. Ky quhet efekti Allee pasi mori emrin e shkencëtarit qe e identifikoi atë.
Demografi |
2247 | Kabuli (Pashto کابل, romanizimi: Kābəl; Dari: کابل, romanizimi: Kābul) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Afganistanit, i vendosur në pjesën lindore të vendit. Është gjithashtu një komunë, që bën pjesë në provincën më të madhe të Kabulit dhe ndahet në 22 rrethe. Kabuli shërben si qendra e tij politike, kulturore dhe ekonomike. Urbanizimi i shpejtë e bëri Kabulin qytetin e 75-të më të madh në botë.
Kabuli u bë kryeqyteti i Afganistanit në vitin 1776 gjatë sundimit të Timur Shah Durrani, djali i Ahmed Shah Durrani.
Në fillim të shekullit të 19-të, britanikët pushtuan qytetin, por pasi krijuan marrëdhënie me jashtë, ata u detyruan të tërhiqnin të gjitha forcat nga Afganistani. Qyteti u pushtua nga sovjetikët në vitin 1979, por edhe ata e braktisën atë pasi u nënshkruan Marrëveshjet e Gjenevës në vitin 1988. Një luftë civile në vitet 1990 midis grupeve të ndryshme rebele shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit, duke rezultuar në shumë viktima. Qyteti është pushtuar nga një koalicion forcash përfshirë anëtarët e NATO-s që nga viti 2001.
Më 15 gusht 2021, Kabuli u pushtua përsëri nga luftëtarët talebanë, duke u bërë kryeqyteti i tridhjetë e tretë krahinor që u kap nga talebanët si pjesë e ofensivës më të gjerë talebane të vitit 2021. Me kapjen e Kabulit, talebanët rifilluan kontrollin mbi Afganistanin.
Gjeografia
Kabuli ndodhet në pjesën lindore të vendit, 1,791 metra mbi nivelin e detit në një luginë të ngushtë, të lidhur midis maleve Hindu Kush përgjatë lumit Kabul. Menjëherë në jug të qytetit të vjetër janë muret e qytetit të lashtë dhe mali Sher Darwaza, me varrezat Shuhadayi Salihin pas tij. Pak më në lindje është kalaja e lashtë Bala Hissar me liqenin Kol-e Hasmat Khan pas saj.
Vendndodhja e tij është përshkruar si një "tas i rrethuar nga malet". Disa nga malet (të cilat quhen koh) përfshijnë: Khair Khana-e Shamali, Khwaja Rawash, Shakhi Baran Tey, Chihil Sutun, Qurugh, Khwaja Razaq dhe Sher Darwaza. Ekzistojnë gjithashtu dy male në mes të zonave urbane në Kabulin perëndimor: Asamayi dhe Ali Abad. Kodrat brenda qytetit (të cilat quhen tapa) përfshijnë Bibi Mahro dhe Maranjan.
Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 1,023 kilometra katrorë, duke e bërë atë deri tani më të madhin në vend. Kabuli është afërsisht i barabartë midis Stambollit (Azisë Perëndimore) dhe Hanoi (Azia Lindore).
Klima
Kabuli ka një klimë kontinentale të ftohtë gjysmë të thatë (klasifikimi i klimës Köppen BSk) me reshje të përqendruara në dimër (pothuajse ekskluzivisht bien si bora) dhe muajt e pranverës. Temperaturat janë të ftohta në krahasim me pjesën më të madhe të Azisë Jugperëndimore, kryesisht për shkak të lartësisë së lartë të qytetit. Vera ka lagështi shumë të ulët, duke siguruar lehtësim nga nxehtësia. Vjeshta përmban pasdite të ngrohta dhe mbrëmje të ftohta. Dimrat janë të ftohtë, me një mesatare ditore të janarit −2.3 ° C. Pranvera është koha më e lagësht e vitit. Kushtet me diell mbizotërojnë gjatë gjithë vitit. Temperatura mesatare vjetore është 12.1 ° C, shumë më e ulët se qytetet e tjera të mëdha të Afganistanit.
Rrethet
Qyteti i Kabulit përbën një nga 15 rrethet e Provincës së Kabulit. Si kryeqytet krahinor, ajo formon një bashki (shārwāli) e cila ndahet më tej në 22 rrethe administrative të quajtura rrethe komunale ose rrethe të qytetit (nahia). Numri i rretheve të qytetit u rrit nga 11 në 18 në vitin 2005, dhe më pas në 22 në 2010 pas përfshirjes së Rretheve 14 dhe 19-22 të cilat u aneksuan nga Komuna e Kabulit nga rrethet rurale përreth. Kufijtë e qytetit janë rritur ndjeshëm. Për shkak të mosmarrëveshjeve të demarkacionit me administratën krahinore, disa nga këto rrethe të reja administrohen më shumë nga rrethet krahinore sesa bashkia.
Rrethi 1 përmban pjesën më të madhe të qytetit të vjetër. Në qendër të qytetit Kabul kryesisht përbëhen nga Rrethet 2, 4 dhe 10. Përveç kësaj, Rrethet 3 dhe 6 strehojnë shumë pika tregtare dhe qeveritare të interesave. Veriu dhe perëndimi i qytetit janë më të urbanizuarit, në krahasim me jugun dhe lindjen.
Demografia
Popullsia e Kabulit u vlerësua në vitin 2020 në rreth 4.6 milion. Popullsia e qytetit është luhatur prej kohësh për shkak të luftërave. Mungesa e një regjistrimi të azhurnuar do të thotë se ka vlerësime të ndryshme të popullsisë.
Pashtunët dhe taxhikët përbëjnë shumicën e popullsisë. Gjuhët dari (persisht) dhe pashto përdoren gjerësisht në rajon, megjithëse dari shërben si lingua franca. Shumëgjuhësia është e zakonshme në të gjithë zonën, veçanërisht në mesin e pashtunëve.
Rreth 68% e popullsisë së qytetit ndjekin Islamin Suni ndërsa 30% janë Shiitë (kryesisht Hazaret dhe Këzëllbashët). 2% e mbetur janë ndjekës të Sikizmit dhe Hinduizmit, si dhe një banore e njohur e krishterë (Zonja e Parë Rula Ghani) dhe një banorë hebrejë (Zablon Simintov). Është vlerësuar se ka 500-8,000 të krishterë afganë në vend në tërësi; për shkak të kufizimeve në lirinë fetare, ata shpesh adhurojnë në fshehtësi, duke e bërë të vështirë vlerësimin e numrit të të krishterëve në Kabul në mënyrë specifike. Kabuli gjithashtu ka komunitete të vogla indiane (të cilave u përkasin Sikët dhe Hindusët) dhe turqit (kryesisht pronarë biznesi dhe investitorë), dhe në vitet 1980 kishte një komunitet të konsiderueshëm rus gjatë fushatës sovjetike në vend.
Referime
Qytete në Afganistan
Kryeqytete në Azi
Kryeqytete të botës |
2250 | 19 nëntori është dita e 323-të e kalendarit gregorian (dita e 324-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit mbeten edhe 42 ditë.
Ngjarje
1946 - Afganistani, Islanda dhe Suedia i bashkohen Kombeve të Bashkuara.
1969 - Programi Apollo: Astronautët e Apollo 12, Charles Conrad dhe Alan Bean zbritën në pjesën e quajtur Oceanus Procellarum në Hënë dhe u bënë njeriu i tretë dhe i katërt që kanë ecur mbi të.
1969 - Pelé shënon golin e tij të 1000-të në ndeshjen mes ekipeve Santos dhe Vasco. Pelé luante për ekipin Santos ku ndeshja përfundoi në favor të ekipit të tij me rezultatin 2:1.
1970 - U tërhoq nga tregu IBM 1620.
1985 - Lufta e Ftohtë: Në Gjenevë takohen për herë të parë presidenti amerikan Ronald Reagan dhe presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev.
1997 - Në Des Moines, Iowa, Bobbi McCaughey lind septupletë në rastin e dytë të njohur ku që të shtatë bebet kanë lindur të gjalla. Këto janë bebet e para të cilat kan mbijetuar edhe më tej, që të shtatë bebet e gjalla gjer në vitin 2007.
1998 - Skandali Lewinsky: Filluan thirrjet e dëshmive kundër presidentit amerikan Bill Clinton në lidhje me skandalin Lewinsky.
1999 - Shenzhou 1: Kina lëshon anijen e parë kozmike Anija kozmike Shenzhou.
2005 - U nda Çmimi i nderit për Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën nga qyteti i Nju Jorkut, SHBA.
Lindje
1711 - Michail Lomonossow, shkanctar rus
1831 - James A. Garfield, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikë
1833 - Wilhelm Dilthey, filozof gjerman
1884 - P. Ambroz Marlaskaj OFM, mësues, publicist, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues.
1888 - José Raúl Capablanca, shahist Kubanez
1889 - Vassili Konstantinoviç Blücher, Marshall sovjetik
1910 - Adrian Conan Doyle, letrar anglez
1917 - Indira Gandhi, politikane indiane
1933 - Larry King, udheheqes TV, amerikan
1938 - Ted Turner, themelues i CNN
1942 - Calvin Klein, kreator mode, amerikan
1961 - Meg Ryan, aktore amerikane
1962 - Jodie Foster, aktore amerikane
1963 - Gjergj Kola, shkrimtar shqiptar
Vdekje
1492. - Jami, skrimtar persik (l. 1414.)
1630. - Johann Schein, kompozitor gjerman (l. 1586.)
1665. - Nicolas Poussin, piktor francez (l. 1594.)
1692. - Thomas Shadwell, shkrimtar dhe dramaturg anglez
1785. - Bernard de Bury, kompozitor francez (l. 1720.)
1828 - Franz Schubert, kompozitor austriak (l. 1797.)
1887. - Emma Lazarus,shkrimtare amerikane (l. 1859.)
1938. - Lev Shestov, filozof rus(l. 1866.)
1942. - Bruno Schulz, shkrimtar polak (l. 1892.)
2004. - John Robert Vane, farmakolog britanez(l. 1927.)
2004. - Piet Esser, skluptor holandez (l. 1914.)
Festa dhe përvjetore
Franca - Beaujolais Nouveau
Mali - Dita e çlirimit
Monako - dita nacionale
Oman - dutlindja e Sulltan Qaboos bin Saidit
Portoriko - zbulimi i Portorikes (1493)
SHBA - Dita e mundesivetë njejta
Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët
Nëntor |
2251 | 7 nëntori është dita e 311-të e kalendarit gregorian (dita e 312-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 54 ditë.
Ngjarje
1665 - Fillon të botohet gazeta më e vjetër e njohur, London Gazette, në Londër, Angli.
1893 - Gratë në Kolorado, ShBA fitojnë të drejtën e votës.
1924 - Në Shahoviq ( Tomasheva e sotme) në Mal të Zi, malazezët shkaktuan gjenocid ndaj popullsisë Shqiptaro-boshnjake.
1933 - Fiorello H. LaGuardia bë kryetari i 99 në New York City.
1945 - Afrika e Jugut pranohet në OKB
1945 - Meksika pranohet në OKB
1989 - David Dinkins është zezaku i parë që u zgjodh kyetarë në New York City.
1990 - Mary Robinson është gruaja e parë që zgjedhet presidente e Republikës së Irladës.
1991 - Magic Johnson shpall se është i infektuar nga virusi HIV, kështu që largohet nga NBA.
1996 - NASA lanson mars Global Surveyor.
2000 - Hillary Rodham Clinton zgjedhet në senatin amerikan duke u bërë ish gruaja Gruaja e Parë që zgjidhet në detyrë publike në ShBA.
2008 - Republika e Kroacisë hap ambasadën në prishtinë.
Lindje
1728 - Xhejms Kuk, eksplorues, lundrues dhe kartograf britanik († 1779)
1867 - Marie Curie, kimiste dhe fizikante franceze me prejardhje hungareze
1879 - Leo Trocki, teorist bolshevik dhe marksist
1913 - Albert Camus, dramaturg, eseist dhe gazetar francez, fitues içmimit Nobel per letersi në vitin 1957
1922 - Androkli Kostallari, gjuhëtar, leksikolog dhe akademik shqiptarë
1937 - Ali Manaj, shkrimtar shqiptarë
1971 - Elvedin Beganoviq, futbollist boshnjak
1986 - Toro y Moi, muzikant amerikan
Vdekje
1962 - Eleanor Roosevelt, ish First Lady SHBA-ve
1990 - Lawrence Durrell, letrar britanez
1997 - Mohammad Ali Jamalzadeh, letrar iranian
Festa dhe përvjetore
1917 - Revolucioni Socialist në Rusi
Nëntor |
2252 | Republika e Afrikës së Jugut është shtet në jugun e Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22–35° Jug dhe 17–33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën, Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandinë ndërsa Lesoto gjendet brenda kufijve të Afrikës Jugore.
Republika e Afrikës së Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km² në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorinë dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja.
Sipas kushtetutës, që nga 1961-shi Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament me dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional të Krahinave). Kryetar shteti dhe i qeverisë është presidenti i shtetit, i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare.
Rreth 77 % të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5 % të përzierit dhe 2,5 % aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja e të krishterëve me diku 70-80 %, pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë (hindi), myslimanët dhe jahuditë.
Historia
Fosilet e paraardhësve të njeriut, të gjetura në shpellat Sterkfontein, Kromdraai dhe Makapansgat tregojnë për jetesën e paraardhësve të njeriut, të llojit Australopithecus africanus, në këtë vend. Zbulimet arkeologjike tregojnë se fosilet më të vjetra që janë gjetur deri më tani janë 3,3 milion vjet të vjetra.
Banorët "autoktonë" të Afrikës së Jugut janë të ashtuquajturit Bushmen ose Hotentots. Pas vitit 1500, të gjendur midis dy grupeve migratore të etura për tokë e resurse natyrore, zulutë në veri e evropianët në Jug, bushmenët gradualisht u zhdukën. Sot ata pothuajse nuk gjenden më.
Llogaritë që pas viteve 1500 në këtë vend janë vendosur nga Afrika qendrore popuj të ndryshëm që flisnin Gjuhën Banatu (tani degë të saja Zulu, Sotho, Tswana, Xhosa etj.). Siç duket kjo nuk ka qenë ndonjë valë ose migrim por më tepër një zgjerim i vendbanimeve për shkak të thatësisë që zotëronte që nga viti 6000 p. e. s në Sahara. Rreth 1600-ës jetonin më së paku 200.000 koisianë në jug dhe jug-perëndim të Afrikës Jugore të sotme.
Evropianët e parë që shkelen tokën e këtij vendi llogaritet të jenë Portugezët. Ata kërkonin që nga shekulli XV një rrugë detare për në Indi përgjatë bregdetit të Afrikës për t'iu shmangur tregtisë me arabët, turqit dhe venerianët, të cilët mbanin një lloj monopoli në tregun e erëzave.
Në vitin 1652, holandezi Jan van Riebeeck themelon qendrën e parë (qytetin Kapstadt) Evropiane në tokën e Afrikës së Jugut.
Në vitin 1910 Britania e Madhe e shpall këtë vend si “Dominion” i pavarur i Komunueltit. Në këtë union të “bardhët” gjithnjë e më shumë e ndienin vetën të rrezikuar nga popullsia vendase dhe për këtë filluan të ndjekin politikat e Aparteidit (të ndarë), politika të cilat iu siguronin dominimin sipas ideologjisë së Hendrik Frensch Verwoerd. Në zgjedhjet e 26 maj 1948-ës, si kryeministër emërohet Daniel François Malan i cili punonte për instalimin e një sistemi ku do të dominonin të "bardhët".
Si pasojë e këtij sistemi vjen edhe masakra në Sharpenville, pas së cilës vendi kritikohet nga vendet tjera afrikane për politika raciste. Më 31 maj 1961, Unioni Afrikan largohet nga Komunvelti Britanik dhe thirret “Republika e Afrikës Jugore”. Që nga viti 1976 vendi përfshihet nga kryengritjet e popullsisë zezake, gjatë viteve 1985–1986 shpallet "qarkullimi i kufizuar" e më 1990 gjendja e jashtëzakonshme.
Frederik Willem de Klerk i cili ishte kryeministër gjatë viteve 1990–1994, vendos që ta ndalojë politikën e aparteidit. Në bazë të këtij vendimi lirohet nga burgu 27 vjeçar prijësi i zezakëve Nelson Mandela, i cili më vonë zgjidhet edhe si kryetar shteti.
Kryetarët e Afrikës Jugore
1961–1967 – Charles Robert Swarts
1967–1968 – Jozua Fracois Naude
1968–1975 – Jacob Johannes Fouché
1975–1978 – Nicolaas Diederichs
1978–1979 – Balthazar Johannes Vorster
1979–1984 – Marais Viljoen
1984–1989 – Pieter Willem Botha
1989–1994 – Frederik Willem de Klerk
1994–1999 – Nelson Rolilahla Mandela
nga 1999 – Thabo Mvuyelwa Mbeki
Politika
Afrika Jugore është zyrtarisht që nga viti 1961 republikë, mirëpo funksionimi i saj si sistem i vërtetë ka filluar që nga zhdukja e Aparteidit në prill të 1994-ës. Një komision është duke punuar për prezantimin e të vërtetës së ndodhive gjatë kohës së Aparteidit.
Pjesa legjislative e qeverisjes përbëhet nga dy dhoma, dhoma parlamentare ku të deleguarit (400 anëtarë) zgjidhen sipas principit të përbërjes dhe nga dhoma e këshillit nacional të provincave (90 anëtarë, secila provincë prezantohet me 10 anëtarë)
Presidenti (Kryetari i shtetit) ka funksionin e kryetarit të shtetit si dhe të shefit të qeverisë dhe zgjidhe çdo 5 vjet nga kuvendi nacional. Nën ndërkohë president është Thabo Mbeki sikurse paraardhësi i tij Nelson Mandela anëtarë të partisë që luftuan Aparteidin të quajtur Afrikan National Congress – ANC (Kongresi Nacional Afrikanë).
Njësitë administrative
Afrika Jugore ndahet në nëntë njësi administrative të quajtura Provinca. Provincat e Afrikës Jugore janë:
Western Cape (Cape Town)
Northern Cape (Kimberley)
Eastern Cape (Bisho)
KwaZulu-Natal (Pietermaritzburg¹)
Free State (Bloemfontein)
North West (Mafikeng)
Gauteng (Johannesburg)
Mpumalanga (Nelspruit)
Limpopo (Polokwane)
¹: Pietermaritzburg dhe Ulundi ishin kryeqytete të KwaZulu-Natal gjatë viteve 1994–2004.
Sot qytetet kryesore janë:
Johanesburgu është qendra ekonomike dhe kryeqyteti i provincës Gauteng (shqiptohet "hau'teng"), që ndodhet në rrafshnaltën me lartësi 2000 m mbi nivelin e detit (High Veld). Në brendësi e në rrethinat e tij janë disa komuna – qendra banimi sidomos për shtresat e varfëra zezake, si p. sh. Soweto (popullësi reale pak më të madhe se të Shqipërisë), Alexandra, Hillbrow etj. Vitet pas Aparteidit kanë parë ndryshime të vrullshme të demografisë së lagjeve të qytetit. Kështu të bardhët janë larguar nga lagjet qendrore, si p. sh. CBD (Central Business District), drejt zonave suburbane si Sandton e Melville. Edhe se shumë masa janë marrë nga qeveria për bërjen e qendrës me të sigurt, të bardhët e shumica e turistëve evitojnë me çdo kusht qendrën, ku ironikisht gjenden edhe muzetë e godinat historike.
Kejp Tauni është qendra kulturore e turistike. I shtrirë në Kepin e Jugut, rrotull malit madhështor të sheshtë që i ngjan një tavoline (Table Mountain/Taffelberg) e gjer në zonat e shquara për verërat afrikanojugore, si Sommerset e Stellenbosch)
Pretoria është qendra administrative dhe gjithashtu kryeqyteti i vendit.
Qytete të tjera me rëndësi ekonomike janë Durbani, Porti Elisabeth, Bloemfonteini (vendlindja e shkrimtarit të “Zotit të Unazave” Talking).
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L.
Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është km e gjatë ndërsa kufiri tokësor km i gjatë.
Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta.
Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terrene shkëmbore, si dhe rripin e ngushtë bregdetar. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësinë mbidetare prej metrave, në vendin e quajtur “Njesuthi” (ang.: Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.
Ekonomia
Afrika e Jugut është vend me një ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë sa që disa organizata ndërkombëtare e radhisin ndër vendet e para (OKB, EU). Ka rezerva të mëdha të pasurive natyrore, si dimant e ar, një rrjet të mirë financiar dhe juridik, si dhe një rrjet në përgjithësi të mirë të infrastrukturës (komunikacionit, energjisë dhe transportit). Edhe pse dhjetë vitet e fundit janë përshkruar nga një rritje e zhvillimit ekonomik, përqindja e papunësisë vazhdon të jetë e madhe rreth 42 % (janar 2005). Pasojat e aparteidit në mesin e të “zinjve” kanë lënë gjurmë të thella të cilat manifestohen me një varfëri në përmasave të gjëra. Ligji i futur nga Mandela, Afirmative Action, synon që të ndreqë strukturën e padrejtë të popullsisë, duke i dhënë përparësi punësimit të zezakëve e grave. Kështu çdo organizatë e firmë shtetërore apo private duhet të përmbushi kuotat e grupeve të ndryshme të popullsisë. Problem tjetër është dhe kriminaliteti dhe korrupsioni si dhe sëmundja HIV/AIDS. Në fillim të vitit 2000 qeveria ka paralajmëruar një lehtësim në ligjin e punësimit dhe të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore me shpresë për joshjen e investuesve të huaj. Futja e ligjit për pagesat minimale ka shkaktuar që një numër shumë i madh i punëtorëve të përjashtohen nga punët bujqësore që me vete ka sjellë migrimin nga fshatrat në qytete.
Problem tjetër është mangësia e diturisë në lëmin e udhëheqjes administrative, në vitet e fundit poste administrative ju janë lënë kundërshtarëve të aparteidit, të cilët marrin paga të majme por fatkeqësisht iu mungon dituria për udhëheqje administrative. Shembull tipik është Ministrja e Shëndetësisë, një ish-militante e ANC-së, që një herë publikisht deklaroi që nuk beson se HIV-i shkakton AIDS-in. Si rezultat HIV-i në Afrikën e Jugut vazhdon të shtohet me të njëjtën shpejtësi, kur p.sh. në Ugandë, një vend shumë më i varfër afrikan, rritja e përhapjes është ndalur.
Afrika e Jugut është anëtare në shumë organizata dhe projekte ekonomike të rajonit si:
NEPAD – New Partnership for Africa's Development,
SADC – Bashkësia e Afrikës Jugore për zhvillim.
Demografia
Popullsia në këtë vend është e larmishme. Është vendlindja e shumë fiseve paraardhës të njeriut, e holandezëve, gjermanëve, francezëve, aziatikëve, anglezëve dhe e pasardhësve të tyre që vijnë nga përzierja e këtyre popujve. Edhe për nga struktura sociale është e larmishme ku vlen të theksohet se edhe pas aparteidit, grupet e ndryshme sociale jetojnë më shpesh të izoluar se së bashku.
Mese 58 % e Afrikës Jugore deri në vitin 2002 ka qenë e urbanizuar dhe dendësia e popullsisë në janar të 2003-së ishte 37 banorë për km². Përqindja e rritjes së popullsisë përbrenda vitit arrin shifrën 0,8 % ndërsa vdekshmëria e fëmijëve 6,9 %. Për 1523 banorë shërben një mjek ndërsa shkalla e analfabetizmit është diku 85 %. Jeta mesatare është 46 vjet për femra dhe një vit më pak për meshkuj (këtu shihet ndikimi i HIV-it).
Rreth dy të tretat e popullsisë janë krishtere pjesa tjetër më e madhe është besimtarë të religjioneve të fiseve të ndryshme (shumica të besimit Animismus), mysliman janë 2 % dhe hindus 1,5 %.
Gjatë kohës së aparteidit ndarja e strukturës së popullsisë bëhej sipas racës dhe përqindjet e tyre ishin:
Zezakë: 77,80 %
Të bardhë: 10,17 %
Me ngjyrë: 8,68 %
Aziatikë: 2,49 %
Afrika e Jugut ka 11 gjuhë zyrtare. Edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë flet zulu, anglishtja është bërë kohët e fundit gjuha “zyrtare jozyrtare”. Gjatë regjimit të Aparteidit, një pjesë e madhe e popullsisë zezake u detyrua të fliste vetëm afrikans (pasardhëse e gjuhës Flamande). Për këtë arsye edhe sot mund të takosh afrikanojugorë zezakë që nuk zotërojnë gjuhën e tyre (zulu, xhosa, sutu etj), por vetëm afrikans.
Lidhje të jashtme
AllAfrica.com - South Africa
Business Day
Independent Online
Mail & Guardian
News 24
South African Weather Service
South Africa official gateway
Maps of South Africa
The JSE Securities Exchange
Afrikë Jugore
Shtete në Afrikë |
2254 | Andorra zyrtarisht Principata e Andorrës (Katalonisht: Principat d'Andorra), i quajtur edhe Principata e Luginës së Andorrës Luginat (katalanisht: Principat de les Valls d'Andorra), është një mikroshtet sovran pa dalje në det në jug-perëndim të Evropës. Ajo ndodhet në anën lindore të maleve Pirenej dhe kufizohet nga Spanja dhe Franca. Principata e some u formua në vitin 1278 pas Krishtit. Ajo drejtohet nga dy Bashkë-Princa, Peshkopi katolik spanjoll i Urgelit dhe Presidenti i Francës.
Andorra është shteti i gjashtë më i vogël komb në Europë, që ka një sipërfaqe prej 468 km2 dhe një popullsi prej rreth 85.000 banorësh. Kryeqyteti i saj është Andorra la Vella. Ai është kryeqyteti më i lartë në Europë, në një lartësi prej 1.023 metra mbi nivelin e detit. Gjuha zyrtare është gjuha Catalane, edhe pse spanjishtja, portugalishtja, dhe frëngjishtja janë gjithashtu gjuhë që fliten shpesh.
Turizmi i Andorrës i shërben rreth 10.2 milion vizitorëve në vit. Andorra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por euro është monedha zyrtare. Ajo ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1993. Në vitin 2013, populli i Andorrës kishte jetëgjatësinë më të lartë në botë në 81 vjet, sipas revistës mjekësore The Lancet.
Më parë ishte e izoluar, tani e adhuruar si vend turistik dhe si vend pa tatime shtetërore. Andorra po ashtu është pjesë e vendeve katalane dhe një ndër mikro-shtetet Evropiane. Shpesh ngatërrohet me komunën e Andorrës në Spanjë.
Historia
Andorra është e pavarur që nga 1278 me një statut të një principate parlamentare me bashkëprinca Presidentin e Francës dhe Peshkopin e Dioqezës së Urgelit (Katalonia, Spanjë).
Të drejtat e dy udhëheqësve të principatës janë rregulluar në fillim të shekullit XX, ata për këtë qëllim dërgojnë aty dy të deleguar.
Më 25 janar 1981, këshilli gjeneral i rrafshnaltës së Pirenejve , pas 703 viteve pavarësie ka nxjerrë kushtetutën. Kushtetuta parashihte themelimin e këshillit ekzekutiv si dhe një reformë administrative.
Deri në janar 1993-ës Andorra nuk kishte ndarë sistemin legjislativ, ekzekutiv dhe juridik. Me kushtetutën e 1993, Andorra ka krijuar një sistem të mirëfilltë parlamentarë demokratikë. Dy kryetarët e vendit (I deleguari i Spanjës dhe Francës) mbesin edhe më tutje si kryetarë. Mirëpo sistemi ekzekutiv i është dhënë një ministri nga parlamenti.
Politika
Dallohen tri pari politike:liberalët ( Partit Liberal d'Andorra), socialdemokratët (Partit Socialdemocrata) dhe demokratët (Partit Democrata)
Vetëm një pjesë e vogël e banorëve kanë drejtë vote. Për marrje e shtetësisë Andorrase duhet që së paku 25 vite të jetohet në Andorrë.
Parlamenti është këshilli gjeneral (Consell General)
Njësitë territoriale
Andorra ka shtatë njësi territoriale të njohura si parròquia (sipas 2005):
Andorra la Vella (kryeqytet: 22 035 banorë)
Canillo (3 707)
Encamp (11 832)
Escaldes-Engordany (16.402)
La Massana (7 264)
Ordino (2 767)
Sant Julià de Lòria (8.313)
Gjeografia
Andora ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropësnë në rrafshnaltën e Pirinejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit. Sipërfaqja e përgjithshme e Andorës është 468 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 42 30 V, 1 30 L.
Andora është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andora të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.
Klima është kontinentale, përshkakë të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në janar temperatura bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.
Relievi i Andorrës është malorë. Pika më e ultë është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.
Ndër pasurit natyrore të Andorës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pyjet me druajnë të kualitetit të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullosave malore.
Ekonomia
Principata e vogël nuk ka asnjë pasuri të veçantë natyrore përpos ujit. Në kohërat e vjetra ishte tokë agrare edhe përkundër terrenit malorë. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës kur bujqësia u zëvendësua ngadalë me blegtori. Vetëm 2% e vendit është tokë e pjellëshme.
Në kohën më të re, jetohet vetëm nga turizmi, si ai dimërorë. Për këtë përkujdesen mese 300 Hotele si dhe shumë fusha sporti e argëtimi.
Andorra nuk është anëtare e plotë e Bashkësisë Evropian, porse ka një status të veçantë. Deri më 2002 monedha franceze dhe ajo spanjolle është përdorur si valutë zyrtare. Me ardhjen e Euros edhe në Andorrë bëhet zëvendësimi i monedhave franceze dhe spanjolle. Për firmat evropiane, Andorra është e njohur si “Oaza” e tatimeve. Por edhe turistët janë të kënaqur nga çmimet e ulta të alkoolit, cigareve dhe prodhimeve kozmetike (shminkave).
Bruto prodhimi vendor për vitin 1996 ka qenë 1,2 Miliard Euro
Demografia
Andorra ka 70 549 banorë (parallogaritur për 2005-ën). Prej tyre janë:
36,0 % katalanë (andorras)
40,6 % spanjollë
10,2 % portugezë
6,5 % francezë
6,7 %. të tjerë
Shumica e banorëve flasin spanjishten (58%), gjuhën zyrtare katalane e zotërojnë 35% e popullsisë ndërsa frëngjishten 7%.
Rritja e popullsisë përbrenda vitit është 5,0%. Mesatarisht , andorrasit jetojnë deri në moshën 4 vjeçare. Vdekshmëria e foshnjave është 0,6% ndërsa e fëmijëve 0,7%.
Shumica e banorëve (rreth 90%) janë katolik të ritit romak.
Lidhje të jashtme
Qeveria e Andoras
Andora
Andora Online
Andorra-Intern
Monedha e Andores
Pamje nga Andora
Library of Congress Portals on the World - Andorra
CIA - The World Factbook -- Andorra
SoldeuOnline.com - Informata për turiste |
2255 | Algjeria (Arabisht: الجزائر, al-Jazā'ir; Frënjisht: Algérie), zyrtarisht e njohur si Republika Popullore Demokratike e Algjerisë (الجمهورية الجزائرية الديمقراطية الشعبية, Al-Jumhūriyyah Al-Jazāʾiriyyah Ad-Dīmuqrāṭiyyah Ash-Shaʿbiyyah; Frëngjisht: République algérienne démocratique et populaire ;Tamazigt ; Tamurt Lezzayer), është një shtet në rajonin afrikan të Magrebit. Kryeqyteti (dhe qyteti më i populluar) i saj është Algjeri.
Algjeria kufizohet në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në juglindje me Nigerin në jugperëndim me Malin, në perëndim me Mauritaninë, Saharën Perëndimore dhe Marokun dhe në veri laget nga Deti Mesdhe.
Territori i Algjerisë së sotme ka qënë vatër i një sërë kulturash antike, duke përfshirë kulturat Ateriane dhe Kapsiane. Territori i Algjerisë është sunduar nga një numër i madh perandorish dhe dinastish, duke përfshirë këtu antikët Numidë, Kartagjenas, Romakë, Vandalë, Bizantinë, Umayadë dhe Fatimidë arabë, Almohadë berberë dhe më vonë turqit otomanë.
Algjeria është një republikë gjysmë-presidenciale e përbërë nga 48 provinca dhe 1541 komuna. Me një popullsi prej më shumë se 37 milionësh, Algjeria është vendi i 34-t më i populluar në botë. Ekonomia algjeriane është e bazuar mbi naftën, por për momentin vuan nga një krizë ekonomike e njohur si sëmundja holandeze (Anglisht: Dutch disease).
[13] Kompania më e madhe në Afrikë është Sonatrak, kompania kombëtare e naftës. Algjeria ka ushtrinë e dytë më të madhe në Afrikë, pas Egjiptit, dhe ka Rusinë dhe Kinën si aleatë strategjikë dhe furnizues armësh.
Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2,381,741 kilometrash katrorë (919,595 milje katrore), Algjeria është vendi i 10-të më i madh në botë dhe tashmë vendi më i madh në Afrikë, pas ndarjes së Sudanit Jugor nga Sudani, shteti i mëparshëm më i madh në Afrikë. Algjeria ndan kufi në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në perëndim me Marokun, në jugperëndim me Saharanë Perëndimore, Mauritaninë dhe Malin, në juglindje me Nigerin dhe në veri laget nga Deti Mesdhe. Algjeria është anëtare e Bashkimit Afrikan, Ligës Afrikane, OPEK-ut dhe Kombeve të Bashkuara si dhe vend themelues i Bashkimit Afrikan të Magrebit.
Historia
Artikulli kryesor: Historia e Algjeris
Algjeria në kohërat e vjetra (10 000 p.e.s) ka qenë e banuar nga fiset berbere të cilët më vonë bien nën ndikimin e Kartagjenës. Gjatë luftës së Kartagjenës me romakët, këto fise pavarësohen nga Kartagjena dhe pas një kohe shumë të shkurtë bien nën sundimin e Republikës Romake në vitin 200. Pas rënies së pjesës perëndimore të Perandorisë Romake, berberët u bënë të pavarur në shumë rajone ndërsa Vandalët morën kontrollin e zonave të tjera derisa u dëbuan nga gjenerali bizantin Belisarius nën drejtimin e Perandorit Justiniani I. Që nga kjo kohë në këtë pjesë sundojnë bizantinët deri me ardhjen e arabëve në shekullin VIII.
Berberët në fillim rezistuan ardhjen e arabëve nën udhëheqjen e Kusajla dhe Kahinait (ang. Kusayla, Kahina) mirëpo pastaj ata u kthyen në fenë islame në masë të gjëra. Pas rënies së dinastisë arabe të Umayyadëve u krijuan shume dinasti berbere.
Në shekullin e XVI, spanjollët marrin disa qytete bregdetare të kalifatit. Mirëpo, kosarët të ndihmuar nga forcat e perandorisë Osmane në një luftë të vështirë ja arrijnë të dëbojnë spanjollët nga qytetet e tyre.
Ndikimi i Pashallarëve Osmanë pas një kohe filloi të bjerë, kështu që Kosarët dhe Jeniçerët filluan të marrin kontrollin e Algjerisë.
Më 1830 trupat ushtarake franceze okupojnë Algjerin, Oran-in dhe Bone-në dhe filluan me sukses të sulmojnë pjesën tjetër të vendit. Më këtë fillon edhe kthimi i kalifatit në një provincë franceze. Deri më 1906 edhe pjesa e Saharës që i takonte Algjerisë ishte nën kontrollin franceze.
Me masakrën franceze më 1945 (10 000 viktima të masakruar) fillon edhe lëvizja për pavarësi. Në nëntor të 1954-ës lëvizja për pavarësi shëndrohet në luftë për pavarësi (Lufta e Algjerisë) e cila arrihet më 1962 me marrëveshjen në Evian e cila e përfundon luftën tetë vjeçare të përgjakshme nga dy anët.
Pas pavarësimit fillojnë konfliktet politike në mes të partive të cilat marrin fund me marrjen nën kontroll të administratës dhe ekonomisë shtetërore nga partia e unitetit FLN. Viti 1988 për Algjerin ishte një vit në të cilin pakënaqësia ndaj papunësisë fillojë të shprehej në demonstrata. Demokratizimi i vendit ka filluar më 1989 me reformën kushtetuese e cila garanton të drejtat e njeriut. Më 1991 vije deri të zgjedhjet e lira të cilat sjellin grushshtetin ushtarak për shkak të frigës së fitores së partisë islame FIS (Front islamique du salut) . Kjo shkaktoj edhe luftën qytetare në mes të armatës shtetërore dhe armatës popullore islame. Që nga fillimi i kësaj lufte deri më tani kanë humbur jetën rreth 120 000 viktima.
Pas mbarimit të luftës, qeveria propagandon një politikë për pajtim e cila tani udhëhiqet nga partia Fronti për Çlirimin Kombëtar FLN (vitin 2002).
Në zgjedhjet që u zhvilluan më 8 prill 2004 Abdelaziz Bouteflika i cili në vitin 1999 ishte zgjedhur nga ushtria, deklaroi se me 83 % të votave është president i Algjerisë dhe më këtë fitoi edhe një mandat.
Më 1 Maj 2005 bëhet zëvendësimi i ministrave me paraardhësit e tyre. Ndër këta ministra më të njohurit janë Abdelhamid Temar (investimet) dhe Mourad Medelci (financat). Që të dy janë të njohur për ekonomistë.
Politika
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Algjeria ka një sistem të përbërë nga dy dhoma, nga Kuvendi Popullor dhe Këshilli Nacional (Dhoma e lartë)
Artikulli kryesor Kryetarët e Algjerisë
Kryetarët e Algjerisë (nga 1963-ta)
Njësit administrative
Artikulli kryesor Njësitë territoriale
Algjeria është e ndarë në 48-të njësi administrative të quajtura Vilajete
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Algjerisë
Algjeria pas Sudanit është vendi i dytë për nga madhësia në Afrikë dhe ka një vijë kufitare prej 1 100 km, nga deti Mesdhe deri në Saharë.
Algjeria veriore përfshinë pjesën pas bregdetit deri në Saharë ndërsa Algjeria jugore (80% e vendit) pjesën e shkretëtirës. Veriu ka klimë mesdhetare ndërsa jugu klimën e Saharës.
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Algjerisë
Bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë së vendit e cila gradualisht është duke u tejkaluar nga prodhimtaria industriale. Industria Agrare (Bujqësia e modernizua) është e mundshme vetëm në pjesën bregdetare dhe në regjionet e rrafsheve. Kultivohen zakonisht drithërat, panxharsheqeri, patatet si dhe në objekte të kulturave bujqësore kultivohen perime që përdoren për eksport në vendet më të zhvilluara. Nevojat vendase të ushqimit mbulohen me produkte ushqimore vetjake diku rreth 40 %.
Algjeria është anëtare e OPEC-ut, nafta (vendin e tretë ndër shtete afrikane) dhe gazi në Saharë ka qenë edhe motori i zhvillimit ekonomikë. Pasuri tjera natyrore ende nuk janë të eksploratuara sa duhet. Si do që të jetë eksportin e Algjerisë e dominon përpunimet (prodhime gjysmë finale) e naftës dhe të gazit me një përqindje të lartë (90 %). Të ardhurat nga nafta janë investuar në objekte të ndryshme lukserioze por jo edhe në një shkallë aq të lartë sa në vendet tjera të ngjashme. Pas rëmjes së eksportit ka pasur disa kriza të shkaktuara edhe nga pagesa e borxheve të shtetit ndaj vendeve tjera.
Rrjeti i komunikacionit është i koncentruar në veri të Algjerisë. Rrugët përfundojnë zakonisht në brendi të shkretirës si pista aeroplanësh. Në krahasim me vendet fqinje, turizmi në Algjerisë është ende në një fazë fillestare.
Të dhëna ekonomike (parallogaritja për 2003):
BPV: 160 Miliard Euro
Të ardhurat mesatare vjetore për banor: 5000 Euro
Papunësia : 26,2 %
Inflacioni : 3,5 %
Të ardhurat shtetërore : 21 Miliard Euro
Të dalurat shtetërore : 20 Miliard Euro
Borxhi shtetërorë : 19 Miliard Euro
Ndihma për zhvillim : 150 Milion Euro
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Algjerisë
90 % e popullsisë është e vendosur në veri, në bregdet. Në jug jetojnë diku 1.5 milion banorë, shumica e tyre në Oaza të shkretëtirës. Popullata e përzier berbe dhe arabe janë kryesisht të fesë Islame (99%). Fetë tjera janë mbahen nga grupe shumë të vogla.
Gjuhë zyrtare është arabishtja e folur në dialektin vendas (Darja) nga rreth 80 % e popullsisë. 20 % e popullsisë flasin gjuhën berbe. Gjuha frënge mësohet në shkolla por flitet shumë rrallë dhe merret si gjuhë e huaj.
Kultura
Artikulli kryesor : Kultura
Literatura Algjeriane hynë në literaturën arabe. Në fakt aty këtu ka edhe prezantime të kulturës së lashtë berbe. Shkrimtarët të cilët me shkrimet e tyre mundohen të kultivojnë më tej kulturën berbe me qëllim rezistimi të arabizmit të mëtutjeshëm, gjatë viteve 90-ta për këtë shkak kanë rënë viktima. Presidenti i tanishëm ju ka lejuar tani atyre edhe hapjen e shkollave dhe një seri të drejtash të kultivimit të kulturës së tyre. Situata në këtë drejtim është edhe më tutje e tensionuar. Në njërën anë adhuruesit e kulturës berbe përdoren si kundërshtarë ndaj kulturës arabe nga të krishterët e në tjetrën anë ata nuk tolerohen nga kultura arabe.
Sporti
Deri më tani ja kanë arritur vetëm katër sportist algjerian të marrin medalje të artë në Olimpiadë:
1. Hassiba Boulmerka - (1992 - Atletikë e lehtë, 1500 m, Femrat)
2. Noureddine Morceli - (1996 - Atletikë e lehtë, 1500 m, Meshkujt)
3. Hocine Soltani - (1996 - Boks, pesha e mesme 71–75 kg, Meshkujt)
4. Nouria Merah-Benida - (2000 - Atletikë e lehtë, 1500 m, Femrat)
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi
Qeveria
Kryetari - El Mouradia (frangjishte dhe arabishte)
Parlamenti - National People's Assembly
Ministria
Lidhje të jashtme
Wikivoyage about Algeria
CIA - The World Factbook -- Algeria
Library of Congress Portals to the World - Algeria
World History Blog - History of Algeria
Travel guide to Algeria
Algeria Watch (Faqe organizatave humanitare - frangjishte) |
2256 | Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit te Afrikes, në Afrikën ekuatoriale. Në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.
Gjeografia
Vendi ndodhe (pjesa më e madhe e tij) në një lartësi mbidetare deri në 1.420 m mbi nivelin e deti. Në veri mbizotëronë më tepër një klimë e ngjashme me klimën e shkretirës ndërsa në jug klima ekuatoriale me reshje të shiut nga muaji mars deri në tetor.
Vargmalet e dendura tropike në jug të vendit është vendstrehimi më i largët i gorillave dhe elefantëve. Megjithatë pjesa më e madhe e vendit karakterizohet me luginat të bleruara dhe me pyje jo të dendura. Kafshët vendase më të shpeshta që popullzojnë pjesën më të madhe të vendit janë: elefantët, majmunët, antilopat, buallicat, zogj që rrallë hasen në natyrë, sikurse kali i Nilit që popullzojnë ujërat e vendit.
Historia
Në këtë vend u vendosen popujt Bantu dhe Azande si pasojë e tregtisë së skllevërve nga Sudani. Që nga ajo kohë deri te kolonizatorët francezë të cilët e zgjeruan ndikimin e tyre dhe më 1960 ky vend shpallet si shtet i pavarur.
Njësitë administrative
Shiko dhe listën e qyteteve të Afrikës Qendrore
Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një krye-rreth (ang. Distrikt).
Popullsia
Banorët vendas Pygmenët po thuajse janë zhdukur tërësisht. Në jug dominojnë fisi Ngala (Gbakka, Lissongo) i popullatës së quajtur Bantu. Në veri banojnë popullata e quajtur Sara dhe ajo nilotite Runga dhe në lindje popujt Azande. Në pjesë të xhunglës mund të hasen edhe anëtarë të banorëve të vjetër Pygmen. Po ashtu në këtë vend janë të vendosur disa mijëra evropianë shumica e tyre francezë të cilët zakonisht jetojnë në qendrat e urbanizuara. Përderisa pjesa e savanës dhe xhunglës po thuaj se janë të pa popullarizuara, për anash rrjedhave të lumenjve janë vendosur shumica e popullsisë.
Politika
Ekonomia
Më pakë se një e treta e tokës përdoret për bujqësi e cila kryesisht kultivohet për përmbushjen e kërkesave vendase. Ndër produktet që eksportohen janë kikiriku, mëndafshi, kafeja dhe vaji i palmes.
Si ushqim themelorë përdoret orizi.
Pasurit natyrore më të rëndësishme janë Diamant, të cilët eksportohen legalisht por më shumë tregtohen në tregun e zi.
Për transportimin e mallrave rëndësi të veçantë ka lumi Ubangi, pasi që rrjeti rrugorë gjatë kohës së reshjeve vërshohet dhe bëhet i pamundshëm për transportim.
Shërbim shoqërorë (social) po thuaj se nuk ekzistonë fare. Sëmundja më e madhe është vetë rrjeti i shërbimit shëndetësorë i cili kundër sëmundjeve që e kaplojnë vendin është i pafuqishëm. Sëmundjet më të përhapura janë Malaria, Lija, SIDA.
Kultura
Gjuhë zyrtare është frengjishtja, ndërsa si zakonisht në vende të Afrikës fliten edhe gjuhët tjera nga popullata ndër të cilat dallohen gjuhët e fiseve si Sango, pastaj gjuhë të ndryshme Ubangi dhe gjuha e fulfude si gjuhë e një popullate të quajtur Fulbë.
Më shumë se gjysma e popullsisë i takojnë religjionit indigjen, një çerek i popullsisë mbahet për katolikë dhe pjesa tjetër janë myslimanë. Edhe për kundër shkollimit (fillestarë) të detyrua, shkalla e analfabetizmit është shumë e lartë, mbi 60 për-qindë. Universiteti i parë është hapur në viti 1970 në Bangui.
Lidhje të jashtme
Banorët vendas Pygmies
République Centrafricaine
Shih edhe
Afrikë Qendrore
Shtete në Afrikë |
2257 | Vendi thirret Republika e Angolës (portogalisht: República de Angola) dhe ndodhet në jug-perëndim të Afrikës. Angola kufizohet në veri me Namibinë , pastaj vijën Zambia , Republika Demokratike e Kongos dhe pjesa perëndimore përshkruhet nga Oqeani Atlantik. Emri Angola rrjedhë nga titulli i kryeparit të Mbretërisë së Kongos. Vendi e morri këtë emër pas zbarkimit të parë të portugezëve në bregdetin e kësaj pjesë të Atlantikut. Pavarësinë Angola e ka arritur në vitin 1975 nga portugezët.
Historia
Artikulli kryesor : Historia e Angolës
Më 1483 portugezët zbarkojnë dhe vendosen pran lumit Congo, ku edhe më vonë krijohet Kongo. Shteti i Kongos shtrihej nga Gaboni (i sotshëm) deri në veri tek lumi Kwaza në jug. Portugali më 1575 krijon kolonin portugeze të Luandës të bazuar në tregtinë e skllaveve. Ngadalë diku duke paguar e diku me luftë, portugezët deri në fund të shekullit XVI fusin nën kontroll rripin e bregdetit të Atlantikut. Gjatë kësaj kohe krijojnë kolonin e Angolës. Holandezët okupojnë Luandën prej 1941-48 për të krijuar një shtet i kundërpërgjigje portugezëve. Më 1648 Portugalia merr përsëri nën kontroll Luandën në vitin dhe përgatitet për pushtimin e Kongos dhe Ndongos. Këtë portugezet edhe e arrijnë në vitin 1671 mirëpo kontrollin e plotë administrativ e arrijnë gjatë shekullit XX. Më 1951 kolonia sillej si e pavarur dhe thirrej Afrika Perëndimorë Portugeze. Pas që Portugalia refuzoi de-kolonializmin në këtë pjesë fillojnë të veprojnë disa lëvizje për pavarësi si:
Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës (Movimento Popular de Libertação de Angola MPLA) e organizuar nga bazat përreth Kimbundu-s dhe racës së përzier “intelligentsia of Luanda” në bashkëpunim me partin komuniste në Portugali dhe bllokun lindorë.
Fronti Nacional Çlirimtar i Angolës (Frente Nacional de Libertação de Angola, FNLA) me e baza etnike të popullsisë së regjionit Bakongo e mbështetu nga ShBA-ja dhe regjimi Mobutu në Zairë, dhe
Unioni Nacional për Pavarësi Totale (União Nacional para a Independência Total de Angola, UNITA) e udhëhequr nga Jonas Malheiro Savimbi në baza etnike nga regjioni i Ovimbundu-it në qendër të vendit.
Pas 14 viteve lufte për pavarësi, Angola fiton pavarësinë më 1975-ën. Portugezet i japin forcat lëvizjes së inspiruar marksiste MPLA e cila mbështetej nga Bashkimi Sovjetik. Pas kësaj eshalonë situata dhe fillon lufta civile ndërmjet MPLA, UNITA dhe FNLA.
Më 1976 FNLA e humbë luftën kundër kombinimit MPLA dhe trupave Kubane duke i lënë në luftë Marksistët e MPLA-së dhe të ndihmuarit nga perëndimi UNITA.
Në viti 1991, fraksioni vendosi që Angola ti kthehet sistemit shumë partiakë, mirëpo pas që presidenti i tanishëm (2005) José Eduardo dos Santos i lëvizjes MPLA fajësohej nga OKB-ja për pështëllime, në Angolë shpërthejnë prapë luftimet.
Më 1994 arrihet marrëveshja (Lusaka protocol) në mes të qeverisë dhe UNITA-së me qëllim që UNITA të inegrohet në qeverisjen e shtetit. Në vitin 1997 instalohet një qeveri e përbashkët, mirëpo që në fund të 1998-së shpërthejë luftime të ashpra duke i larguar nga vendbanimet mijëra banorë.
Më 22 shkurt të 2002-ës mbytet presidenti i UNITa-së dhe më këtë merr fund edhe lufta në mes të fraksioneve. UNITA e pranoni veten si kryesuese e Opozitës. Siç duket situata politike tani është e qetë, ndërsa Presidenti dos Santos po e vazhdon procesin e filluar (1997) për krijimin e paqes me demokraci.
Ndër problemet kryesore të Angolës janë të drejtat e njeriut, fushat e minave si dhe aksionet e kaçakëve të lëvizjes (Frente para a Libertação do Enclave de Cabinda). për ndarje në enklavën Cabinda
Angola, sikurse shumë vende të Saharës preket shpesh nga sëmundjet infektuese të shkretëtirës. Gjatë prillit të 2005-së në Angolë u përhapë virusi Marburg që për një kohë të shkurtë morri dheun.
Politika
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Njësitë territoriale
Artikulli kryesor : Njësitë territoriale
Angola ndahet në 18 njësi territoriale (Província):
Gjeografia
Artikulli kryesor : Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Angolës është 1,246,700 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 30 J, 18 30 L.
Vija bregdetare e Angolës është 1,600 km (diku pesë herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 5,198 km i gjatë.
Klima në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit deri në Luandë, është klimë gjysmë shkretinore, ndërsa në veri mbajnë temperatura të ulëta me thatësira sezonale (maj-tetor) dhe reshje po ashtu sezonale që fillojnë në nëntor e vazhdojnë deri në prill.
Relievi i Angolës përshkruhet nga vija e ngushtë bregdetare, hapësirë e cila ngritët shpejt në lartësia dhe përfundon në rrafshnaltën e gjerë në brendi të vendit. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,620 metrave në pikën e quajtur "Moro de Moko" (ang.:Morro de Moco), në pjesën perëndimore në brendi të vendit.
Ekonomia
Artikulli kryesor : Ekonomia
Demografia
Artikulli kryesor : Demografia
Kultura
Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi
Qeveria
Kryetari
Parlamenti
Ministria
Lidhje të jashtme
Library of Congress Portals on the World - Angola
CIA - The World Factbook -- Angola
AngolaPress - Angolan News Agency (portugalisht, frangjisht dhe anglisht)
Angolë |
2258 | Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve (ang.Commonwealth). Ishujt ndodhen midis Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, në jug-lindje të Porto Rikos.
Historia
Artikulli kryesor : Historia e Antiguas dhe Barbudës
deri 1200 popullim nga indianët të ardhur nga pjesët Orinoko
diku rreth 1200 karibienët nga Amerika jugore zbarkojnë dhe përhapen në tërë ishullin
1493 zbarkimi i Kristofor Kolombit
1628 popullimi i Barbudas nga britanikët
1632 vendosja e britanikëve në Antiguas (prodhues të duhanit dhe panxharsheqerit)
1680 deri në vitet e vona të XIX kalon Barbuda në duart e familjes Codrington
XIX. heqja e skllavërisë solli ngadalësim në zhvillimin ekonomik
1870 Antigua dhe Barbuda bashkohen
1956 Antigua dhe Barbuda bashkohen në koloni vetëqeverisëse
1958 deri 1962 Provinca e federatës së perëndimit indian
nga 1967 autonomi e brendshme e plotë – politika e jashtme e udhëhequr nga Mbretëresha e Britanisë
maj 1968 anëtare e Shoqëatës së Tregëtsë së Lirë të Karaibeve (Caribbean Free Trade Association) (CARIFTA)
1 nëntor 1981 Pavarësia nga Britania e Madhe
Politika
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Antigua dhe Barbuda ka në sistem dy dhomash: dhoma e të deleguarve dhe Senatin si dhomë e lartë.
Ushtria përbëhet nga 150 Ushtarë dhe një marinë prej 25 ushtarësh (2 barka të shpejta). SHBA përkujdesen për sigurinë kombëtare me dy bazat ushtarake të marrura me qira.
Njësit territoriale
Artikulli kryesor : Njësit territoriale
Ishulli Antigua ndahet në 6-të njësi territoriale të quajtura parishe
Ndësa ishulli Barbuda si dhe toka e ishullit të pa banuar Redonda kanë një status të veqatë.
Gjeografia
Artikulli kryesor : Gjeografia e Antiguas dhe Barbudës
Vendi përpos Antiguas (280 km2) përbëhet edhe nga dy ishuj: Barbuda (161 km2) dhe Redonda (1 km2) në jug-perëndim të vendit. Tërësisht vendi ka një sipërfaqe prej 442 km2.
Në pjesën veri-perëndimore të vendit në një ngushticë të ishullit ndodhet kryeqyteti Saint John's
Vendi është i njohur si eksportues i sheqerit, rumit dhe mëndafshit si dhe për krijimtarinë e objekteve artistike dhe tekstile. Po ashtu qytet është interesant edhe për udhëtimet e largëta , me disa objekte turistike si p.sh Pallati i gjyqit (1747), ruina Fort James (1703) si dhe katedralja Saint-John's (1834). Pas vitit 1632 këtu janë ardhur kolonizatorë e parë anglezë nga Saint Kitts dhe Nevis. Prej 1663 në Saint John's filluan të vijnë edhe kolonizatorë nga Anglia. Që nga shekulli XVIII qyteti ishte qendra e flotës mbretërore britanike në Antile. Më 1981 Saint John's bëhet edhe kryeqytet i shtetit të pavarur Antigua dheBarbuda
Përderisa ishulli Redonda është krijesë e vullkaneve, Antigua dhe Barbuda përbëhen nga guri i gëlqerorë. Vetëm në jug-përendem të Antiguas mund të hasen aty këtu gur vullkanesh. Në këtë pjesë edhe lartësia më e madhe e vendit, Boggy Peak me 405 m mbi lartësinë mbidetare.
Klima është topike, me kohërreshjet nga maji deri në nëntor. Në krahasim me vendet tjera të Karibit, është vend i thatë me një mesatare të reshjeve prej 900 milimetra brenda vitit.
Ekonomia
Artikulli kryesor : Ekonomia e Antiguas dhe Barbudës
Demografia
Artikulli kryesor : Demografia e Antiguas dhe Barbudës
Gjuhët më të përhapura janë anglishtja dhe një gjuhë e bazuar në këtë e quajtur Gjuha Kreole.
Nga pikëpamja etnike, shumica e popullsisë përbëhet nga (91%) afrikanët e zi dhe një pjesë e vogël e përzier evropiane dhe azate.
Sipas religjionit:
74% protestantë
11% katolikë
1% dëshmitar të Jehovës
4% të tjerë
Kultura
Artikulli kryesor : Kultura e Antiguas dhe Barbudës
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi - *Departamenti i turizmit
Qeveria - *Antiguagov
Kryetari
Parlamenti
Ministria
Lidhje të jashtme
Harata e Antigua dhe Barbuda
Library of Congress Portals on the World - Antigua and Barbuda
CIA - The World Factbook -- Antigua and Barbuda
Qeveria e Antigua dhe Barbuda ne internet
Shtete të Karaibet |
2259 | Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azinë Perëndimore. Arabia Saudite ndodhet në Gadishullin Arabik. Me një sipërfaqe toke përafërsisht 2,150,000 km2, Arabia Saudite është gjeografikisht shteti më i madh sovran në Azinë Perëndimore, i dyti për nga madhësia në botën arabe (pas Algjerisë), i pesti për nga madhësia në Azi dhe i 12-ti për nga madhësia në botë. Arabia Saudite kufizohet me Irakun, Jordanin, Kuvajtin, Omanin, Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin; ndahet nga Egjipti dhe Izraeli nga Gjiri i Akabes. ËshtË i vetmi shtet i cili ka dalje në Detin e Kuq, dhe në Gjirin Persik dhe pjesa më e madhe e terrenit të saj përbëhet nga shkretëtira e thatë, ultësira dhe malet. Që nga tetori 2018, ekonomia saudite ishte më e madhja në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhja në botë. Arabia Saudite gjithashtu ka një nga popullsitë më të reja në botë: 50 përqind e 33.4 milion njerëzve janë nën 25 vjeç. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe si vendlindje e fesë islame.
Zona e Arabisë Saudite të sotme më parë përbëhej nga kryesisht katër rajone të dallueshme: Hixhazi, Nexhdi dhe pjesë të Arabisë Lindore (Al-Ahsa) dhe Arabisë Jugore ('Asir). Mbretëria e Arabisë Saudite u themelua në vitin 1932 nga Ibn Saudi. Ai bashkoi të katër rajonet në një shtet të vetëm përmes një serie pushtimesh duke filluar në vitin 1902 me kapjen e Riadit, shtëpisë stërgjyshore të familjes së tij, Shtëpisë së Saudit. Arabia Saudite që atëherë ka qenë një monarki absolute totalitare, në të vërtetë një diktaturë e trashëgueshme e qeverisur përgjatë vijave islamike. Arabia Saudite ndonjëherë quhet "Toka e Dy Xhamive të Shenjta" në lidhje me Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) dhe Xhaminë e Profetit (në Medinë), dy vendet më të shenjta në Islam. Gjuha zyrtare e shtetit është arabishtja.
Historia
Nga të dhënat e historisë kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët. Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamed në shekullin e VII-të. Myslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.
Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rëndësinë politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen Reformuese Islamike Vehabistet që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emiri Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti. Trupat e djalit të Saudit (Abdullah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexhd u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të Perandorisë Osmane.
Emiri ibn Saudi (sundoi nga viti 1902) që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e Perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemitëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta.
Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.
Politika
Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Salman Bin Abdul Azis i cili ka edhe funksionin e kryeministrit. Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretë, të gjithë nga familja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.
Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga 1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara në Sheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe në Kuran dhe “Synet”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësishtë .
Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ShBA-të të cilat janë ftohur paksa pas sulmeve të 11 shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet bashkëpunuese në dy luftuat e Gjirit Persik.
Mbretërit e Arabisë Saudite
Abdulaziz Al Saudi, (22 shtator 1932 - 9 nëntor 1953)
Saud bin Abdulaziz Al Saudi, (9 nëntor 1953 - 2 nëntor 1964)
Feisal bin Abdulaziz Al Saudi, (2 nëntor 1964 - 25 mars 1975)
Halid bin Abdulaziz Al Saudi, (25 mars 1975 - 13 qershor 1982)
Fehd bin Abdulaziz Al Saudi, (13 qershor 1985 - 1 gusht 2005)
Abdullah bin Abdulaziz Al Saudi, (1 gusht 2005 - 23 janar 2015)
Selman ibn Abdulaziz Al Saudi, (23 janar 2015-?)
Njësitë territoriale
Arabia Saudite ka 13 njësi territoriale (mintaqat, njëjës - mintaqah).
Al Bahah
Al Hudud ash Shamaliyah
Al Jawf
Al Madinah
Al Gassim
Ar Riyad
Ash Sharqiyah
'Asir
Ha'il
Jizan
Makkah
Najran
Tabuk
Gjeografia
Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshinë afro 80% të Gadishullit Arabik. Asnjë shtet i këtij rajoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli Arabik është i ngjashëm me kontinentin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli Arabik ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë.
Në aspektin reliever, Arabinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme: çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit. Dhe eshte shteti i vetem qe nuk ekzistojne lumenjte .
Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihetshkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës.
Ekonomia
Që nga tetori 2018, Arabia Saudite është ekonomia më e madhe në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhe në botë. Arabia Saudite ka rezervat e dyta më të mëdha të naftës në botë dhe është eksportuesi më i madh i naftës. Ai gjithashtu ka rezervat e pestë më të mëdha të provuara të gazit natyror. Arabia Saudite konsiderohet si një “superfuqi energjetike”. Ajo ka vlerën e tretë më të lartë të vlerësuar të burimeve natyrore, vlerësuar në 34.4 trilionë dollarë në vitin 2016. Ekonomia e komandës së Arabisë Saudite është e bazuar në naftë; afërsisht 63% e të ardhurave të buxhetit dhe 67% e fitimeve nga eksporti vijnë nga industria e naftës. Ajo varet fuqimisht nga punëtorët e huaj me rreth 80% të të punësuarve në sektorin privat që janë jo-sauditë. Sfidat ndaj ekonomisë saudite përfshijnë ndalimin ose kthimin e rënies së të ardhurave për kokë banori, përmirësimin e arsimit për të përgatitur të rinjtë për fuqinë punëtore dhe sigurimin e tyre me punësim, diversifikimin e ekonomisë, stimulimin e sektorit privat dhe ndërtimin e shtëpive dhe zvogëlimin e korrupsionit dhe pabarazisë.
Industria e naftës përbën rreth 45% të produktit të brendshëm bruto nominal të Arabisë Saudite, krahasuar me 40% nga sektori privat. Arabia Saudite zyrtarisht ka rreth 260 miliardë fuçi rezerva nafte, që përbëjnë rreth një të pestën e rezervave të naftës totale të provuara në botë.
Demografia
Kultura
Arabia Saudite ka qëndrime dhe tradita shekullore, shpesh rrjedhin nga civilizimi arab. Faktorët kryesorë që ndikojnë në kulturën e Arabisë Saudite janë trashëgimia islame dhe traditat beduine, si dhe roli i saj historik si një qendër e lashtë tregtare.
Lidhje të jashtme
Amnesty International: Saudi Arabia, End Secrecy, End Suffering
Arabia Saudite Turizmi (en)
Shënimet
Referime
Mbretëritë
Anëtarë të Ligës Arabe
Anëtarë të Kombeve të Bashkuara
Shtete në Lindjen e Mesme
Shtete në Lindjen e Afërt
Shtete në Azi |
2260 | Argentina, zyrtarisht Republika Argjentine (Spanjisht: República Argentina), është një republikë federale që ndodhet në juglindje të Amerikës së Jugut. Ajo kufizohet nga Bolivia dhe Paraguai në veri, Brazili në verilindje, Uruguai dhe Oqeani Atlantik në lindje, Kili në perëndim dhe Ngushtica e Drakes në jug.
Me një sipërfaqe prej 2.780.400 km², Argjentina është vendi i tetë më i madh në botë, i dyti i madh në Amerikën Latine, dhe më i madhi shtet spanjisht-folës. Argjentina pretendon sovranitetin mbi pjesë të Antarktidës, Ishujt Falkland (spanjisht: Islas Malvinas), Ishujt Gjeorgjia Jugore dhe Sanduiçi jugor. Vendi është i ndarë në njëzet e tre provinca dhe një qytet autonom, Buenos Aires, i cili është kryeqyteti federal i vendit, siç u vendos nga Kongresi. Provincat dhe kryeqyteti kanë kushtetutat e tyre, por ekzistojnë nën një sistem federal.
Prania e hershme e regjistruar e njerëzimit në zonën e sotme të Argjentinës daton që në periudhën paleolitike. Vendi i ka rrënjët e tij në kolonizimin spanjoll të rajonit gjatë shekullit të 16-të. Argentina rrit si shtet pasardhës i nënmbretërisë Rio de la Plata, një nënmbretëri spanjolle e përtej detit themeluar në vitin 1776. Deklarata dhe lufa për pavarësi (1810-1818), u pasua nga një luftë civile e gjatë që zgjati deri në vitin 1861, duke arritur kulmin në riorganizimin e vendit si një federatë e krahinave me Buenos Aires si kryeqytetin e tij. Vendi gëzoi pas kësaj një paqe dhe stabilitet relativ, me valë masive të emigracionit evropian duke riformësuar radikalisht pamjen e saj kulturore dhe demografike. Rritja pothuajse-pashembullt në prosperitet e bëri Argjentinën vendin e shtatë më të pasur, e të zhvilluar në botë në fillim të shekullit të 20-të.
Pas vitit 1930 Argentina ra në paqëndrueshmëri politike dhe kriza periodike ekonomike që e cuan atë në moszhvillim, edhe pse ajo mbeti ndër pesëmbëdhjetë vendet më të pasura deri në mesin e shekullit të 20-të. Argentina ruan statusin e saj historik si një fuqi e mesme në çështjet ndërkombëtare, dhe është një fuqi rajonale shquar në Amerikën Latine.
Argjentina ka ekonominë e dytë më të madhe në Amerikën e Jugut, të tretën më të madhe në Amerikën Latine dhe është anëtare e Grupi-15 (G-15) dhe Grupit-20 (G-20) të ekonomive më të mëdha. Ajo është gjithashtu anëtare themeluese e Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Tregtisë, Mercosur-it, Unionit të Kombeve të Amerikës së Jugut, Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve dhe të Organizatës së Shteteve Ibero-Amerikane. Ajo është vendi me Indeksin e lartë Zhvillimit Njerëzor në Amerikën Latine me një vlerësim të "shumë i lartë". Për shkak të stabilitetit, madhësinë e saj të tregut dhe rritjes së sektorit të teknologjisë së lartë, Argentina klasifikohet si ekonomi me të ardhura të larta.
Emri dhe Etimologjia
Emri "Argentina" rrjedh nga latinishtja argentum( "argjend", sanjisht "plata"), një emër i lidhur me legjendën e maleve të argjendta, e përhapur gjerësisht ndër eksploruesit e parë europiane të Ultësirës La Plata.
Përdorimi i parë i shkruar i emrit mund të gjurmohent në La Argentina, një poemë e vitit 1602 nga Martín del Barco Centenera që përshkruan rajonin dhe themelimin e Buenos Airesit. Edhe pse "Argjentina" ishte tashmë në përdorim të zakomshëm, deri në shekullin e 18-të, vendi quhej zyrtarisht "Nënmbretëria e Rio de la Platës" nga Perandoria spanjolle, dhe "Provincat e Bashkuara të Rio de la Platës" pas pavarësisë.
Kushtetuta e vitit 1826 përfshiu përdorimin e parë të emrit "Republika Argentine" në dokumente ligjore. Emri "Konfederata Argjentine" përdorej gjithashtu zakonisht dhe u formalizua në Kushtetutën e Argjentinës të vitit 1853. Në vitin 1860 një dekret presidencial përcaktoi emrin e vendit si "Republika Argjentine", dhe amendamenti kushtetues i atij viti vendosi të gjithë emrat që nga viti 1810 si të ligjshëm.
Historia
Argjentina e sotme ka qenë pjesë e administruar nga Nën-Mbretëria Peruane, e cila administronte territorin e Amerikës jugore me përjashtim të tokave nën sundimin e portugezëve. Në vitin 1776 krijohet Nën-Mbretëria e Rio de la Platës me kryeqendrën në Buenos Aires, e cila administronte përveç Argjentinës së sotme edhe Bolivinë, Paraguajin dhe Uruguajin.
Revolucioni i majit filloi Luftën e Argjentinës për Pavarësi midis patriotëve dhe monarkistëve. Junta e Parë, qeveria e re në Buenos Aires, i dërgoi fushata ushtarake në Kordova, Perunë e Sipërme dhe Paraguaj, dhe mbështeti kryengritjet në Banda Orientale. Fushatat ushtarake u thyen dhe Brazili kolonial mbështeti monarkistët në Montevideo, duke e detyruar Buenos Airesin të nënshkruajë një armëpushim. Paraguaji qëndroi neutral gjatë pjesës së mbetur të konfliktit, Peruja e Sipërme mposhti fushatat e mëtejshme ushtarake, dhe Banda Orientale u pushtua nga William Brown gjatë ripërtëritjes së armiqësive. Organizimi kombëtar, si nën një qeveri të centralizuar të vendosur në Buenos Aires, ose si një federatë, filloi gjithashtu Luftën Civile të Argjentinës, me konfliktet e Buenos Aires dhe José Gervasio Artigas.
Deklarata e Pavarësisë Argjentinase është lëshuar nga Kongresi i Tucumán-it në 1816. Martín Miguel de Guemes i mbajti monarkistët në gji në veri, ndërsa José de San Martín bëri Kalimin e Andeve, duke siguruar pavarësinë e Kilisë. Me Marinën kiliane në dispozicion të tij ai pastaj filloi luftën në fortesën mbretërore të Limës.
Beteja e Cepedës e 1820-ës, e zhvilluar midis Centralistëve dhe Federalistëve, rezultoi në fundin e autoritetit të centralizuar kombëtar dhe ka krijoi një vakuum të pushtetit. Një kushtetutë e re u miratua në 1826, gjatë Luftës me Brazilin, dhe Bernardino Rivadavia u emërua President i parë i Argjentinës. Kjo kushtetutë u refuzua shpejt nga provincat, për shkak të paragjykimeve të saj centraliste, dhe Rivadavia dha dorëheqjen menjëherë pas kësaj. Guvernatori i ri Manuel Dorrego u rrëzua dhe u ekzekutua nga Juan Lavalle, gjë që keqësoi luftën civile. Juan Manuel de Rosas, i cili ishte deri më tani një kauboj i thjeshtë, organizoi rezistencën kundër Lavalle dhe restauroi autoritetet e rrëzuara. Krahinat u riorganizuan pastaj vetë si Konfederata e Argjentinës, një konfederatë të lirshme e krahinave që u mungonte një kryetar të përbashkët të shtetit. Në vend të kësaj ata deleguan disa kompetenca të rëndësishme për guvernatorin e Provincës Buenos Aires, të tilla si pagesa e borxhit ose menaxhimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Juan Manuel de Rosas sundoi nga 1829 deri në 1832, dhe nga 1835 deri në 1852. Gjatë mandatit të tij të parë ai thirri paktin Federal dhe mundi Ligën Unitariane. Ai u përball me disa sulme unitariane dhe një gjendje të vazhdueshme lufte, duke përfshirë një bllokadë franceze 1838-1840, Luftën e Konfederatës në veri, një bllokadë anglo-franceze (1845-1850), dhe revoltën e krahinës Corrientes. Rosas mbeti i pamposhtur në këtë seri të konflikteve dhe parandaloi humbje të mëtejshme të territorit kombëtar. Refuzimin e tij për miratimin e një kushtetute kombëtare, në bazë të paktit Federal, bëri që guvernatori i Entre Rios, Justo José de Urquiza të kthehet kundër Rosas. Ai e mundi atë në betejën e Caseros, duke e detyruar atë të shkojë në mërgim. Marrëveshja e San Nicolás pasoi, dhe më pas u shpall Kushtetuta e Argjentinës më 1853. Duke e refuzuar atë, Buenos Aires u shkëput nga Konfederata dhe u bë shteti i Buenos Aires. Lufta midis tyre zgjati gati një dekadë, dhe përfundoi me fitoren e Buenos Aires në betejën e Pavonit.
Buenos Aires iu bashkua Konfederatës, dhe Bartolomé Mitre u zgjodh presidenti i parë i vendit të bashkuar në 1862. Mitre filloi fushatat ushtarake kundër dy federalëve të mbetur në Argjentinë, të bardhët nga Uruguaji, dhe Paraguaji. Lufta e Aleancës së Trefishtë, në aleancë me Uruguajin dhe Brazilin, la mbi 300,000 të vdekur dhe shkatërroi Paraguajin. Në pamundësi për të ndikuar zgjedhjet e presidentëve të mëvonshme, Domingo Faustino Sarmiento dhe Nicolás Avellaneda u zgjodhën pas tij. Megjithëse ishin unitarianë, ata nuk ishin nga Buenos Aires dhe kishin konflikte me të. Mitre u përpoq dy herë të shkëpuste Buenos Aires nga vendi përsëri, por dështoi. Avellaneda propozoi federalizimin e Buenos Aires, dhe selia e qeverisë kombëtare u zhvendos përkohësisht në Belgrano (e cila nuk ishte pjesë e Buenos Aires deri atëherë). Konflikti ushtarak përfundoi me fitoren e ushtrisë kombëtare dhe federalizimin e qytetit.
Pas 1875 një valë e investimeve të huaja dhe emigracioni nga Evropa çoi në forcimin e një shteti koheziv, zhvillimin e bujqësisë moderne dhe në një rizhvillim të shoqërisë dhe ekonomisë argjentinase. Sundimi i ligjit u konsolidua, në masë të madhe, nga Dalmacio Vélez Sársfield, Kodi Tregëtar i 1860-ës i të cilit dhe Kodit Civil i 1869-ës hodhi themelet për ligjet statutore Argjentinës. Fushata ushtarake e gjeneral Julio Argentino Roca në 1870 krijoi dominimin e Argjentinës mbi Pampas jugore dhe Patagoninë, nënshtruar popujt e mbetur vendas, dhe e la 1,300 indigjenë të vdekur.
Koha gjatë viteve 1880-1912 përshkruhet nga migrimi i emigrantëve të dominuar nga spanjollët dhe italianët të cilët vendoseshin në qytete dhe në të ashtuquajturat "koloni".
Në vitin 1893 filloi konflikti me Kilin, pasi rajoni në Bolivi, i quajtur Puna de Atacama, iu bashkëngjit Argjentinës.
Brenda viteve 1912 dhe 1946 bëhet disa herë ndërrimi në mes të qeverive demokratike dhe diktatorëve. Para së gjithash vitet e ’30 të këtij shekullit mbahen mend si vitet e mëdha (spanjisht: década infame).
Gjatë Luftës së Dytë Botërore zyrtarisht Argjentina ishte neutrale. Gjatë luftës Argjentina ishte caku i emigrantëve evropianë.
Në vitin 1978 krijohet gjendja kritike e konfliktit të armatosur në mes të Argjentinës dhe Kilisë. Shkak i këtij acarimi ishin ishujt Lemox, Picton dhe Nueva në kanalin Beagle në të cilat mendohej se kanë rezerva të naftës. Konflikti përfundonë me një marrëveshje mbi kufinjët të propozuar nga Vatikani më 16 dhjetor 1988.
Në prill të 1982-së shefi i "jutes", Leopoldo Galtieri e shtinë Argjentinën në konflikt të armatosur me Britaninë e Madhe. Lufta filloi për shkak të ishujve në lindje të Argjentinës (Islas Malvinas) të cilat sipas kushtetutës së Argjentinës ishin pjesë e federatës por që administroheshin nga Britanikët. Zbarkimit të trupave argjentinase britanikët ju kundërpërgjigjën me një sulm në ajër, det dhe tokë. Pas sulmit të britanikëve më datën 14 korrik 1982, forcat argjentinase në ishuj kapitullojnë.
Gjatë viteve 1998 dhe 2002 vendin e përshkruan një krizë e rrëndë ekonomike me një rënje prej 20 % të zhvillimit ekonomik.
Gjeografia
Argjentina është shtet i Amerikës Latine. Ajo në lindje ka kufi ujor, ndërsa në verilindje, në veri dhe perëndim, ka kufi tokësor. Ajo ka shtrirje meridionale. Gjatësia veri-jug e saj është 3,700 kilometra. Argjentina zë pjësën më të madhe të rajonit të Pampës. Vendi është shteti i dytë me sipërfaqe më të madhe në Amerikën Latine.
Relievi i Argjentinës cilësohet me disa tërësi të mëdha natyrore:
Grand Çako
Pampa
Rrafshnalta e Patagonisë
Andet
Ekonomia
Minerale të çmuara në Argjentinë ndodhen vetëm në sasi të vogla si ar, argjend, zink, hekur, bakër, plumb etj. Gjithashtu të rrëndësishme për ekonominë argjentinase janë edhe lëndet djegëse dhe gazët nëntokësore.
Prodhimet kryesore të bujqësisë janë drithërat, soja, luledjelli dhe frutat.
Eksporti është kryesisht i dominuar nga produktet bujqësore. 31 % e eksportit përbëhet nga prodhimet e përpunuara bujqësore, 25 % janë lëndet e para, 25 % janë prodhime industriale dhe 18 % janë lënde djegëse.
Infrastruktura
Në krahasim me shtetet e tjera të Amerikës Latine, Argjentina ka transport shumë të zhvilluar. Shquhet me transportin hekurudhor, automobilistik, lumor, detar dhe ajror.
Lidhjet e jashtme
La Nación, "Nacioni", gazetë konservative.
InfoBae, gazetë liberale.
Buenos Aires Herald, gazetë.
Argentinisches Tageblatt, gazetë.
Ministritë e Argjentinës
A
A |
2261 | Armenia (armenisht: Հայաստան Hajastan) është vend në jug të Kaukazit, në mesë të Detit Zi dhe Detit Kaspik. Vendi thirret Republika e Armenisë. Mbretëria e Armenisë u krijua në shekullin e 6-të para erës sonë, pas rënies së Urartu.
Historia
Artikulli kryesor : Historia e Armenisë
Rreth viteve 850 deri 600 p.e.s, në këtë pjesë shtrihej Mbretëria e Uratur-it. Diku rreth viteve 518, Armenia është pjesë e perandorisë Perse nga e cila në luftërat e Lekës së Madh kundër persëve bije nën perandorin e tij.
Dinastia e Artahide e shndërron Armenin e madhe në një Mbretëri të pavarur. Kulmi i kësaj mbretërie arrin rreth viteve 95 – 55 p.e.s kur edhe mbretëria armene bie nën të madhin Tigran i cili e pagëzoi vetën Mbretë i mbretërve. Aleanca e tij me Mithridatët e Pontos e sjellë atë në konflikt me Romakët, lartmadhërinë e të cilëve në fund ai duhet ta pranojë.
Në Mesopotami dhe Iran gjatë kësaj kohe, Parenthët ja arrijnë të vendosin familjet e tyre në udhëheqje të cilat Romakët në vitin 66 i pranojnë si prirës të këtyre vendeve.
Gjatë viteve 252-297 Sasanidët ja arrijnë që Armeninë e madhe ta kontrollojnë tërësisht. Pas fitores së Diokletianit kundër Sasamidëve më 297, armenëve ju desh të lëshonin udhëheqjen . Trdat III nga familja e Arsakidëve largoi klerikun krishterë që kishte lëshuar rrënjë nga viti 301 në Armeni. Kështu Armenia ishte shteti i parë krishterë në botë. Në vitin 301 religjioni krishteri ishte shpallur si religjion shtetërorë.
Në vitin 387 Roma dhe Persia ndajnë tokat e mbretërisë së Sasaidëve ndërmjet veti. Edhe për kundër ndarjes kultura krishtere zhvillohet edhe më tej. Kjo posaçërisht vërehet pas krijimit të alfabetit vetjakë nga Mesrob Masthoc në vitin 405.
Përderisa Sasanidët nën udhëheqjen e Jazdegerdit II provuan që religjionin zoroastikë të fusin si religjion shtetërorë në Armeni, vije deri te një kryengritje e Armenëve e cila shëndrrohet në një luftë të gjatë të udhëhequr nga kaçakët. Kjo luftë përfundon me pranimin e klerikut krishterë në vitin 484.
Në shekullin e VI, Armenia është një arenë luftimesh mes të Bizantit dhe Sasidëve. Nga 591 deri rreth viteve 640-ta Bizanti ja arrin të fusë nën kontroll pjesën më të madhe të Armenisë së madhe. Në të vërtet këto suksese të Bizantinëve përcjellën me kryengritje të shpeshta të parisë Armene.
Pas disa ndërrimeve të shpeshta në mes të arabëve dhe Bizantinëve, më në fund sundon hilafeti rreth viteve 700. Në shekullin VIII-IX vije deri te kryengritjet e shumta të parisë Armene e cila ndërron familjen udhëheqëse nga Mamikonët në Bagratunët të cilët kishin edhe toka në Gjeorgji dhe kishin shtrirë ndikimin e tyre edhe në këtë pjesë.
Pas dobësimit të hilafetit 885/886, Ashoti I ja arrin që të krijojë një mbretëri Armene e cila pranohej si nga hilafeti po ashtu edhe nga perandori i Bizantit. Ashoti II (915-928) ja arrin që luftimet për liri ti sjell në përfundim.
Në pjesën e dytë të shekullit XI, mbretëria fillon të shembet nga luftërat e brendshme. Prirësi i fundit mbytet nga bizantinët. Pas kësaj të ikurit armenë krijojnë në Kiliki në vitin 1080 një principatë të pavarur nën udhëheqjen e Rubenidëve. Këta bien në aleancë me pjesëtarë të kryqëzatës kundër Bizantit dhe turqve. Më 1342 mbretëria bie nën sundimin e katolikët të Qipros, mirëpo pas një kohe të shkurt bije nën Mamlukët e Egjiptit e pastaj nën perandorin Osmane.
Në vitin 1828 pjesa veriore e Armenisë bie nën sundimin rusë dhe pas krijimit të Bashkimit Sovjetik themelohet Republika e armenëve (1920)
Xhonturqit e ardhur në fuqi më 1908, ndërmarrin më 24 Prill 1915 një aksion për arrestimin, deportimin, dhe gjenocidin e intelektualëve dhe popullsisë armene - gjenocidin armene.
Më 1990 Parlamenti i Armenisë voton për shkëputje nga Bashkimi Sovjetik dhe në vitin 1991 i bashkohet Bashkësisë së Shteteve të Pavarur. Pjesa jugore e vendeve të Armenisë së vjetër gjendet nën administrimin e Turqisë.
Politika
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Armenia është një shtet unitar, shumëpartiak, demokratik me një trashëgimi të lashtë kulturore. Një republikë ish-Bashkimit Sovjetik, Armenia është një demokraci në zhvillim dhe në vitin 2011 kishte negociuar me Bashkimin Evropian për t'u bërë një partner i asociuar. Ligjërisht, ajo ka të drejtë të konsiderohet si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian me kusht që ajo i plotëson standardet dhe kriteret e domosdoshme, edhe pse zyrtarisht një plan i tillë nuk ekziston në Bruksel. Megjithatë, Qeveria e Armenisë ka ndërmend të bashkohet me Bashkimin Doganor e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë dhe të bëhet një anëtar përfundimtar i Bashkimit propozuar euroaziatike.
Njësit administrative
Armenia ndahet në dhjetë njësi të quajtura marzes (regjione, njëjës marz) dhe qytetin e Yerevan-ës. Secila nga 10 njësitë veçmas ka marzpet (marz - guvernatorë) të lidhur me qeverin qendrore të Armenisë.
Gjeografia
Artikulli kryesor : Gjeografia e Armenisë
Armenia është një vend malor në rajonin e Kaukazit të Jugut të Euroazisë. E vendosur në udhëkryqin e Azinë Perëndimore dhe Evropën Lindore, ajo kufizohet me Turqinë në perëndim, Gjeorgjinë në veri, Republikën de facto e pavarur të Nagorno-Karabak, Azerbajxhaninë në lindje dhe në jug (Nahçivan i Azerbaixhanit), dhe Iraninë në jug.
Ekonomia
Artikulli kryesor : Ekonomia e Armenisë
Demografia
Artikulli kryesor : Demografia e Armenisë
Armenët kanë alfabetin e vetë e shpikur nga shejnte Mesrop Mashtotsi në 405 pas Krishtit. Format e ndryshme të këtij alfabetit formuan më vonë në Kaukaz, si për shembull, Alfabeti Gjeorgjian.
Kultura
Artikulli kryesor : Kultura e Armenisë
Armenia u bë shteti i parë në botë që të miratojë krishterimin si fe shtetërore të saj , në vitet e hershme të shekullit të 4-të (data tradicionalisht vërtetuar është viti 301) Republika e Armenisë moderne e pranon Kishën Apostolike Armene si kisha më e vjetër kombëtare në botë
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi
Qeveria
Kryetari
Parlamenti
Ministria - http://www.armeniaforeignministry.com/
Shiko dhe këtë
Lidhje të jashtme
Armenica.org
CIA - The World Factbook -- Armenia
Portali Armeninsë në Evropë (anglisht dhe gjermanisht)
Extensive Armenia info and links
The History of the Ancient Near East
Armenianhistory.info
Armenian Ministry of Foreign Affairs
Library of Congress Portals on the World - Armenia
Armenia's brain drain
Armenia Pictures
Project Communis: blogging from Armenia
Caucaz.com : Weekly online publishing articles and reports about Armenia and South Caucasus. Available in English and French
Referime
Shtete në Azi |
2262 | Australia zyrtarisht Komonuelthi i Australisë është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.
Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.
Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese. Federata përbëhet nga gjashtë shtete dhe disa territore.Popullsia shumë e urbanizuar dhe është përqendruar kryesisht në shtetet lindore.
Historia
Fillimi i krijimeve të vendbanimeve në Australi saktësisht ende nuk dihet. Gjurmët e vendbanimeve gjenden edhe para 120 000 viteve. Aborgjinët jetojnë aty së paku që 50 000 deri 60 000 vite dhe më këtë i takojnë kulturës më të vjetër në botë.
Edhe përkundër pozitës së izoluar të kontinentit, popullata Aborgjinase ka pasur kontakt me kulturat tjera. Ky komunikim me të tjerët llogaritët të jetë ndërprerë diku para 6 000 viteve kur vendkalimi tokësorë në Guinenë e Re është vërshuar nga oqeani.
Me krijimin e ishujve Torres Srait para 1000 viteve komunikimi me kulturat tjera është rimëkëmbur. Po ashtu edhe tregtarët indian dhe kinez duket të kenë tregtuar në veri të Australisë sikurse edhe peshkatarët e Indonezisë.
Ndikimi i këtyre vizitorëve mund të shihet në vizatime të ndryshme në shpella në veri të Australisë. Dëshmi tjetër për këtë është edhe Dingo që si duket është krijuar diku para 6 000 viteve nga detarët e Azisë jugore.
Evropianët në Terra australis
Që në kohërat e vjetra nga të diturit flitej për ekzistencën e një kontinenti në jug. Shpesh kjo përdorej si një mefshtësi e kohës “toka e jugut” (lat. Terra australis). Kur Marco Polo u kthye nga Kina në Venedik, ai fliste për një tokë të pasur në arinj e guacka që gjendej prapa (në jug) ishujve Java. Në shekullin XVI dhe XVII si duket detarët portugezë, francezë dhe spanjollë arrin të zbarkojnë në bregdetin e Australisë dhe të futen në brendinë e saj.
Mirëpo, sipas shkrimeve gjermane zbulimin i kepit Cape York Peninsula nga holandezi Willem Jansz në vitin 1606 merret si zbulimi i Australisë. Në vitin 1629 u ankorua anija tregtare “Batavia” e kompanisë holandeze në bregdetin perëndimorë të Australisë. Kapiteni i anijes Francisco Pelsaert kësaj nuk i kishte dhënë ndonjë rëndësi të veçantë.
Ndërsa në vitin 1642 e njëjta kompani vendosi të vëzhgoi kontinentin me në mënyrë të planifikuar. Në bazë të këtej projekti Abel Tasman zbuloi Tasmaninë e sotshme. Një ekip tjetër nën udhëheqjen e Willem de Vlamingh filloi të krijojë hartën e bregdetit perëndimorë. Pasi që natyra e kësaj pjese dukej e thatë dhe jo pjellëshme, holandezët nuk kishin ndonjë interesim për kolonizimin e Australisë.
Tasmni futi në jetë emërtimin ”Holanda e re” më 1644. Ky emërtim përdorej në Evropë deri në vitin 1824 kur britanikët i dhanë emrin e tanishëm.
Kolonizatorët britanik
Në prill apo maj të 1770-ës, kapiteni James Cook mbërrin në pjesën e pjellëshme, në bregdetin lindorë dhe e thërriste këtë vend New South Wales si pjesë e mbretërisë britanike. Qëllimi i udhëtimit të tij ishte Terra Australis, që sipas teorisë së kësaj kohe duhej të ishte si kundërpeshë e sipërfaqes së tokës që gjendet në veri rruzullit.
Pas pavarësisë së ShBA-ve nga Britania e Madhe, qeveria britanike filloi të gjurmoj mundësi të reja për krijimin e kolonive ku dërgonte të burgosurit. Më këtë qëllim më 26 janar 1788 nën komandën e kapitenit Arthur Phillip, zbarkojnë 11 anije të Flotës së parë (First Fleet) të mbushura me kolonizatorë dhe të burgosur në portin Port Jackson. Vendbanimi i ri u pagëzua Sydney sipas Viscount Sydney-it, kryetari i zyrtarëve të kolonizimit. Deri në vitin 1868 në Sydney u sollën 160 000 të burgosur. Ndërsa gjatë viteve 1801-1803 Matew Flinders arrin lundrimin përgjatë tërë bregdetit të kontinentit.
Të burgosurit britanik në Terra australis
Në vitin 1792 një ekip franceze ndërmerr një ekspeditë hulumtimi të mundësisë së kolonizimit në Tasmani. Kjo i shtyri britanikët që edhe këtu të krijojnë sa më parë një koloni me të burgosur. Gjë që edhe e bënë në vitin 1803 duke themeluar Risdon Cover në lumin Derwent dhe koloninë George Town në lumin Tamar. Ndërsa më 1825-ën kolonia e atëhershme Van-Diemen's-Land deklarohet si e pavarur.
Në vitin 1824 themelohet kolonia e re me të burgosur në lumin Brisbane. Pas migrimit të kolonizatorëve të ndryshëm në pjesët e brendshme të pjellëshme të veriut, kolonia në vitin 1842, vendosë dhënien e tokave edhe për emigrantët. Më 1859 deklarohet Queensland si koloni e pavarur nga New South Wales-i.
Më 1835 tregtarët nga Tasmania marrin nga Aborgjinët 240 000 hektarë dhe themelojnë portin Port Phillip. Edhe pse kjo tregti ishte ilegale nën presionin e rritjes së numrit të emigrantëve kryesia e kolonizimit e lëshon këtë tokë si të lirë për kolonizim. Më 1851 kolonia Victoria ndahet zyrtarisht nga New South Wales-i.
Kolonia New South Wales merr tërë pjesën lindore të kontinentit, çereku i tokës në perëndim edhe më tutje mbetet si Holanda e Re dhe nuk ishte ende nën aspiratat e britanikëve. Për pengimin e kolonizimit të pjesës perëndimore të Australisë nga francezët, britanikët në vitin 1826 themelojnë edhe këtu një vendbanim të quajtur Albany. Kolonia Australia perëndimore u thirr në jetë me themelimin e kolonisë Perth. Edhe pse këtu nuk ishte paraparë dërgimi i të burgosurve, kolonizatorët kërkonin ndërprerjen e kësaj praktike (në vitin 1850) në mënyrë që këta të zëvendësoheshin me fuqi të lirë punëtore.
Australia jugore ishte paraparë po ashtu si koloni pa të burgosur. Sipas rrjedhës së planit të përgatitur nga Edward Gibbon Wakefield për kolonizim sistematike ishte paraparë shitja e tokave kolonizatorëve dhe nga këto fitime të financohej sjellja e kolonizatorëve të rijnë.
1836 themelohet Adelaide dhe po në të njëjtin vit Australia jugore shpallet provincë e Britanisë së Madhe.
Kerkonin ar, themeluan një komb
Në veri-lindje të Melbourne-t më 22 gusht të 1851-ës në Victoria është gjetur ar që e përshkroi euforinë e kolonizatorëve për shumë e shumë vite. Minatorët e minierës në Ballarat në vitin 1854 organizojnë kryengritjen e vetme të armatosur në historinë Australisë. Kryengritësit kërkonin më reforma demokratike, në të vërtetë kryengritja shtypet më 3 dhjetor 1854 nga forcat ushtarake britanike dhe policia vendase.
Rreth viteve 1855-1890 disa koloni marrin të drejtën e të quajturës Responsible Government që ju siguronte një pavarësi më të madhe nga Britania e Madhe. Në fakte Londra edhe më tutje mbante kontrollin mbi sigurinë, tregtinë dhe politikën e jashtme.
Pas një konflikti të ashpër të blegtorëve në vitin 1898 themelohet “Waltzing Matilda” himni nacional i Australisë. Ndër kolonit fillon bashkimi i planifikuar në një shtet.
Bashkimi i Australisë
Më 1 janar 1901 formohet nga kolonitë e pavarura Komonuellthi i Australisë (Commonwealth of Australia). Si kryeqytet i Australisë u vendos të jetë Melbourne. Më 26 shtator 1907 kjo lidhje merr statutin Dominion që i solli pavarësi gati të plotë nga shteti amë.
Më 1911 u themelua Australian Capital Territory për krijimin e kryeqytetit të ri të quajtur Canberra. Mirëpo Melbourne mbeti deri në vitin 1927 selia e qeverisë për shkak të kohës së ndërtimeve të ndërmarra në kryeqytetin e ri. Edhe kolonia e themeluar në vitin 1863 Northern Territory ndahet nga kontrolli i Provincës South Australia dhe i bashkëngjitet lidhjes.
Australia ka qenë dhe është edhe më tej lojale ndaj Londrës. Kështu dhe gjatë luftës së parë po edhe të luftës së dytë botërore e ka ndihmuar Londrën me ushtarë. Shikua nga përqindja e viktimave brenda numrit të banorëve Australia ka përqindjen më të lartë të viktimave. Humbja njësisë ushtarake të Australisë dhe Zelandës Re - Army Corps (ANZAC) në betejën e parë në historinë e tyre në vitin 1915 në Gallipoli për shumë Australian është lindja e kombit.
Në vitin 1931 Perandoria Britanike i jep Australisë edhe statutin Westminister me të cilin statuti Dominion edhe formalisht fito pavarësinë. Mirëpo parlamenti i Australisë e pranoi këtë vitin 1942.
Pas humbjeve të britanikëve në Azi më 1942-ën dhe kërcënimit të invazionit japonez, aktiviteti ushtarak i britanikëve zhvendoset nga Evropa në Australi. Australia mbështeti aleatin e ri të fortë, SHBA-në. Kjo edhe u ratifikua në marrëveshjen ANZUS në vitin 1951.
Pas luftës së dytë botërore, Australia ndiqte një politikë për një popullim të vendit me emigrantë nga Evropa. Pastaj vijnë emigrantë edhe nga Azia dhe pjesë të tjera të botës. Kjo çoi në ndryshimin e demografisë por edhe një katapultim të zhvillimit ekonomik.
Lidhjet përfundimtare kushtetuese ndërmjet Australisë dhe Britanisë së Madhe u keqësuan me kalimin e Aktit të Australisë të 1986, që i jepte fund çdo roli britanik në qeverinë e Shteteve të Australisë, dhe heqjen e mundësisë së ankesave gjyqësore në Këshillin e Kurorës në Londër. Në një referendum në vitin 1999, 55 përqind e votuesve dhe një shumicë në çdo shtet hodhi poshtë një propozim për tu bërë një republikë me një president të emëruar me votën e dy të tretave në të dy dhomat e Parlamentit Australian.
Në vitin 2004 fiton përsëri koalicioni nacional-liberal i kryeministrit John Winston Howard. Krahasuar me gjendjen ekonomike të rruzullit mund të thuhet se në Australi janë kornizat politike për një ekonomi të suksesshme.
Qeveria dhe politika
Australia është një monarki kushtetuese parlamentare federale. Vendi ka ruajtur një sistem politik liberal demokratik të qëndrueshëm sipas kushtetutës së tij, e cila është një nga më të vjetrat në botë. Është gjithashtu një nga federatat më të vjetra në botë, në të cilën pushteti ndahet midis qeverisë federale dhe asaj shtetërore dhe territoriale. Sistemi australian i qeverisjes kombinon elemente që rrjedhin nga sistemet politike të Mbretërisë së Bashkuar (një ekzekutiv i shkrirë, monarki kushtetuese dhe disiplinë e fortë partiake) dhe e Shteteve të Bashkuara (federalizmi, një kushtetutë e shkruar dhe dykameralizëm i fortë me një dhomë të lartë të zgjedhur), së bashku me tipare dalluese indigjene.
Qeveria federale është e ndarë në tre degë:
Legjislativi: Parlamenti dydhomësh, i përbërë nga monarku (i përfaqësuar nga guvernatori i përgjithshëm), Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve;
Ekzekutiv: Këshilli Ekzekutiv Federal, i cili në praktikë u jep fuqi ligjore vendimeve të kabinetit, i përbërë nga kryeministri dhe ministra të tjerë të shtetit të emëruar nga guvernatori i përgjithshëm me këshillën e Parlamentit;
Gjyqësori: Gjykata e Lartë e Australisë dhe gjykata të tjera federale, gjyqtarët e të cilave emërohen nga guvernatori i përgjithshëm me këshillën e Parlamentit.
Elizabeth II mbretëron si Mbretëresha e Australisë dhe përfaqësohet në Australi nga guvernatori i përgjithshëm në nivel federal dhe nga guvernatorët në nivel shtetëror, të cilët me konventë veprojnë sipas këshillës së ministrave të saj. Kështu, në praktikë, guvernatori i përgjithshëm vepron si figurë ligjore për veprimet e kryeministrit dhe të Këshillit Ekzekutiv Federal. Guvernatori i përgjithshëm ka kompetenca rezervë të jashtëzakonshme, të cilat mund të ushtrohen jashtë kërkesës së kryeministrit në rrethana të rralla dhe të kufizuara, ushtrimi më i dukshëm i të cilave ishte shkarkimi i qeverisë Whitlam në krizën kushtetuese të vitit 1975.
Njësitë administrative
Australia ka gjashtë shtete - Uellsi i Ri Jugor (#2), Queensland (#4), Australia Jugore (#5), Tasmania (#7), Viktoria (#3) dhe Australia Perëndimore (#6) - dhe tre territore kontinentale - Territori i Kryeqytetit Australian (#1), Northern Territory (#8) dhe Jervis Bay Territory. Në shumicën e aspekteve, Territori i Kryeqytetit Australian dhe Northern Territory funksionojnë si shtete, përveç se Parlamenti i Komonuelthit ka fuqinë të modifikojë ose shfuqizojë çdo legjislacion të miratuar nga parlamentet e territorit.
Sipas kushtetutës, shtetet në thelb kanë fuqi legjislative plenare për të nxjerrë ligje për çdo temë, ndërsa Parlamenti i Komonuelthit (federal) mund të nxjerrë ligje vetëm brenda fushave lëndore të renditura në nenin 51. Për shembull, parlamentet e shteteve kanë fuqinë për të ligjësuar në lidhje me arsimin, ligjin penal dhe policinë e shtetit, shëndetësinë, transportin dhe qeverisjen vendore, por Parlamenti i Commonwealth nuk ka ndonjë kompetencë specifike për të nxjerrë ligje në këto fusha. Megjithatë, ligjet e Komonuelthit mbizotërojnë mbi ligjet e shtetit në masën e mospërputhjes.
Çdo shtet dhe territor i madh kontinent ka parlamentin e vet - njëdhomësh në Northern Territory, Territorin e Kryeqytetit Australian dhe Queensland, dhe dydhomësh në shtetet e tjera. Shtetet janë entitete sovrane, edhe pse i nënshtrohen disa kompetencave të Komonuelthit, siç përcaktohet me Kushtetutë. Dhomat e ulëta njihen si Asambleja Legjislative (Dhoma e Asamblesë në Australinë e Jugut dhe Tasmania); dhomat e larta njihen si Këshilli Legjislativ. Kreu i qeverisë në çdo shtet është premier dhe në çdo territor chief minister. Mbretëresha përfaqësohet në çdo shtet nga një guvernator; dhe në Northern Territory, administratori. Në Komonuelth, përfaqësuesi i Mbretëreshës është guvernatori i përgjithshëm.
Parlamenti i Komonuelthit gjithashtu administron drejtpërdrejt territoret e jashtme të Ishujve Ashmore dhe Cartier, Ishullit të Krishtlindjes, Ishujt Cocos dhe Kneeling, Ishujt e Detit Koral, ishujt Heard dhe McDonald, dhe rajonin e pretenduar të Territorit Australian Antarktik, si dhe Jervis Bay Territory, një bazë detare dhe port detar për kryeqytetin kombëtar në tokën që më parë ishte pjesë e Uellsit të Ri Jugor. Territori i jashtëm i ishullit Norfolk ushtronte më parë autonomi të konsiderueshme sipas Aktit të Ishullit Norfolk të vitit 1979 nëpërmjet asamblesë së tij legjislative dhe një Administratori për të përfaqësuar Mbretëreshën. Në vitin 2015, Parlamenti i Komonuelthit shfuqizoi vetëqeverisjen, duke integruar ishullin Norfolk në sistemet e taksave dhe të mirëqenies Australiane dhe duke zëvendësuar asamblenë e tij legjislative me një këshill. Ishulli Macquarie është pjesë e Tasmanisë dhe ishulli Lord Howe i Uellsit të Ri Jugor.
Gjeografia
Ekonomia
Demografia
Australia ka një dendësi mesatare të popullsisë prej 3.4 personash për kilometër katror të sipërfaqes totale të tokës, gjë që e bën atë një nga vendet më pak të populluara në botë. Popullsia është e përqendruar shumë në bregun lindor, dhe në veçanti në rajonin juglindor midis Queensland Juglindor në veri-lindje dhe Adelaide në jug-perëndim.
Australia është shumë e urbanizuar, me 67% të popullsisë që jeton në Zonat Statistikore të Kryeqytetit të Madh (zonat metropolitane të shtetit dhe kryeqytetet territoriale kontinentale) në vitin 2018. Zonat metropolitane me më shumë se një milion banorë janë Sydney, Melbourne, Brisbane, Perth dhe Adelaide.
Ashtu si shumë vende të tjera të zhvilluara, Australia po përjeton një zhvendosje demografike drejt një popullsie më të vjetër, me më shumë pensionistë dhe më pak njerëz në moshë pune. Në vitin 2018, mosha mesatare e popullsisë australiane ishte 38.8 vjeç. Në vitin 2015, 2.15% e popullsisë australiane jetonte jashtë shtetit, një nga përqindjet më të ulëta në mbarë botën.
Gjuha
Megjithëse Australia nuk ka gjuhë zyrtare, anglishtja është de facto gjuha kombëtare. Anglishtja australiane është një shumëllojshmëri kryesore e gjuhës me një theks dhe leksik të veçantë dhe ndryshon pak nga varietetet e tjera të anglishtes në gramatikë dhe drejtshkrim. Australian i përgjithshëm shërben si dialekt standard.
Në regjistrimin e vitit 2021, anglishtja ishte e vetmja gjuhë e folur në shtëpi për 72% të popullsisë. Gjuhët e ardhshme më të zakonshme që fliten në shtëpi janë mandarin (2.7%), arabisht (1.4%), vietnamisht (1.3%), kantonisht (1.2%) dhe punxhabi (0.9%). Mbi 250 gjuhë aborigjene australiane mendohet se kanë ekzistuar në kohën e kontaktit të parë evropian, nga të cilat më pak se njëzet janë ende në përdorim të përditshëm nga të gjitha grupmoshat. Rreth 110 të tjerë fliten ekskluzivisht nga të moshuarit. Në kohën e regjistrimit të vitit 2006, 52,000 australianë indigjenë, që përfaqësonin 12% të popullsisë indigjene, raportuan se flisnin një gjuhë indigjene në shtëpi. Australia ka një gjuhë shenjash të njohur si Auslan, e cila është gjuha kryesore e rreth 10,112 njerëzve të shurdhër që raportuan se përdorin gjuhën Auslan në shtëpi në regjistrimin e vitit 2016.
Feja
Australia nuk ka fe shtetërore; Neni 116 i Kushtetutës Australiane e ndalon qeverinë federale që të bëjë ndonjë ligj për të krijuar ndonjë fe, për të imponuar ndonjë respekt fetar ose për të ndaluar ushtrimin e lirë të çdo feje.
Në regjistrimin e vitit 2021, 38.9% e popullsisë u identifikua si "pa fe", nga 22% në 2011. Feja më e madhe është Krishterimi (43,9% e popullsisë). Emërtimet më të mëdha të krishtera janë Kisha Katolike Romake (20% e popullsisë) dhe Kisha Anglikane e Australisë (9.8%). Imigrimi multikulturor që nga Lufta e Dytë Botërore ka çuar në rritjen e feve jo të krishtera, më të mëdhatë prej të cilave janë Islami (3.2%), Hinduizmi (2.7%), Budizmi (2.4%), Sikhizmi (0.8%) dhe Judaizmi ( 0.4%).
Në vitin 2021, pak më pak se 8,000 njerëz deklaruan një lidhje me fetë tradicionale aborigjene. Sipas mitologjisë australiane aborigjene dhe kornizës animiste të zhvilluar në Australinë Aborigjinale, Ëndërrimi është një epokë e shenjtë në të cilën qeniet shpirtërore totemike stërgjyshore formuan Krijimin. The Dreaming vendosi ligjet dhe strukturat e shoqërisë dhe ceremonitë e kryera për të siguruar vazhdimësinë e jetës dhe tokës.
Kultura
Australia është shtëpia e një shumëllojshmërie kulturash, si rezultat i historisë së saj të emigracionit. Që nga viti 1788, kultura australiane ka qenë kryesisht një kulturë perëndimore e ndikuar fuqimisht nga kolonët e hershëm anglo-keltë. Ndikime të tjera përfshijnë kulturën aborigjene australiane, traditat e sjella në vend nga valët e imigrimit nga e gjithë bota dhe kulturën e Shteteve të Bashkuara. Divergjenca dhe evolucioni kulturor që ka ndodhur gjatë shekujve që nga vendosja evropiane ka rezultuar në një kulturë të veçantë australiane.
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e qeverisë australiane
Faqja zyrtare e Zyrës së Statistikave Australiane
Shënime
Referime
Vende dhe territore anglishtfolës
Shtete dhe territore të themeluara më 1901
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara
Shtetet anëtare të Komonuelthit të Kombeve
Shtete në Oqeani
Shtete në Australazi
Vendet transkontinentale |
2263 | Azerbajxhani (zyrtarisht: Republika e Azerbajxhanit; ) është shtet në Kaukaz, në udhën e Evropës për në jug-perëndimin e Azisë me dalje në Detin Kaspik. Në veri Azerbajxhani kufizohet me Rusinë pastaj vjen Gjeorgjia, Irani dhe në pjesën perëndimore të saj gjendet Armenia ndërsa Republika Autonome Nahiçevan (enklavë në Azerbajxhan) kufizohet me Armenin në veri dhe lindje, Iranin në jug dhe perëndim dhe Turqinë në veri-perëndim.
Azerbajxhan ishte anëtare e Bashkimit Sovjetik dhe tani është anëtare e Këshillit Evropian që nga viti 2001. Shumica e popullsisë janë mysliman shii dhe turkik perëndimor të njohur si Azerbajxhanë ose shkurt Azerë. Qeveria është në të ashtuquajturin tranzitim demokratik me udhëheqës klasik.
Historia
Kjo pjesë e rruzullit ka qenë gjatë historisë gjithnjë e njohur për prodhime industriale. Që në kohërat e moçme kur nga këtu bizantinët importonin naftën dhe vajigurë për armën e re “Zjarri grek”. Pasurit e vajgurit dhe të naftës më të njohurat janë në rrethinën e Absheronit (regjion).
Gjatë mbretërisë së Sasanidëve persian, ky regjion shërbente jo vetëm për eksportim të vajit por edhe si vend i kulturës ku ishin disa të ditur të një lloj religjioni të quajtur zoroastrik. Edhe sot në pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit (posaçërisht në vend me vaj dhe naftë) mund të hasen gërmadhat e tempujve të zoroastikëve.
Rezervat e naftës në Absheron pas islamizimit ishin një lloj legjende që popullatës i kishte sjellur begati në të mirat materiale dhe nga predikuesit u shpallen si pasuri të organizatave jo shtetërore (vakf).
Eksploatimi i rezervave të qymyrgurit është i lidhur ngushtë me periodën ruse në Azerbajxhan. Gjatë kësaj kohe udhëheqja e kolonializmi rusë i ofronte në arkadë tkat në pjesën veriore të këtij regjioni me qëllim që të tërhiqte investitorët privat dhe të bënte më atraktive eksploatimin e të pasurive natyrore të këtij regjioni. Me këtë politik arrihej edhe furnizimi i industrisë ruse në Moskë me lëndë të parë industriale si: prodhime të naftës, vajgurit, pastaj me kerozin, mazut dhe produkte tjera kimike.
Në viti 1893 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ishin ShBA-ja me 51% ndërsa Rusia merrte pjesë me 46%. Nga rezervat e lumit Baku në vitin 1898 Rusia në një konkurrencë të ashpër ja arrin që të zë amerikanët dhe ti kaloj ata kështu edhe të përfitoj për veti tregun e Evropës.
Pas ardhjes së sovjetëve në fuqi në vitin 1920 dhe reformës për heqjen e pronës private në fushat e Azerbajxhanit filluan investimet në "stilin e madh" për krijimin e një industrie të mirëfilltë të derivateve të naftës. Kjo shkaktoj një rritje të lartë të produktivitetit, frytet e së cilës më së shumti i merrte Moska e cila vendoste mbi eksploatimin e pasurive natyrore dhe qeveria e Azerbajxhanit vetëm mund të kënaqej me atë që i jepej.
Në vitin 1941 Azerbajxhani nxjerr rreth 175 milion barela naftë, që përbënte 75% të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik. Kjo edhe e shpjegon më së miri qëllimin e Adolf Hitlerit dhe gjeneralëve të tij për të pushtuar këtë pjesë gjatë luftës së dytë botërore.
Me gjetjen e rezervave gjigante në regjione tjera të Bashkimit Sovjetik, e posaçërisht në Siberinë perëndimore fillon të bije rëndësia e burimeve të naftës në Azerbajxhan. Mirëpo kualiteti i naftës së nxjerr nga këto burime në Azerbajxhan e rritë rendësin e këtyre burimeve pas futjes masive në qarkullim të aeroplanëve e sidomos për objekte fluturues ushtarake dhe raketa. Po kështu nga Azerbajxhani vinin edhe ekspertet e eksploatimit të naftës pasi që aty ishin hapur edhe shkollat për këtë qëllim dhe për prodhimet tjera kimike.
Kjo edhe shkaktoi kaosin pas përleshjeve ushtarake në regjionin e Karabah-ut. Kështu që në vitin e parë të pavarësisë (shpallur më 18 tetor 1991) nxjerrja e naftë bije për 8-9 milion tonë.
Politika
Azerbaxhani është Republik presidenciale me një dhomë parlamenti. Kushtetuta e shtetit është nxjerrur më 12 nëntor 1995.
Njësitë territoriale
Azerbajxhani administrohet në këto njësi territoriale:
59 rajone (rayonlar; rayon - njëjsë),
11 qyteti* (saharlar; sahar - njëjsë),
1 republika autonome** (muxtar respublika);
Gjeografia
Ekonomia
Azerbajxhani është shtet industrial-agrar. Të ardhurat e përgjithshme kombëtare nga sektori dytësor i realizon me 39%. Për një profil të këtillë ekonomik pa dyshim ka qenë vendimtare baza e mirë energjetike. Përveç naftës dhe gazit natyror në strukturën e lëndëve djegëse rëndësi ka hidroenergjia. Baza energjetike në vitin 1997 ishte 17 miliardë KWh. Degët industriale më të rëndësishme janë e pajisjeve për përfitimin e naftës, e elektroindustrisë, e metalurgjisë së zezë dhe e përfitimit të aluminit. Vend të posaçëm ka industria kimike me përpunimin e naftës. Traditë më të gjatë dhe përhapje më të madhe ka industria e tekstili dhe ajo ushqimore. Industria e tekstilit përpunon pambukun dhe leshin. Industria ushqimore merret me përpunimin e drithërave, të verës, të konservimit të peshkut dhe të pemëve. Qendrat më të rëndësishme industriale janë: Baku, Ganja, Lenkoran etj.
Bujqësia është veprimtari e rëndësishme ekonomike. Në saje të strukturës relativisht të mirë të arave (22%), temperaturës së lartë, ujitjes së tokave Azerbajxhani prodhon shumë kultura bujqësore, grurë 830 000 t. Elb 220 000 t. Patate 220 000t, rrush 285 000 t,. Pambuk 165 000 tonë etj.
Blegtoria është degë përcjellëse e bujqësisë. Fondi prej 1,8 milion krerë gjedhe, 300 000 buallica, 5 milion krerë dele, 114. 000 krerë dhi, është relativisht bazë e mirë ekonomike.
Azerbajxhani eksporton makina, prodhime të industrisë tekstile, naftë, gaz natyror, metale., kurse importon prodhime industriale.
Demografia
Azerbajxhani në vitin 1967 ka pasur 4,8 milion banorë e pas 31vjetësh, përkatësisht në vitin 2011 shënoi 9,1 milion banorë. Për këtë periudhë shënon rritje për 3 milion banorë. Në shtim të tillë Azrbajxhani ka pasur në saje të regjimit ekspansiv të popullsisë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 22,9 promila, e vdekshmërisë 9,3 promila ndërsa shtimi natyrorë ishte 13,6 promila. Me këtë dinamikë Azerbajxhani diferencohet prej shumë shteteve të këtij regjioni.
Në strukturën nacionale Azerbajxhani deri diku është shtet homogjen. Pjesën më të madhe të popullsisë e bëjnë azeriturqit me 93%, pas të cilëve vijnë rusët me 1,3%, gjorgjianët 0,2% etj.
Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Shih edhe
Karabak i Sipërm
Galeri figurash
Lidhje të jashtme
Qeveria :
Kryetari :
Parlamenti :
Ministria e Statistikave
Ministria e
Baku Today
Azerbaijan Pictures
Kush është kush në Azerbajxhanë
Azerbaijan: Delivering Dreams
Burimi i të dhënave |
2264 | Austria (zyrtarisht Republika e Austrisë; gjermanisht Österreich respektivisht Republik Österreich), është një shtet federativ në Evropën qendrore me një sistem qeverisës parlamentar. Austria kufizohet në veri nga Gjermania pastaj vijnë Çekia, Sllovakia në lindje ndërsa në jug dhe perëndim gjenden Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Kryeqyteti i Austrisë është Vjena. Austria është anëtare e OKB-së që nga viti 1955.
Historia
Pas përfundimit të luftës së dytë botërore (1945) fuqitë fitues të luftës i rikthejnë shtetësinë Austrisë. Që më 27 prill u krijua qeveria me në krye kancelarin Karl Renner dhe proklamoi deklaratën e pavarësisë. Deri më 1955 kur u nënshkrua marrëveshja midis qeverisë dhe ushtrive fitimtare, edhe Austria sikurse Gjermania ishte e ndarë në 4 zona të ushtrive fituese. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Austria deklarohet si shtet neutral dhe heq dorë nga bashkimi me shtetin e gjermanëve. Pas kësaj ushtritë e paktit u larguan nga Austria. Me miratimin e “neutralitetit” më 26 tetor në kushtetutën e Austrisë në vitin 1967 vendoset që dita e nënshkrimit të jetë “Dita e Çlirimit”
Austria është njëra ndër themeluesit (1960) e EFTA-së. Për shkak të deklarimit si neutrale ajo kishte mundësin e këmbimit ekonomik me dy blloqet e krijuara pas luftës. Pas luftës së ftoftë (1991) çështja e neutralitetit e ka humbur rendësin në politiken e jashtme mirëpo kjo edhe më tutje ka rëndësi në qarqet e brendshme politike.
Më 1995 Austria hynë në Bashkimin Evropian dhe më 1999 futë në tregun e vetë euronë si monedhë shtetërore.
Politika
Parlamenti i Austrisë ndodhet në Vjenë, qytetin më i madh dhe kryeqytet i vendit. Austria u bë një republikë demokratike, federale, parlamentare, nëpërmjet Kushtetutës Federative të 1920. Sistemi politik i Republikës së dytë me nëntë shtetet e tij është bazuar në kushtetutën e 1920 dhe 1929, që u ripranua më 1 maj 1945. Kreu i shtetit është Presidenti Federal (Bundespräsident), i cili zgjidhet drejtpërdrejt me votë popullor. Kryetari i Qeverisë Federale është Kancelari Federal, i cili emërohet nga presidenti. Qeveria mund të shkarkohet nga detyra me dekret presidencial ose ose me votë mosbesimi në dhomën e ulët të parlamentit, Nationalrat.
Parlamenti i Austrisë përbëhet nga dy dhoma. Përbërja e Dhomës së Ulët, Nationalrat, (183 vende) përcaktohet çdo pesë vjet nga zgjedhjet e përgjithshme në të cilën çdo qytetar mbi 16 vjeç (që nga viti 2007) ka të drejtën e votës. Ndërkohë që ka një prag të përgjithshme prej 4 për qind për të gjitha partitë në zgjedhjet federale (Nationalratswahlen), ekziston mundësia për të fituar një vend të drejtpërdrejtë, ose Direktmandat, në një nga 43 qarqet zgjedhore rajonale.
Nationalrat është dhoma dominuese në formimin e legjislacionit në Austri. Megjithatë, dhoma e lartë e parlamentit, Bundesrat, ka të drejtë të kufizuar të vetos (Nationalrat në pothuajse të gjitha rastet, në fund të fundit mund ta kalojë ligjin përkatës duke votuar për herë të dytë).
Gjykatat janë kolona e tretë e pushtetit në Austri. Sidomos Gjykata Kushtetuese (Verfassungsgerichtshof) mund të ushtrojë influencë të konsiderueshme në sistemin politik duke përjashtuar ligje dhe urdhëra që nuk janë në përputhje me kushtetutën. Që nga viti 1995, Gjykata Europiane e Drejtësisë mund të anulojë vendimet e Austrisë në të gjitha çështjet e përcaktuara në ligjet e Bashkimit Evropian. Austria gjithashtu zbaton vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut u bë pjesë e kushtetutës austriake.
Njësitë territoriale
Austria ndahet në nëntë shtete federale (gjer.:Bundesländer)
Njësitë administrative federative janë: B Burgenland, K Kärnten, NÖ Austria e Poshtme, OÖ Austria e Epërme, S Salzburg, St Stiria, T Tiroli, V Vorarlberg, W Vjena
Këto njësi administrative ndahen në njësi më të vogla në rrethe (gjer.: Bezirke) të cilat përbëhen nga vendbanimet (gjer.:Gemeinden)
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë.
Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.
Ekonomia
Edhe pse Austria ka kushte më të mira natyrore e ekonomia e sajë nuk ka shënuar rritje deri vonë. Territori i sotëm i Austrisë një kohë të gjatë ka qenë në kuadër të shtetit të dikurshëm të Austru-Hungarisë, i cili në radhë të parë, ka pasur funksionin administrativ e jo edhe ekonomik. derisa shtete e Evropës Perëndimore i përfshinë një transformim i shpejt dhe procesi i revolucioni industrial. Austria mbetet ndër vendet më të prapambetura. Mungesa e qymyrit, e mineralit të hekurit dhe shkalla esnafore e zhvillimit kanë kontribuar në stagnimin e ekonomisë. Me shkatërrimin e shtetit të Austro-Hungarisë,pas Luftës së Dytë Botërore pozita ekonomike e Austrisë rrënjësisht ndërrohet. Me zvogëlimin e territorit, zvogëlohen edhe lëndët e para, pakësohet furnizimi me prodhimet bujqësore, humb edhe tregun në të cilin nuk ka pasur konkurrencë. Me shfaqjen e inflacionit në dekadat e para pas luftës së dytë botërore e përshkon kriza ekonominë e Austrisë,ndërsa kapitali i kufizuar nuk pamundur të sigurojë rikëmbjen e saj. Rrethanat e tilla knë mundësuar të depërtojë kapitali i huaj në ekonominë e saj. Gjermania naciste në vitin 1938 e bëri aneksimin e Austrisë pa ndonjë rezistencë ushtarake. Pas luftës së Dytë Botërore , në vitin 1948, filloi një proces i ri i zhvillimit ekonomik. Itensifikimet në shfrytëzimin e energjisë së ujit, në metalurgji, investimet në industrinë kimike, kanë qenë bazë e mirë për zhvillimin e industrisë. Në adaptimin e kërkesave të tregut filloi ndërrimi i strukturës industriale, duke e vënë në plan të parë industrinë mekanike dhe atë kimike. Territorializimi i saj gjithënjë e më shumë depërton në pjesën perëndimore të shtetit. Edhe pse me këtë tendencë të përhapjes së industrisë, ajo sot ende nuk është e barabartë, përkatësisht nuk është shtrirë, në tërë shtetin. Në përgjithësi, mund të thuhet se është përqendruar në rajonin e Murës, në afërsi të Vjenës, te lokaliteti Linc dhe në jug të lumit I
Demografia
Popullsia e Austrisë në janar të vitit 2009 ishte 8 milion e 356 mijë banorë. Popullsia e kryeqytetit Viena i kalon 1,6 milion banorë (2,2 milion banorë bashkë me rrethinat). Qytete të tjera të mëdha janë Grac (250 mijë banorë), Linz (189 mijë banorë), Salzburg (150 mijë banorë), Insbruk (117 mijë banorë).
Sipas informacionit të botuar nga Statistika e Austrisë për vitin 2001 rreth 710,926 me kombësi të huaj jetojnë në Austri. Nga këta, 124,392 flasin gjermanisht si gjuhën e tyre amtare (kryesisht imigrantë nga Gjermania, disa nga Zvicra dhe Provinca e Bolzanos-Bozen, (Itali) Të tjera grupe etnike dhe linguistike janë serbë (135,376), kroatë (105,487); turq (123,417); 25,155 e të cilëve kanë si gjuhë të tyre Anglishten; shqiptarë (24,446); polakë (17,899); hungarezë (14,699); rumunë (12,216); arabë (7,982); sllovenë (6,902) (pa përfshirë minoritetin autokton); sllovakë (6,891); çekë (6,707); persianë (5,916); italianë (5,677); rusë (5,466); francezë (5,213); kinezë (4,938); spanjollë (4,264); bullgarë (3,503).
Jeta mesatare e banorëve të Austrisë në vitin 2004 për femra është llogaritur të jetë 80,2 vite ndërsa për meshkuj 75,3 (në vitin 1971: femrat 75,7; meshkujt 73,3 vite ). Vdekshmëria e fëmijëve është 0,45%.
Kultura
Gjuha
Gjuhë zyrtare është gjermanishtja e cila flitet nga 88.6% e popullsisë. Në të vërtet në Austri flitet një dialekt i gjuhës gjermane që ndryshon shumë nga gjuha zyrtare.
Alemanishtja (flitet në Vorarlberg si dhe në pjesë të Tirolit)
Bairischen flitet në pjesën tjetër të vendit (7 milionë banorë)
Pakicat kombëtare të vendosura në Austri siç janë Sllovenët, Kroatët dhe Hungarezët kanë të drejta të shkollimit në gjuhen e tyre si dhe në zyre administrative lokale.
Kroatishtja dhe Sllovenishtja janë gjuhë zyrtare lokale në njësit federale Steiermark dhe Kärnten. Po ashtu edhe Romët flasin gjuhën e tyre.
Pjesmarrja e shqiptarëve në kulturën e përgjithshme austriake ka një traditë. Ndër personalitete më të dalluara ishte Aleksandër Moisiu. Përndryshe organizimi strukturorë i shkëmbimit kulturorë ka filluar më 1966, me themelimin e ''Shoqatës Austriake-Shqiptare.
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi -
Qeveria -
Kryetari - Heinz Fischer
Parlamenti -
Ministria
Shiko dhe këtë
Shoqata "Dija"
Lidhje të jashtme
Kryetari
Qeveria
Kryeministri
Parlamenti
HELP-Service
Departamenti i turizmit
Aeiou - Kultura Austriake
ORF - Raditelevizoni Austriak
Pamje nga Austria
Country Studies - Austria
Referime
Nënshënime |
2265 | Ishujt Bahamas (anglisht: The Bahamas) janë ishuj që e përbëjnë një shtet në Atlantikun verior i takojnë ishujve të Indisë perëndimore. Ishujt Bahamas ndodhen në jug-lindje të ShBA-ve, në veri-lindje të Kubës dhe hynë po ashtu në grupin e ishujve të Amerikës së mesme. Prej më shumë se 700 ishujve të Bahamëve janë të banuara vetëm 30 prej tyre.
Emri i këtij grupi të ishujve vije nga pushtuesit spanjollë. Spanjollët ujërat e ishujve i thërrisnin Baja Mar (nga spanjishtja: det i rrafshët). Më vonë nga folësit e anglishtes flitej për ishujt "The Bahamas".
Historia
Artikulli kryesor Historia e Ishujve Bahamas
Udhëtimi i Kristofor Kolombit në Botën e Re në vitin 1492 besohet të ketë kaluar së pari në ishujt e San Salvadorit që ndodhen në jug të Ishujve Bahamas. Ai nga aty në mënyrë paqësore mori mbështetjen nga indianët e Amerikës të quajtur Aravak ose Lukajan (besohet të ju ketë dhënë dhurata për njerëzit ). Nga vitet 1400 deri në vitet 1600 këta ishuj ishin nën kontrollin Spanjoll. Në shekullin XVIII disa lojalistë britanikë shpërngulen gjatë lëvizjes anti-britanike nga Anglia e Re (New England) në ishujt e Bahamës. Ndërsa në vitin 1783 këta ishuj deklarohen nga britanikët si koloni e tyre.
Më 1973 popullsia votoi për pavarësimin e vendit nga Britania e Madhe sikurse edhe një pjesë e madhe e viseve të kontrolluara nga Komunveltit britanik. Që nga shpallja e pavarësisë në këtë pjesë ka filluar përparimi i turizmit, bankat tani janë të njohura për transfere të hollash në nivel botërorë sikurse dhe menagjmenti investues (term i përdorur në perëndim për persona që blejnë apo investojnë në pjesët e pa zhvilluara të botës)
Politika
Politika e Shtetit
Shiko edhe: A JE KORE a
* Mardheniet e jashtme të ...
Gjeografia
Gjeografia e shtetit
Ekonomia
Ka një rrjetë të zhvilluar komunikacioni,është prodhues i njohur i pemëve tropikale dhe drunjëve.
Ekonomia e Bahamase mbeshtetet tek bujqesia,blegtoria,pylltaria dhe peshkimi.Industria perfaqesohet nga ajo kimike,ushqimore etj.Bahamas shquhet per numrin e =====vaporeve===== dhe si qender financiare nderkombetare.
Demografia
Demografia e shtetit
Kultura
Kultura e Shtetit
Të tjera
* Telekomunikacioni
* Transporti
* Ushtria
* Pushime
Lidhje të jashtme
Bahamas Government Official Website
Bahamas Ministry of Tourism
The Bahamas Constitution
Photo-Gallery (me Diashov) (gjermanishte)
Photographs of the Bahamas: Abaco islands, including Junkanoo festival
Bahamës
Shtete
Shtete të Karaibet |
2266 | Mbretëria e Bahreinit (arabisht:مملكة البحرين ) është një ishull në gjirin Persik. Në perëndim të vendit gjendet Arabia Saudite ndërsa në jug përtej gjirit gjendet Katari. Për të lidhur marrëdhëniet e mira në mes të Katarit dhe mbretërisë është paraparë që së shpejti (tani 2005) të ndërtohet ura më e gjatë në botë që do të lidhë këto dy vende arabe.
Historia
Artikulli kryesor : Historia e Bahrainit
Kjo pjesë ka qenë e banuar që në kohërat parahistorike. Është një pikë strategjike në gjirin Persik dhe në kohërat e moçme ka qenë nën ndikimin e asirianëve, babilonasve, grekëve të vjetër, persëve dhe së fundi gjendet nën ndikimin arabo-myslimanë. Në kohërat antike ka qenë i njohur me emirin Dilmun, Tylos (këtë emërtim përdornin grekët e vjetër), Aval dhe emri pers Mishmahig gjatë sundimit të perandorisë Perse në këtë pjesë.
Pozita në mes të dy brigjeve të gjirit, dy burimet e mëdha të ujit të pijshëm që gjenden në ishull, këtë vend gjatë historisë e kanë bërë shumë interesant për pushtuesit nga brigjet e detit. Po ashtu pozita she burimet e shpeshta të ujit përgjatë brigjeve kanë bërë që në këtë vend të jetë i mundshëm krijimi i një shoqërie të civilizuar që në kohërat e moçme. Besohet se diku rreth vitit 2300 p.e.s nga ky vend është krijuar një mbretëri e cila kishte marrëdhënie tregtare me Mesopotaminë (sot Iraku) dhe vilajetin Indianë (sot regjion në Indi). Kjo mbretëri thirrej mbretëri e Delmon-it dhe është bashkuar në shekullin e III-të p.e.s perandorisë së Sumerisë. Rreth viteve 600 p.e.s kjo pjesë ka qenë pjesë e Babilonisë. Sipas historianëve ky vend ka qenë "vendi i parajsës" dhe shpesh është quajtur si "peri e gjirit" Persik.
Bahraini deri n vitin 1521 nën kontrollin e vetë kishte edhe provincat Ahsa, Qatif që tani gjendën nën Arabinë Saudite dhe provincën Aval tani ishull i saj. Këto pjesë quheshin provinca e Bahranit (Iqlim Al-Bahrain). Në vitin 1521, portugezët e shkëputin provincën Aval (sot Bahrani) nga pjesa tjetër e provincës së atëhershme Bahranin.
Historia moderne fillon me mbështetjen e britanikëve dhënë familjes Al-Khalifa gjatë fundit të shekullit XVIII. Kjo mbështetje britanike ishte për çlirimin arabë nga persët dhe për të drejtën e lëvizjes së anijeve të tyre në ujërat e gjirit.
Për këtë shkak edhe persët gjatë shekullit XX mundoheshin që të zhduknin identitetin arabë të kësaj popullsie. Kështu më 1957 parlamenti Iranianë këtë vend e ka deklaruar si provinca e katër dhjetë e Iranit.
Gjetja e burimeve të naftës në fillim të shekullit XX, shkaktoi që edhe ky vend sikurse vendet tera të regjionit të ketë një përparim të dukshëm në modernizimin dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj kohe marrëdhëniet e britanikët vije duke u trashur dhe ndikimi britanik rritet sikurse rriten qytete në këtë vend dhe bazat ushtarake britanike. Kulminacioni i kësaj dukurie arrihet me futjen e sistemit modern të edukimit nga Charles Belgrave.
Gjatë luftës së dytë botërore ndjenjat anti-britanike ndër arabët vetëm sa vijnë e shtohen. Kështu në vitin 1960 britanikët e lusin OKB që të marrë përgjegjësin mbi të ardhmen e këtij vendi. Në një plebishit (referendum) shumica e banorëve vendosin të hedhin poshtë vendimet e Iranit dhe deklarohen si vend i pavarur arab dhe jo si popull persë.
Më tërheqjen e trupave britanike nga Bahrani në vitin 1971 krijohet emirati i pavarur arabë.
Pas vitit 1979, gjegjësisht pas revolucionit islamik iranianë sikurse në pjesët tjera të regjionit edhe në këtë vend ka pasur ndikim si për të mirë edhe për të keq, mvarrësist nga cila anë shikohet.
si pasoj e acarimit të marrëdhënieve në mes të sunitëve dhe besimtarëve të hasreti Alis (drejtimi persë) në vitin 1990 mbretëria përfshihet nga në seri e demonstratave të cilat pas veti lanë 40 të vrarë.
Sheiku Hamad bin Isa Al Khalifa në vitin 1999 shpallet mbretë dhe kryetarë i shtetit dhe paralajmëroi : zgjedhje të lira parlamentare në të cilat edhe femrat do të kenë drejtë vote dhe po
Politika
Njësit administrative
Baharania administrohet në pesë njësi të qujtura governatoriate. Deri më 3 korrik 2002-ës ndahej në 12 komuna. Sipërfaqet e administrimit teritorial janë :
Capital
Central
Muharraq
Northern
Southern
Gjeografia
Gjeografia e shtetit
Ekonomia
Ekonomia e shtetit
Demografia
Demografia e shtetit
Kultura
Kultura e Shtetit
Të tjera
* Telekomunikacioni
* Transporti
* Ushtria
* Pushime
Dëftimet
Lidhje të jashtme
official web site
BahrainWiki
Bahrain News Agency
Library of Congress Portals on the World - Bahrain
CIA - The World Factbook -- Bahrain
Business news for Bahrain and the region
Kyle's pictures from Bahrain
Mishmahig Islands (Bahrain), How it was separated from Iran?
Personal photos from Bahrain
Bahrain
Shtete |
2271 | Republika Popullore e Bangladeshit (bengalisht:গণ প্রজাতন্ত্রী বাংলাদেশ Gôno Projātontrī Bāņlādesh ) është vend në Azinë jugore. Kjo republikë është krijuar në territorin antik të quajtur Bengali. Bangladeshi kufizohet me Indinë dhe Burmën (tani Mianmar) dhe është fqinje e Kinës, Nepalit dhe Butanit.
Historia
Artikulli kryesor : Historia e Bangladeshit
Lidhja Avami e themeluar më 1949 dhe e udhëhequr nga Mujibur Rrahmani, e që paraqitej si udhëheqëse e lëvizjes autonome në Pakistanin-Lindorë, e ndihmuar ja arrinë që më 1971/72 të krijojë shtetin e Bangladeshit. Më 1975 ndodhë një puçë, me që rastë vije deri tek vrasja e udhëheqësit Mujibur Rrahmanit. Nga 1976 fillon regjimi i Gjeneralit Zija ur-Rrahmanit, i cili u vra më 1981. Nga 1982 deri më 1990, republikën e udhëhiqte Hysen Muhamt Ershadi dhe nga 1991-ta në Bangladesh, si femra e parë në shtete islamke, zgjidhte Minister Presidente Khaleda Zijaja (Partisë Nacionale Bangladeshi) të cilën e pasonë më 1996 Sheiku Hasina Vajedi (Liga Avami).
Politika
Bangladeshi qeveriset në gjashtë njësi të nivielit të lartë administrativ .Secila njësi është e emërtuar sipas qendrës: Barisal (বরিশাল), Chittagong (চট্টগ্রাম), Dhaka (ঢাকা), Khulna (খুলনা), Rajshahi (রাজশাহী), dhe Sylhet (সিলেট)
Njësitë e nivelit të lartë ndahen në njësi më të vogla të rendit të dytë të quajtura zila. Janë 64 njësi të tilla që ndahen më tutje në njësi të rendit të tretë të quajtura upazila apo thana (stacione politike). Sipërfaqet e njësive (stacioneve) politike përveq atyre që gjenden në qytete të mëdha (metropole) të gjitha ndahen më tutje në njësi të nivelit të katërt. Njësitë e niveleve të katërta ndahen në njësi të nivelit të pestë të quajtura mahallas.
Si qytete të mëdha (metropole) merret Dhaka - kryeqyteti dhe qytet imë i madhë në Bangladesh dhe qendrat/qytetet Chittagong, Khulna, Rajshahi, Barisal and Sylhet. Në këto qendra gjenden kryesia elektrorale ndërsa në komunat e njësitë tjera gjenden selia e elektoratit. Zgjedhja e kryetarit dhe e personit në seli bëhehet çdo pesë vite.
Sipërfaqe tjera:
Gjeografia
Gjeografia e shtetit
Ekonomia
Degë kryesore të ekonomisë merret se është bujqësia (orizi, arra dhe frute për vaj, duhani, çaji, etj.), fushat e gazit natyrorë, në lindje prinë industria e çelikut në Çitagong (Chittagong), Rafinerit e naftës, Ndërtimtaria e anijeve, Industria e letrës dhe ajo kimike, dhe Industria e Makinerisë. Është eksportues i njohur i tekstileve. Ka porta ajrore internacionale në Daka dhe Çitagong.
Demografia
Republika zë një sipërfaqe prej 143 998 km2 në të cilën jetonë rreth 123,1 milion banorë, nga këta banorë 86% janë mysliman dhe 12% hindus.
Kultura
Të tjera
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Burimi i të dhënave
Lidhje të jashtme
Map of Bangladesh
Bangladesh
Shtete
OKI |
2272 | Bjellorusia (zyrtarisht Republika Bjelloruse; bjellorusisht Беларусь Belarus) është shtet në Evropën lindore që kufizohet nga Rusia, Ukraina, Polonia, Lituania dhe Letonia. Kryeqyteti i saj është qyteti Minsk ndërsa qytet tjera të njohura janë Brest, Grodno (Hrodna), Gomel (Homyel) dhe Vitebsk.
Historia
Deri në shekullin e 20, në tokat e Bjellorusisë së sotme i takonin disa vendeve, Principatës së Polotskit, Dukatit të Madh të Lituanisë, Perandorisë Ruse, dhe Fedratës Polako-Lituaneze. Ky shtet është shpallur si i pavarur për herë të parë më 25 mars 1918 duke formuar kështu Republikën Kombëtare Bjelloruse. Në vitin 1919 hynë si Republikë Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Lituanisë dhe Bjellorusisë. Pas luftës polake-ruse në fund të vitit 1921 bashkësia e formuar ndahet më dysh në mes të Polonisë dhe Republikës Socialiste Sovjetike Bjellorusisë e cila me republikat tjera sovjetike krijuan më 1922 Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Në shtator të 1939-së Bashkimi Sovjetik si rezultat i paktit të quajtur Molotov-Ribbentrop e anekson pjesën e Bjellorusisë të kontrolluar nga Polonia.
Në vitin 1941 Gjermania filloi operacionin ushtarak të njohur në Gjermani si “Operacioni Barbarossa(mjekra e kuqe)” kundër Bashkimit Sovjetik. Pas luftës dytë botërore, Bjellorusia ishte një ndër anëtaret themeluese të OKB-së dhe anëtare e denjët e Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike. Gjatë kësaj kohe Bjellorusia ishte njëra ndër rajonet më të zhvilluara të Bashkimit Sovjetik. Si rajon i zhvilluar ka tërhequr edhe një numër të madh të popullsisë ruse nga pjesët e Federatës Republikave Socialiste Sovjetike Ruse. Gjatë kohës së Stalinit është ndjekur një politikë që më së miri e shpreh thënia: “Sa më shpejtë të flasim rusisht aq më shpejtë do të ndërtojmë komunizmin” që në atë kohë ishte edhe në modë.
Më 27 korrik 1990 Bjellorusia ndahet nga Bashkimi Sovjetik dhe shpallet si shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore të udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me Boris Jelcinin dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravçuk më 8 dhjetor 1991 e shpallin shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura. Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga Aleksandër Lukashenko i cili kritikohet si diktator për politikën e tij të kufizimit në maksimum të lirisë së fjalës, të shtypit, të besimit fetar, të krijimit të organizatave opozitare etj.
Politika
Njësitë territoriale
Administrimi i vendit bëhet në 6 njësi territoriale të quajtura "voblast". Minski si kryeqytet, ka një statut më të ngritu ndaj qyteteve tjera.
Voblast (bjellorusisht: вобласць/вобласьць ose vobłaść) është niveli më i lartë administrues pa ndonjë të drejtë kushtetuse. Bjellorusia nuk është federatë dhe e vetmja njësi kushtetuese është republika.
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Bjellorusisë është 207,595 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L.
Klima është kontinentale me dimër të rëndë dhe verë të ftohtë e kohë të vranët.
Relievi i Bjellorusisë përbëhet kryesisht nga një teren i rrafshët. Pika më e ultë e Bjellorusisë gjendet në brigjet e lumit Nyoman (90m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 346 metrave në Dzyarzhynskaya Hara në pjesën qendrore të vendit.
Lumi më i gjatë që përshkon Bjellorusinë është lumi Dnjeper
Ekonomia
Demografia
Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Lidhje të jashtme
Qeveria : Council of Ministers of the Republic of Belarus
Kryetari : Prime Minister of the Republic of Belarus
Parlamenti : Официальный сайт Палаты Представителей Национального собрания Республики Беларусь
Ministria :
Ministries
Bjellorusi |
2274 | Barbadosi është një shtet ishullor në Antilet e Vogla të Indeve Perëndimore, në rajonin e Karaibeve të Amerikës dhe në pjesën më lindore të ishujve të Karaibeve. Shteti mbulon një sipërfaqe prej 432 km2. Është në pjesën perëndimore të Atlantikut të Veriut, 100 km (62 mi) në lindje të Ishujve Windward dhe Detit të Karaibeve. Barbadosi ndodhet afërsisht 13° në veri të [[Ekuatori|ekuatorit}]. Është rreth 168 km (104 mi) në lindje të të dy vendeve të Shën Luçias dhe Shën Vincenti dhe Grenadinet dhe 180 km (110 mi) në jug-lindje të Martinikës dhe 400 km (250 mi) në veri-lindje të Trinidad dhe Tobago. Barbados është jashtë brezit kryesor të uraganëve të Atlantikut. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i saj është Bridgetown.
I banuar nga njerëzit e Kalinagos që nga shekulli i 13-të, dhe më parë nga amerindianët e tjerë, lundruesit spanjollë pushtuan Barbadosin në fund të shekullit të 15-të, duke e pretenduar atë për Kurorën e Kastiljes. Ai u shfaq për herë të parë në një hartë spanjolle në vitin 1511. Perandoria Portugeze pretendoi ishullin midis 1532 dhe 1536, por e braktisi atë në 1620 me mbetjet e tyre të vetme që ishin futja e derrave të egër për një furnizim të mirë me mish sa herë që vizitohej ishulli. Një anije angleze, Olive Blossom, mbërriti në Barbados më 14 maj 1625; njerëzit e saj morën në zotërim ishullin në emër të mbretit James I. Më 1627, kolonët e parë të përhershëm arritën nga Anglia dhe Barbados u bë një koloni angleze dhe më vonë britanike. Gjatë kësaj periudhe, kolonia operoi në një ekonomi plantacionesh, duke u mbështetur në punën e afrikanëve të skllavëruar që punonin në plantacionet e ishullit. Tregtia e skllevërve në ishull vazhdoi derisa u shpall i jashtëligjshëm nga Akti i Tregtisë së Skllevërve të 1807, me emancipimin përfundimtar të popullsisë së skllavëruar në Barbados që ndodhi gjatë një periudhe prej pesë vjetësh pas Aktit të Heqjes së Skllavërisë 1833.
Më 30 nëntor 1966, Barbados u bë një shtet i pavarur dhe mbretëri e Komonuelthit me Elizabeta II si Mbretëresha e Barbadosit. Në tetor 2021, Dame Sandra Mason u zgjodh nga Parlamenti për t'u bërë Presidentja e parë e Barbadosit. Më 30 nëntor 2021, Mason zëvendësoi Mbretëreshën Elizabeth si kreu i shtetit, me Barbados që kaloi në një republikë.
Popullsia e Barbadosit prej 287,000 banorësh është kryesisht me origjinë afrikane. Ndërsa është një ishull i Atlantikut, Barbados është i lidhur ngushtë me Karaibe dhe renditet si një nga destinacionet kryesore turistike.
Historia
Në këtë ishull para se të vinin evropianët, banonin popujt e quajtur aravak dhe karaibien. Besohet se para se të vinin evropianët këta popuj nuk jetonin më aty, përse ende nuk është e qartë.
Anglezët gjegjësisht britanikët e marrin këtë ishull nga portugezët në vitin 1625. Deri në vitin 1662 ishte nën kontrollin britanik. Në vitin 1627 britanikët filluan të sjellin banorë nga Britania në ishullin e zbrazët (s ka pas aty njerëz). Ekonomia deri në fund të shekullit XX përbëhej nga prodhimi i sheqerit, rumit dhe produkte tjera të lidhura me këto dy prodhime.
Interesante për këtë ishull është historia e gjatë parlamentare e vendit. Parlamenti i saj është i treti me radhë (për nga vjetërsia) në komunveltin britanik. Që më 1639-ën është krijuar parlamenti në ndërtesën e quajtur "House of Burgesses". Pas konfliktit me Britaninë të drejtat e parlamentit dhe banove janë rregulluar me të quajturën marrëveshje „Charta of Barbados, or Articles of Agreement“. Në këtë dëshmi të kushtetutës janë të garantuara e drejta e fesë, shtetësisë, pronës, si dhe të drejta tjera parlamentare si dhe pavarësia që për vendasit duket se ka qenë dhe është edhe më tutje interesante.
Në fillim parlamenti ishte i hapur vetëm për pronarët e tokave dhe pas emancipimit të skllaveve më 1838 deri në pavarësi më 30 nëntor 1966 gradualisht është hapur edhe për ta. Gjatë periudhës 1958-1962 , Barbadosi ishte pjesë e Federatës Indisë Perëndimore.
Trancizioni në republikë
Qeveria e Barbadosit njoftoi më 15 shtator 2020 se synonte të bëhej republikë deri më 30 nëntor 2021, në 55 vjetorin e pavarësisë së saj, duke rezultuar në zëvendësimin e titullit trashëgues të Mbretëreshës së Barbadosit me postin e zgjedhur të Presidentit të Barbados. Barbadosi do të pushonte së qeni një mbretëri e Komonuelthit, por mund të ruante anëtarësimin në Komonuelthin e Kombeve, si Guajana dhe Trinidadi dhe Tobagoja. Vendet e Komonuelthit janë një "shoqatë e lirshme e ish-kolonive britanike dhe varësive aktuale".
Sandra Mason, Guvernatorja e Përgjithshme e Barbadosit, deklaroi si pjesë e Fjalimit të Fronit 2020: "Ka ardhur koha për të lënë plotësisht të kaluarën tonë koloniale pas. Barbadianët duan një kryetar shteti Barbados." Më 3 qershor 2021, u raportua në mediat lokale Barbadiane se publiku mund të dërgonte një email për të paraqitur sugjerime në lidhje me çështjen e republikës.
Më 20 shtator 2021, pak më shumë se një vit të plotë pas shpalljes për tranzicionin, Kushtetuta (Amendamenti) (Nr. 2) Projektligji, 2021 u prezantua në Parlamentin e Barbados. I miratuar më 6 tetor, projektligji bëri ndryshime në Kushtetutën e Barbados, duke prezantuar zyrën e Presidentit të Barbados për të zëvendësuar rolin e Elizabeth II, Mbretëresha e Barbados. Javën pasuese, më 12 tetor 2021, Guvernatori i Përgjithshëm në detyrë i Barbados Dame Sandra Mason u emërua bashkërisht nga Kryeministri dhe udhëheqësi i opozitës si kandidat për presidentin e parë të Barbados, dhe më pas u zgjodh më 20 tetor. Mason mori detyrën më 30 nëntor 2021. Princi Çarls, i cili ishte trashëgimtari i dukshëm i Kurorës Barbadiane, mori pjesë në ceremoninë e betimit në Bridgetown.
Mbretëresha Elizabeta II i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Mason, duke thënë: "Ndërsa ju festoni këtë ditë të rëndësishme, ju dërgoj juve dhe të gjithë banorëve të Barbados urimet e mia më të ngrohta për lumturinë, paqen dhe prosperitetin tuaj në të ardhmen".
Një sondazh i bërë në mars 2015 tregoi se shumica e Barbadosve mund të kenë qenë kundër idesë së largimit të Mbretëreshës së Barbados, me vetëm 24% në mbështetje të kalimit në një republikë. Mia Mottley, kryeministrja e Barbados, refuzoi në mënyrë të përsëritur të mbajë një referendum për këtë çështje, pavarësisht nga kërkesat e barbadosve brenda dhe jashtë vendit.
Gjeografia
Klima
Vendi përgjithësisht përjeton dy stinë, njëra prej të cilave përfshin reshje dukshëm më të larta. E njohur si "stina e lagësht", kjo periudhë zgjat nga qershori deri në dhjetor. Në të kundërt, "stina e thatë" zgjat nga dhjetori deri në maj. Reshjet vjetore variojnë ndërmjet 1000 dhe 2300 mm (40 dhe 90 inç). Nga dhjetori deri në maj, temperaturat mesatare variojnë nga 21 në 31 °C, ndërsa nga qershori deri në nëntor, ato variojnë nga 23 në 31 °C.
Në shkallën e klasifikimit të klimës Köppen, pjesa më e madhe e Barbadosit konsiderohet si një klimë tropikale monsunore (Am). Megjithatë, erërat me shpejtësi 12 deri në 16 km/h janë të shumta gjatë gjithë vitit dhe i japin Barbadosit një klimë mesatarisht tropikale.
Rreziqet natyrore të rralla përfshijnë tërmetet, rrëshqitjet e dheut dhe uraganet. Barbados shpesh kursehet nga efektet më të këqija të stuhive tropikale dhe uraganeve të rajonit gjatë sezonit të shirave. Vendndodhja e tij në juglindje të rajonit të Karaibeve e vendos vendin jashtë zonës kryesore të goditjes nga uragani. Mesatarisht, një uragan i madh godet rreth një herë në 26 vjet. Goditja e fundit e rëndësishme nga një uragan që shkaktoi dëme të rënda në Barbados ishte Uragani Janet në 1955; në vitin 2010, ishulli u godit nga Uragani Tomas, por kjo shkaktoi vetëm dëme të vogla në të gjithë vendin pasi ishte vetëm në nivelin e formimit të stuhisë tropikale.
Demografia
Përbërja etnike
Gjuhët
Anglishtja është gjuha zyrtare e Barbadosit dhe përdoret për komunikim, administrim dhe shërbime publike në të gjithë ishullin. Në cilësinë e tij si gjuhë zyrtare e vendit, standardi i anglishtes tenton të përputhet me fjalorin, shqiptimet, drejtshkrimet dhe konventat e ngjashme, por jo saktësisht të njëjta me ato të anglishtes britanike. Për shumicën e njerëzve, megjithatë, Bajan Creole është gjuha e jetës së përditshme. Nuk ka një formë të shkruar të standardizuar, por përdoret nga mbi 90% e popullsisë.
Besimet fetare
Krishterimi është feja më e madhe në Barbados, me emërtimin më të madh anglikane (23.9% e popullsisë në 2019). Emërtime të tjera të krishtera me ndjekës të rëndësishëm në Barbados janë Kisha Katolike (e administruar nga Dioqeza Katolike Romake e Bridgetown), Pentekostalët (19,5%), Dëshmitarët e Jehovait, Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë dhe Baptistët shpirtërorë. Kisha e Anglisë ishte feja zyrtare shtetërore deri në shpërbërjen e saj ligjore nga Parlamenti i Barbadosit pas pavarësisë. Që nga viti 2019, 21% e Barbadosve raportojnë se nuk kanë fe, duke i bërë jofetarët grupin e dytë më të madh pas anglikanëve. Fetë më të vogla në Barbados përfshijnë Hinduizmin, Islamin, Besimin Bahá'í dhe Judaizmin.
Shteti konsiderohet laik, duke garantuar lirinë e fesë ose besimit për të gjithë dhe duke shfaqur vetëm aludime simbolike për një pushtet më të lartë në preambulën e kushtetutës.
Njësitë administrative
Politika
Shëndetësia
Spitali kryesor në ishull është Spitali i Mbretëreshës Elizabeth; megjithatë, Barbados ka tetë poliklinika në pesë famulli. Ekzistojnë gjithashtu qendra të njohura të kujdesit mjekësor në Barbados si spitali Bayview, Qendra Mjekësore Sandy Crest dhe Klinika Mjekësore Emergjente FMH.
Ekonomia
Kultura
Transporti
Referime
Barbados
Shtete të Karaibet
Vendet dhe territoret anglishtfolëse
Kolonitë e mëparshme angleze
Kolonitë e mëparshme portugeze
Shtetet anëtare të Komonuelthit të Kombeve
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara
Shtete në Amerikën e Veriut
Shtete ishullore |
2275 | Gjuha angleze apo Anglishtja ( apo ) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.
Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e franceze dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.
Lidhje të jashtme
Mesojme Anglisht
Lista e foljeve të parregullta në anglisht
Angleze
Angleze
Gjuhë flektive |
2277 | Belgjika (Holandisht: België; Frëngjisht: Belgique; Gjermanisht: Belgien) zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës, është një shtet në Evropën Perëndimore dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 30,689 km2 dhe ka një popullsi prej më shumë se 11.5 milionë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Brukseli; qytete të tjera të mëdha janë Antwerp, Gent, Charleroi, Liège, Bruges, Namur dhe Leuven. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge.
Termi Belgjikë vije nga banuesit e parë të këtij vendi "belgët", fis keltë të njohur nga provinca romake, Galia belge. Në të kaluarën e largët, Belgjika ka qenë pjesë e tokave të ulëta (Beneluksi) në të cilat bënte pjesë edhe Holanda dhe Luksemburgu. Që nga gjysma e mesjetës deri në shekullin e XVII, ky vend ka qenë qendër kulturore dhe tregtare e këtij regjioni evropianë. Nga shekulli i XVI deri në kohën e pavarësisë së Belgjiks, nga rrethina e saj thirrej "Holanda jugore" dhe ishte fushëbetejë e fuqive evropiane.
Belgjika është një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe në tokën e saj ka kryeqendra organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore, të tilla si p.sh. NATO.
Gjeografia
Belgjika ndan kufijtë me Francën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandë. Sipërfaqja e përgjithshme e Belgjikës, përfshirë edhe asaj të ujit, është km² dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50 50 v, 4 00 L.
Belgjika ka tre rajone kryesore gjeografike; fusha bregdetare në veriperëndim dhe rrafshnalta qendrore i përkasin të dy Pellgut Anglo-Belgjik, dhe ultësirave të Ardenes në juglindje deri në brezin orogjenik Hercynian. Baseni i Parisit arrin një zonë të vogël të katërt në majën më jugore të Belgjikës, Lorenin Belg.
Klima është e butë detare me reshje të konsiderueshme në të gjitha stinët (klasifikimi i klimës Köppen: Cfb), si shumica e Evropës veriperëndimore. Temperatura mesatare më e ulët është në janar në 3 °C dhe më e larta në korrik në 18 °C. Reshjet mesatare në muaj ndryshojnë midis 54 mm (2.1 in) për shkurt dhe prill, në 78 mm (3.1 in) për korrik.
Në pjesën veri-perëndimore, relievi i Belgjikës ka një teren të rrafshët bregdetar i cili ngrihen në male në pjesën qendrore. Pika më e ultë e Belgjikës gjendet në brigjet e detit veriorë (0m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 694 metrave në Signal de Botrange.
Provincat
Territori i Belgjikës ndahet në tre rajone, dy prej të cilëve, Rajoni Flemish dhe Rajoni Valonia, nga ana e tyre ndahen në provinca; Rajoni i tretë, Rajoni i Kryeqytetit të Brukselit, nuk është as krahinë, as pjesë e një krahine.
Historia
Demografia
Ne Belgjikë fliten tre gjuhe kryesore.
Holandisht (Flamanët), rreth 60% të popullsisë.
Frëngjisht (Valonët), rreth 39% të popullsisë.
Gjermanisht, rreth 0.5% te popullatës (75 mijë banorë në lindje të vendit).
dhe një pjesë shumë e vogël luksemburgas në Arlon.
Më 1 janar të vitit 2016, popullsia e Belgjikës ishte 11.267.910. Ky numër është mjaft i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis gjinive, edhe pse gratë tejkalojnë burrat me afërsisht 200.000. Dendësia e popullsisë është 363 persona për km2 (2015), edhe pse në veri të vendit është shumë më e populluar se në jug.
Grupi 18-64 mosha, dmth kryesisht popullsi punuese, numrat 6,919,768 dhe është përgjegjëse për pjesën më të madhe të popullsisë. 2,062,561 banorë belge janë të moshës mbi 64 Brenda këtij grupi, 1,860 njerëz janë 100 ose më të vjetër. Numri i njerëzve të moshës 18 ose nën është 2.285.581. Piramida e moshës tregon qartë një popullsi në plakje.
Në vitin 2011, jetëgjatësia është 77 për burrat dhe 82 për gratë. Në vitin 2013, numri i vdekjeve ka qenë 109.295. Shumica e tyre ishin vdekje natyrore (102,475). sëmundje kardiovaskulare është shkaku i dytë më i madh i vdekshmërisë (31,308). Kanceri ishte përgjegjës për 28,717 të vdekur, ndërsa sëmundjet e frymëmarrjes moren jetën e 11,363 njerëzve.
Në vitin 2013, ka pasur edhe 124,864 lindje. Shkalla e fertilitetit ishte 1.74 fëmijë për grua në vitin 2014. Shkalla e fertilitetit e grave jo-belge që jetojnë në Belgjikë (2.32) është dukshëm më e lartë se ajo e grave belge.
Për sa i përket gjendjes martesore, 4.255.406 e banorëve të Belgjikës janë të martuar (2016). 685,451 njerëz kanë humbur partnerin e tyre dhe 1,011,113 njerëz janë të divorcuar. Në fund të vitit 2010, rreth 180,000 njerëz kanë jetuar së bashku nën një kontratë të bashkëjetesës (bashkëjetesës ligjore). Ky grup përfshin gjithashtu vëllezërit e motrat të cilët kanë hyrë në një marrëveshje bashkëjetesë. Midis 2003 dhe në fund të vitit 2010, 17.000 burra dhe gra kan hyrë në një martesë të njëjtit seks. Në vitin 2008, ka pasur 4,822,301 familje në Belgjikë, nga të cilat 1.646.553 ishin familjet me një person.
Ka 953,329 çifte pa fëmijë. Çiftet me fëmijë jan 1,057,481 (2015 shifra).
Shpërndarja e banorëve të Belgjikës sipas rajonit është si më poshtë (2016): 6.477.804 jetojnë në rajonin Flemish, 3.602.216 jetojnë në rajonin Valonia (duke përfshirë 75,222 nga komuniteti gjermanisht-folëse (2010)) dhe 1,187,890 banojnë në Kryeqytetin e Brukselit.
1,057,666 banorë janë të një kombësie tjetër (dmth jo belg) (2010). Në vitin 2015, francezët ishin grupi më i madh i shtetësisë jo-belg, numëron 159,352, e ndjekur nga italianët dhe shtetas holandezë, të cilët regjistruan 156,977 dhe 149,199 respektivisht. Marokenët ishin në pozitën e katërt, me 82,009, e ndjekur nga polakët (68,403).
Feja
Tradicionalisht Belgjika është një shtet katolik. Belgjika njeh zyrtarisht tre besime fetare; Krishterizmi (katolik, protestantizëm, kisha ortodokse dhe anglikanizëm), Islami dhe Judaizmi.
Një vlerësim i vitit 2008 zbuloi se afërsisht 6% e popullsisë belge (628,751 njerëz) janë myslimanë. Myslimanët përbëjnë 23.6% të popullsisë së Brukselit, 4.9% të Valonisë dhe 5.1% të Flandrisë. Shumica e myslimanëve belgë jetojnë në qytetet kryesore, si Antwerp, Bruksel dhe Charleroi. Grupi më i madh i emigrantëve në Belgjikë janë marokenë, me 400,000 njerëz. Turqit janë grupi i tretë më i madh, dhe grupi i dytë më i madh etnik mysliman, që numëron 220,000.
Shëndetësia
Kujdesi shëndetësor në Belgjikë financohet si nga kontributet e sigurimeve shoqërore ashtu edhe nga taksat. Sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm. Kujdesi shëndetësor ofrohet nga një sistem i përzier publik dhe privat i praktikuesve të pavarur mjekësorë dhe spitaleve publike, universitare dhe gjysmë-private. Shërbimet e kujdesit shëndetësor paguhen nga pacienti dhe rimbursohen më vonë nga institucionet e sigurimit shëndetësor, por për kategoritë e papërshtatshme (të pacientëve dhe shërbimeve) ekzistojnë të ashtuquajturat sisteme pagese të palëve të treta. Sistemi belg i kujdesit shëndetësor mbikëqyret dhe financohet nga qeveria federale, qeveritë rajonale flamande dhe valone; dhe Komuniteti Gjerman gjithashtu ka mbikëqyrje dhe përgjegjësi (indirekte).
Për herë të parë në historinë belge, fëmija i parë u eutanizua pas shenjës 2-vjeçare të heqjes së kufizimeve të moshës së eutanizimit. Fëmija ishte eutanizuar për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme që i ishte shkaktuar fëmijës. Megjithëse mund të ketë pasur një mbështetje për eutanizimin, ekziston mundësia e polemikave për shkak të çështjes që sillet rreth temës së vetëvrasjes së asistuar. Duke përjashtuar vetëvrasjet e asistuara, Belgjika ka përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve në Evropën Perëndimore dhe një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botën e zhvilluar (tejkaluar vetëm nga Lituania, Koreja e Jugut dhe Letonia).
Njësitë administrative
Sipas kushtetutës dhe ligjit belgë janë pesë njësi administrative. Përposë njësive administratve në bazë të kushtetutes ka dhe disa forma tjera që janë krijuar në baza praktike.
Belgjika është një shtet federal dhe përbëhet nga tri komunitete, tri regjione dhe tri regjione gjuhësore. Dy nga tri regjionet kanë nga pesë krahina kështu që Belgjika ka dhjetë krahina. Pos ndarjes në krahina ajo ndahet edhe në 589 komuna të cilat ndahen në bashkësi të komunave (këto kanë qenë para reformës së 1977-ës komuna të pavarura). Gjitha format tjera janë lidhje komunale elektorale, politike, juridike si dhe forma më e re e lidhjeve në bazë të shërbimit policorë.
Politika
Belgjika është një monarki kushtetuese, popullore dhe një demokraci federale parlamentare. Parlamenti federal dydhomësh përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve. I pari përbëhet nga 50 senatorë të emëruar nga parlamentet e komuniteteve dhe rajoneve dhe 10 senatorë të zgjedhur. Para vitit 2014, shumica e anëtarëve të Senatit u zgjodhën drejtpërdrejt. 150 përfaqësuesit e Dhomës zgjidhen sipas një sistemi proporcional votimi nga 11 zona zgjedhore. Belgjika ka votim të detyrueshëm dhe kështu mban një nga nivelet më të larta të pjesëmarrjes së votuesve në botë.
Mbreti (aktualisht Filipi) është kreu i shtetit, megjithëse me të drejta të kufizuara. Ai emëron ministra, përfshirë një Kryeministër, që kanë besimin e Dhomës së Përfaqësuesve për të formuar qeverinë federale. Këshilli i Ministrave përbëhet nga jo më shumë se pesëmbëdhjetë anëtarë. Me përjashtim të mundshëm të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave përbëhet nga një numër i barabartë i anëtarëve që flasin holandisht dhe anëtarëve që flasin frëngjisht. Sistemi gjyqësor bazohet në të drejtën civile dhe buron nga kodi Napoleonik. Gjykata e Kasacionit është gjykata e zgjidhjes së fundit, me gjykatat e apelit një nivel më poshtë.
Ekonomia
Referime
Shih edhe
Shtete dhe territore holandisht-folëse
Shtete dhe territore frëngjisht-folëse
Shtete dhe territore gjermanisht-folëse
Monarki federale
Shtete në Evropë
Shtete të Evropës Perëndimore |
2278 | Bolivia (spanjisht: República de Bolivia; shqiptimi: Rrepublika dhe Bolibja; emëruar sipas Simón Bolívarit) është shtet në pjesën qendrore të Amerikës Jugore. Në veri dhe lindje kufizohet me Brazilin, në jug me Paraguain dhe Argjentinën dhe në perëndim me Kilin dhe Perunë. Që nga viti 1839 qeveria ishte e vendosur në Sucre, gjersa në vitin 1898 kryeqytet u caktua Sucre.
Gjeografia
Bolivia është e vendosur në zonën qendrore të Amerikës së Jugut, në mes 57 ° 26'-69 ° 38' në perëndim dhe 9 ° 38'-22 ° 53' në jug. Me një sipërfaqe prej 1.098.581 kilometra katrorë (424.164 mi sq), Bolivia është vendi i 28 më i madh në botë, por ajo është vendi i pestë më i madh në Amerikën e Jugut. Qendra gjeografike e vendit është e ashtuquajtura Puerto Estrella ("Star Port") në Río Grande.
Gjeografia e vendit shfaq një larmi të madhe të terreneve dhe klimave. Bolivia ka një nivel të lartë të biodiversitetit . Edhe pse një vend me diversitet të madh gjeografik, Bolivia ka mbetur një vend pa dalje në det që prej Luftës së Paqësorit.
Bolivia mund të ndahet në tre rajone fiziografike:
Rajoni Andeve në jugperëndim përfshin 28% të territorit kombëtar, që shtrihet mbi 307.603 kilometra katrorë (118.766 sq mi). Kjo zonë është e vendosur mbi 3000 metra (9800 ft) lartësi dhe është e vendosur në mes të dy zinxhirëve të mëdha Andeve, Cordillera Occidental ("Western Gama") dhe Cordillera Qendrore ("Gama Qendrore"), me disa spote më të larta në Amerikë të tilla si Nevado Sajama, me një lartësi prej 6.542 metra (21.463 ft), dhe Illimani, në 6462 metra (21.201 ft). Gjithashtu në Cordillera Qendrore është Liqeni Titicaca, më i lartë liqen komercialisht i lundrueshëm në botë dhe liqeni më i madh në Amerikën e Jugut. Gjithashtu në këtë rajon janë Altiplano dhe Salar de Uyuni.
Rajoni Nën-Andeve në qendër dhe jug të vendit është një rajon i ndërmjetëm midis Altiplano dhe Llanos lindore (të thjeshtë); ky rajon përfshin 13% të territorit të Bolivisë, duke shtrirë mbi 142.815 km2 (55.141 sq mi), dhe që përfshin luginat bolivian dhe rajonin Yungas. Ajo dallohet nga aktivitetet e saj bujqësore dhe klimën e saj të butë.
Rajoni Llanos në verilindje përbën 59% të territorit, me 648.163 km2 (250.257 sq mi). Ajo është e vendosur në veri të Cordillera Qendrore dhe shtrihet nga ultësirë e Andeve drejt lumit Paraguai. Ajo është një rajon i tokës sheshtë dhe rrafshnalta të vogla, të gjitha të mbuluara nga pyje të gjera e shiut që përmbajnë biodiversitet të madh. Rajoni është nën 400 metra (1300 ft) mbi nivelin e detit.
Bolivia ka tre pellgjet e kullimit:
I pari është pellgu Amazon, i quajtur gjithashtu edhe pellgu i Veriut (724,000 km2 (280.000 sq mi) / 66% e territorit). Lumenjtë e këtij pellgu në përgjithësi kanë endje të mëdha të cilat formojnë liqene të tilla si Murillo . Kontribues kryesor bolivian i basenit Amazon është lumi Mamoré, me një gjatësi prej 2.000 km (1.200 mi) në drejtimin veri në turmë me lumin Beni, 1113 km (692 mi) në gjatësi dhe lumi i dytë më i rëndësishëm i vendit . Lumi Beni, së bashku me lumin Madeira, janë kontribues kryesor të lumit Amazon. Nga lindja në perëndim, pellgu është i përbërë nga lumenj të tjerë të rëndësishëm, të tillë si Madre de Dios lumit, lumi Orthon, lumi Abuna, lumi Yata, dhe lumi Guaporé. Liqenet më të rëndësishme janë Liqeni Rogaguado, Liqeni Rogagua, dhe Liqeni Jara.
I dyti është pellgu Rio de la Plata , i quajtur gjithashtu edhe pellgu i Jugut (229.500 km2 (88.600 sq mi) / 21% e territorit). Rio de la Plata është formuar kryesisht nga lumi Paraguaj, lumi Pilcomayo, dhe lumi Bermejo. Liqenet më të rëndësishme janë Liqeni Uberaba dhe Liqeni Mandioré, të dyja të vendosura në moçalishte boliviane.
Pellgu i tretë është Pellgu Qendror (145.081 kilometra katrorë (56.016 sq mi) / 13% e territorit). Ky pellg ka numër të madh të liqeneve dhe lumenjve që nuk kontribojnë në çdo oqean, sepse ata janë të rrethuar nga malet e Andeve. Lumi më i rëndësishëm është lumi Desaguadero, me një gjatësi prej 436 km (271 mi), lumi më i gjatë në këtë pellg fillon në Liqenin Titicaca dhe pastaj shkon në një drejtim juglindor të Liqenit Poopó. Pellgu është formuar më pas nga Liqeni Titikaka, Liqeni Poopó dhe lumi Desaguadero.
Vazhdimin e furnizimit me ujë
Shpyllëzimi në basenet e lumenjve të sipërme ka shkaktuar probleme mjedisore, duke përfshirë erozionin e tokës dhe një rënie të cilësisë së ujit.
Klima
Klima e Bolivisë ndryshon në mënyrë drastike nga një eko-rajon në tjetrin, nga tropikët në Llanoset lindore në një klimë polare në Andet perëndimore. Verërat janë të ngrohta, të lagështa në lindje dhe të thata në perëndim, me shira që shpesh modifikojnë temperaturën, lagështin, erërat, presionin atmosferik dhe avullimin ,ku këto të fundit japin klima të ndryshme në fusha të ndryshme. Dimri është shumë i ftohtë në perëndim , kurse Vjeshta është e thatë në rajonet jo-tropikale.
Biodiversiteti
Bolivia mburret me mbi 17.000 lloje të bimëve me farë, duke përfshirë mbi 1200 lloje të fiernave, 1500 specie marchantiofita dhe myshqe, dhe të paktën 800 lloje të kërpudhave. Përveç kësaj, ka më shumë se 3000 lloje të bimëve medicinale. Bolivia është konsideruar vendi i origjinës për specie të tilla si speca dhe speca djegës, kikirikë, fasule të përbashkëta dhe disa lloje të palmave. Bolivia gjithashtu natyrisht prodhon mbi 4000 lloje të patateve.
Bolivia ka më shumë se 2900 specie kafshësh, duke përfshirë 398 gjitarë, më shumë se 1400 zogj (rreth 14% të shpendëve të njohur në botë, duke qenë i gjashti vend më i shumëllojshëm në aspektin e llojeve të shpendëve)204 amfibë, 277 zvarranikë, dhe 635 peshqi.Përveç kësaj, ka më shumë se 3000 lloje fluturash dhe më shumë se 60 kafshë shtëpiake.
Bolivia ka fituar vëmendjen globale për 'Ligjin e të Drejtave të Nënës Tokë' , i cili nënkupton që natyra të ketë njëjtat të drejta si njerëzit.
Historia
Popullsia
Pas Guatemalës dhe Perus, Bolivia është shteti i tretë i Amerikës Latine me më tepër se gjysmën e popullsisë me prejardhje indiane. 72% e popullësisë e përbënë popullësia vendase (sp.: Indígenas), me shumicë Keçu (30,7%) dhe Aymara (25,2%); 27,5% janë mestikë (të përyier në mes evropianëve dhe vendasëve). Pjesën tjetër të popullësisë e përbëjnë të bardhët të cilët janë pasardhës të spanjolëve, gjermanëve, italianëve, baskëve etj.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Bolivisë(sp. Instituto Nacional de Estadística, shkurt.INE ) në Bolivi në vitin 2012 kishte 10.027.254 banorë.
Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit popullsia e Bolivisë është trefishuar; me një rritje prej 2.25% në vit. Rritja e popullsisë në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (1950-1976 dhe 1976-1992) ishte rreth 2.05%, 1992-2001 ishte 2.74%, ndërsa në periudhën e fundit ndër-regjistrimit ishte 1.71% në vit.
Qytetet e
Përbërja etnike
Gjuhët
Besimet fetare
Njësitë administrative
Politika
Ekonomia
Kultura
Infrastruktura
Transporti
Arsimi
Shëndetësia
Festat publike
Lidhjet e jashtme
Burimet
Shih edhe
Shtete në Amerikën Jugore |
2279 | Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Kroacia ndërsa në lindje kufizohet me Serbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detin Adriatik në afërsi të Mostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga 5 prilli i vitit 1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (CIA) ky vend në vitin 2004 ka pasur 4 milion banorë.
Historiku
Në shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe e Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të perandoris Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga Ilirët. Pas rënies së perandorisë Romake ajo bëhet pjesë e perandoris Bizantine sikurse disa pjesë tjera të Ilirisë. Sllavët vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilrisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullsisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur më vonë edhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtete perendimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.
Mos e përziej me Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Politika
Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Njësit administrative
Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative.
Njësi shtetërore janë: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (org.: Federacija Bosne i Hercegovine) dhe Republika Serbe (org.: Republika Srpska)
Njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë:
Në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës quhen kantone:
Kantoni Una-Sana;
Kantoni Posavina;
Kantoni Tuzlla;
Kantoni Zenica-Doboj;
Kantoni Bosnja-Podrinje;
Kantoni Qendror Bosnja;
Kantoni Hercegovina-Neretva;
Kantoni Perëndimor Hercegovina;
Kantoni Sarajeva;
Kantoni 10;
Në Republikën Serbe quhen regjione:
Regjioni Banja Luka;
Regjioni Prijedor;
Regjioni Doboj;
Regjioni Bijeljina;
Regjioni Sarajevsko-romanijska;
Regjioni Trebinje.
Lista e qyteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Bosnjës
Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.
Klima është e shumellojshme. Në pjesën veriore të saj mbizotëron klima kontinentale mesatare, në viset e larta malore kemi klimë malore, kurse në luginën e lumit Neretvë ndihet ndikimi i klimës mesdhetare. Në fushat karstike vera është e nxehtë, me temperatura të larta dhe dimër të ashpër dhe të ftohtë.
Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Malet më të njohura janë: Dinara, Prenji, Jahorina, Vitorogu, Ozreni, Kozara, Zelengora etj.Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,386 metrave në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.
Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Drina, Una, Sana, Sava, Neretva dhe Vërbas.
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Bosnjës
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 struktura nacionale e B dhe H ka qenë: 44% Boshnjak, 31% Serb dhe 17% Kroat, derisa 6% janë deklaruar si Jugosllav, dhe 2% të tjerë. Përbërja fetare ishte e ngjashme me atë nacionale: 99% Kroatëve ishin katolik, 90% e Boshnjakëve ishin mysliman dhe 95% e Serbëve ishin ortodoks.
Të dhënat me kalimin e kohës kanë ndryshuar, sepse gjatë luftës janë shkaktuar 100.000 deri 250.000 viktima, dhe se gati gjysma e popullsisë ka ndërruar vendbanimin. Sipas të dhënave të agjencisë amerikane CIA të vitit 2000, thuhet se në B dhe H kanë jetuar 48% boshnjak, 37,1% Serb, 14,3% Kroat dhe 0.6% të Tjerë. Sipas vlerësimeve të CIA-së në vitin 2004, Bosna dhe Hercegovina ka rreth 4.007.608 banorë. Sipas vlerësimeve vendase në federatën e B dhe H jetojnë 2.517.972 banorë, ndërsa në RS 1.490.993 banorë. Përveç këtyre tre popujve jetojnë edhe disa pakica kombëtare. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 kanë jetuar edhe: Shqiptarë - 4.922, Malazezë - 10.048, Çek - 590,Italianë - 732, Ebrej - 426, Hungarez-893, Maqedonë-1.596, Gjerman-470, Polak-526, Rom - 8.864, Romun - 162, Rus - 296, Rusin - 133, Sllovak - 297, Turq - 267, dhe Ukrahinas - 3.929.
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Bosnjës
Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Nxjerrja e mineraleve është degë e rëndësishme ekonomike. Minerali i hekurit nxirret në Lubijë dhe Varesh, boksiti në afërsi të Mostarit, qymyrguri në Banoviq dhe në Krekë, kripa e ngurtë në Tuzle etj. Bazuar në pasuritë minerale, është zhvilluar metalurgjia e zezë (Zenica dhe Vareshi), metalurgjia me ngjyra (Mostar), industria kimike (Tuzla), metalurgjia përpunuese (Sarajevë, Travnik, Banja Luka, Mostari), elektroindustria (Sarajevë dhe Banja Luka), e tekstilit (Sarajevë, Mostar, Bosanski Brod etj.), e drurit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet.
Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, bimët mesdhetare, vreshtat, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Ndër llojet e blegtorisë më shumë rriten gjedhët (mbi 1 milion kokë). Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.
Kultura
Artikulli kryesor Kultura e Bosnjës
Telekomunikacioni
Rrjeti i transportit nuk i plotëson kërkesat e vendit.T ransporti ajror: ne Bosnje ka 4 aeroporte ai i Sarajeves, Tuzles, Mostarit dhe Banja Lukes.
Ushtria
Turizmi zhvillohet kryesisht në ofertat për vizita në qendrat kulturoro-historike, arkitekturore orientale, për kuzhinën boshnjake etj.
Shih edhe këtë
Distrikti i Brçkos
Lidhje të jashtme
Qeveria :
Kryetari :Presednik
Parlamenti :
Ministria :
Office of the High Representative in Bosnia and Herzegovina - faqe zyrtare e OKB-së
Fotot te Xhamiave ne Bosnje
Bosnia-Herzegovina and the Balkans Forum diskutues
Bosnia & Herzegovina - ekonomi e BH (anglisht)
Harta të Bosnja dhe Hercegovina
Bosnia and Herzegovina - harta të BH
OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina - Misioni i OSCE për Bosnjën
Bosnian Institute, London - Institut boshnjak në Londër (anglisht)
About 300 categorised and profiled websites about Bosnia & Herzegovina
Raporte për trafikime të njerzëve (anglisht)
Rulers.org —Bosnia and Hercegovina
Referime
Shtete në Ballkan |
2280 | Brazil (portugalisht: Brasil), zyrtarisht Republika Federative e Brazilit (portugalisht: República Federativa do Brasil), është shteti më i madh në Amerikën e Jugut dhe gjithë Amerikën Latine. Ai është shteti i pestë më i madh në botë, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Ai është shteti më i madh portugalisht-folës në botë, dhe i vetmi në kontinentet amerikane.
Brazili kufizohet nga Oqeani Atlantik në lindje me një vijë bregdetare prej 7.491 km. Ai kufizohet me të gjitha vendet e tjera të Amerikës së Jugut, përveç Ekuadorit dhe Kilit dhe zë 47.3 përqind të kontinentit të Amerikës së Jugut. Zona e lumit Amazon përfshin një pyll të madh tropikal, që ka shumëllojshmëri kafshësh të egra, sisteme ekologjike të larmishme dhe burime të mëdha natyrore që përfshijnë zona të shumta të mbrojtura ligjërisht.
Brazili banohej nga disa fise para mbërritjes në vitin 1500 të eksploruesit Pedro Alvares Cabral, i cili e deklaroi zonën pjesë të Perandorisë Portugeze. Brazili mbeti një koloni portugeze deri në vitin 1808, kur kryeqyteti i perandorisë u transferua nga Lisbona në Rio de Janeiro. Në 1815, kolonia u ngrit në rangun e mbretërisë, pas formimit të Mbretërisë së Bashkuar të Portugalisë, Brazilit dhe Algarves. Pavarësia u arrit në vitin 1822 me krijimin e Perandorisë së Brazilit, një shtet unitar i qeverisur nën një monarki kushtetuese dhe një sistem parlamentar. Ratifikimi i kushtetutës së parë në vitin 1824 çoi në formimin e një legjislature dydhomëshe, që u quajt Kongresi Kombëtar. Vendi u bë republikë presidenciale në vitin 1889, pas një grusht shteti ushtarak. Një juntë ushtarake autoritare erdhi në pushtet në vitin 1964 dhe sundoi deri në 1985, pas të cilit qeverisja civile rifilloi. Kushtetuta e tanishme e Brazilit, e formuluar në vitin 1988, e përcakton atë si një republikë federale. Federata përbëhet nga bashkimi i Qarkut Federal, 26 shteteve, dhe 5.570 bashkive. Brazili ka popullsinë më të madhe në botë të besimit katolik dhe është vendi më i populluar i botës me shumicë katolike.
Ekonomia e Brazilit në vitin 2015 ishte e nënta më e madhe në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe e teta për nga Vlera e Fuqisë Blerëse (VFB). Një anëtar i grupit BRICS, Brazili deri në vitin 2010 kishte një prej ekonomive të mëdha me rritjen më të shpejtë në botë, me reforma ekonomike që i dhanë vendit ndikim dhe njohje të reja ndërkombëtare. Banka e Zhvillimit Kombëtar e Brazilit luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. Brazili është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, G20, BRICS, Unasul, Mercosul, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Shteteve Ibero-amerikane, CPLP dhe Bashkimit Latin. Brazili është një fuqi rajonale në Amerikën Latine dhe një fuqi e mesme në çështjet ndërkombëtare. Brazili ka qenë prodhuesi më i madh i kafes për 150 vjetët e kaluar.
Etimologjia
Rrënjët etimologjike të termit “Brazil” vështirë se mund të përcaktohen. Etimologët brazilianë kanë hedhur mendimin se fjala ka prejardhje kelte, por mund të jetë përfundimisht me zanafillë fenikase. Gjatë epokës koloniale, kronistët e kohës filluan përdorimin e emrit “Brazil”. Sipas tyre, emri “Brazil” rrjedh nga “pema e brazilit” (pau-brasil), dru që u solli kolonizatorëve leverdi të mëdha ekonomike. Në shek. XVI filloi përdorimi i demonimit “brazilian” (brasileiro) për tregtarët e pau-brasilit.
Emri zyrtar portugez i vendit, në të dhënat origjinale portugeze, ishte "Toka e Kryqit të Shenjtë" (Terra da Santa Cruz), por detarët dhe tregtarët evropianë zakonisht e quanin thjesht "Toka e Brazilit" (Terra do Brasil) për shkak të tregtisë së Pemës së brazilit. Emërtimi popullor eklipsoi dhe zëvendësoi emrin zyrtar portugez. Detarët e hershëm nganjëherë e quanin edhe "Toka e Papagalëve" (Terra di Papaga).
Në gjuhën Guarani, një gjuhë zyrtare e Paraguait, Brazili quhet "Pindorama". Ky ishte emri që popullsia indigjene i dha rajonit, që do të thotë "vendi i palmave".
Në shek. XIX vendi u quajt zyrtarisht Perandoria e Brazilit e më pas Shtetet e Bashkuara të Brazilit.
Historia
Popujt indigjenë në Brazil dhe Brazili kolonial
Kur arriti në prill 1500 në brigjet e asaj që më vonë do të njihet si Brazili, flota portugeze e komanduar nga Álvares Pedro Cabral gjeti njerëz primitivë që banonin aty. Ata ishin të ndarë në disa fise të dallueshme, që luftonin midis tyre dhe që kishin të njëjtën familje gjuhësore, Tupi-Guarani. Burrat ishin gjuetarë, peshkatarë dhe mbledhës ushqimi dhe gratë kryenin aktivitete të reduktuara bujqësore. Disa prej fiseve ishin endacakë dhe të tjerët të ngulur. Ata përdornin zjarrin, por nuk njihnin metalin dhe disa ishin kanibalë. Administrimi u fillua në mënyrë efektive në 1534, kur Mbreti Dom João III e ndau territorin brazilian në dymbëdhjetë kapiteneri të trashëguara që qeveriseshin nga anëtarët e fisnikërisë më të vogël apo nga familjet e arsimuara. përvojë zbuluar vetë të jetë një fatkeqësi nxjerr, dhe në 1549, mbretit të caktuar një guvernator të përgjithshëm për të administruar koloni e tërë.
Rreth 1530, Tupiniquim (fisit të njëjta që u takua Cabral) dhe armiqtë e tyre e hidhur Tupinambá, fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme në Brazil, aleate veten me portugalisht dhe frëngjisht, përkatësisht.[27] Në mes të Portugalisë dhe Tupiniquim "ndodhi një ndër disa intermittently qetë-asimilimit racor". Ndërsa Tupinambás, megjithatë, u shfarosën kryesisht në luftërat e gjata dhe kryesisht nga sëmundje evropiane në të cilën ata nuk kishin imunitet. ato që mbijetuar janë skllavëruar nga fiset e tjera ose nga portugalisht ose u larguan drejt fshat. Nga mesi i shekullit të 16, sheqeri ishte bërë pika më e rëndësishme e eksportimet braziliane. Kështu, portugalisht u kthye me format e tjera të pushtetit për të trajtuar njeri me kërkesa në rritje ndërkombëtar. skllavëruar afrikanë u importuan dhe u bë "shtyllë bazë e ekonomisë" në zonat më të populluara të kolonisë.
Zgjerimi territorial
Përmes luftërave kundër francezve, portugezet ngadalë zgjeruar territorin e tyre për Evropën, duke Rio de Janeiro ne 1567, dhe në veriperëndim, São Luís në vitin 1615. Ata pësoi një pengesë me dyndjet holandeze që filloi në vitin 1630 dhe që arriti të pushtuar pjesë të madhe të bregdetit verilindor braziliane. Domain holandez nuk ka kaluar kohë dhe ata u dëbuan përfundimisht në vitin 1649. Portugalia dërgoi ekspedita ushtarake në Amazon që mundi dhe pushtuan kështjellat britanike dhe holandeze. Uruguai zgjidhje portugalisht në rajon filluar në vitin 1669, me themelet e fshatrave dhe kalatë. Në vitin 1680 ata arritën në jug të Sacramento dhe themeluar në anën e rajonit Rio de la Plata në Rripin e Lindore (korente). Në fund të eksporteve të sheqerit të shekullit 17 ka hyrë në rënie për shkak të konkurrencës me kolonitë britanike dhe holandeze në Karaibe dhe gjithashtu për shkak të tatimeve të larta. Zbulimi i artë nga hulumtuesit në rajon që do të më vonë të quhet Minas Gerais (General Miniera) ndërmjet 1693 dhe 1695 kolonia e shpëtoi nga rënia e saj të afërt. Nga të gjithë Brazil, si edhe nga Portugalia, mijëra emigrantë, nga të gjitha etnitë, u nis drejt minierave. Në dekadave në vijim miniera të tjera ari u zbuluan në Mato Grosso aktuale dhe Goiás, në Qendrore Brazilian-West .
Spanjisht provuar për të parandaluar zgjerimin portugalisht në territorin që u përkasin atyre sipas Traktatit të Tordesillas të 1494 dhe arriti në pushtues strip Lindore në 1777. Të gjitha më kot si Traktati i Shën Ildefonso nënshkruar në të njëjtin vit konfirmuar domain portugalisht mbi të gjitha tokat e procedurës nga zgjerimin e saj territoriale, duke krijuar kështu shumica e kufijve të tanishëm braziliane. Në 1808, portugalisht Royal Family, ikin nga trupat e se frëngjisht perandorit Napoleon I u pushtimin e Portugali dhe shumica e Evropës Qendrore, e themeluar në vetë qytetin e Rio de Janeiro, Cila Kështu u bë selia e Perandorisë gjithë portugalisht. Në 1815 Mbreti Dom João VI, pas regjent në emër të nënën e tij të paaftë, Brazil ngritur nga koloni të sovrane Mbretëria e Bashkuar me Portugalinë. Pushtuan French Guiana portugalisht në 1809 (që u kthye në Francë në 1817) dhe Rripin e Lindore në 1816 që ishte riemëruar pas Cisplatin.
Periudha parakoloniale
Fillimisht e banuar nga amerindët (afro 5 milion frymë), treva që i përket sot Brazilit, si dhe viset tjera të Amerikës Jugore, u nda mes dy fuqive evropiane, Portugalisë dhe Spanjës me rastin e njohjes së evropianëve me hemisferën perëndimore. Traktati i Tordesilhas, nënshkruar më 1494, ishte marrëveshje e rëndësishme në përcaktimin e kufijve të Brazilit, që ndante kontinentin veri-jug nga shteti i sotëm i Parasë deri në qytetin e Lagunas (Santa Catarina), i ndryshuar më pas me zgjerimin portugez drejt lindjes.
Periudha e kolonizimit
Kolonizimi nuk i shkonte përshtat pikëpamjeve të ndërmarrjeve tregtare që nxitën lundrimet drejt perëndimit, ndërsa ekonomia portugeze mbetej e orientuar në tregtimin e prodhimeve të vendeve aziatike. Duke filluar nga viti 1500, në Brazil u themeluan kapiteni të pasuksesshme portugeze, të cilat u vunë nën kontrollin e mbretit Gjon III kah mesi i shek. XV. Themelimi i qyteteve Salvador dhe Rio de Janeiro i hapi rrugë përngurtësimit të sundimit portugez dhe kolonizimit të vendit. Përpunimi i sheqerit ishte veprimtaria kryesore e kolonisë deri në shek. XVIII, ndonëse konkurrenca ndërkombëtare shkaktoi kriza të herëpashershme.
Politika
Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Federata braziliane është e bazuar në bashkimin e tre njësive autonome politike : Shteteve, komunave dhe qarkut Federal. Një njësi e katërt filloi në shoqatë të lartpërmendura : Bashkimi.[13] Nuk ka hierarki midis subjekteve politike. Federata është e vendosur në gjashtë principeve fondamentale :[13] sovranitetit, shtetësinë, dinjitetin e popullit, vlera shoqërore e punës, lirinë e ndërmarrjes, dhe pluralizmit politik. Degët klasik tre-paleshe të qeverisë (ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe të kontrollit dhe balancimit sipas sistemit), është themeluar zyrtarisht nga Kushtetuta.[13] Ekzekutiv dhe legjislativ janë të organizuara në mënyrë të pavarur në të gjitha katër subjekteve politike, ndërkohë që gjyqësori është i organizuar vetëm në nivelet federale dhe shtetërore.
Të gjithë anëtarët e degëve ekzekutive dhe legjislative janë të zgjedhur direkt.[153][154][155] Gjykatësit dhe zyrtarë të tjerë të gjyqësorit janë të emëruar pas kalojnë provimet e hyrjes.[153] Votimi është i detyrueshëm për ata midis 18 dhe 65 vjeç.[13] Katër partitë politike shquhen ndër ato të vogla: Partia e Punëtorëve (PT), Brazilian Social Democracy Party (PSDB), Brazilian Demokratike Partia Lëvizja (PMDB) dhe demokratët (ish-Frontit Liberal Party - PFL). Pothuajse të gjitha funksionet qeveritare dhe administrative janë ushtruar nga ana e autoriteteve dhe agjencive të anëtarësuara në Ekzekutiv.
Formën e qeverisjes është ai i një republikë demokratike, me një sistem presidencial.[13] Presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë së Bashkimit dhe është zgjedhur për një mandat katër-vjeçar,[13] me mundësinë e Re-zgjedhor për një mandat të dytë të njëpasnjëshme. Presidenti aktual është Luiz Inácio Lula da Silva. Ai u zgjodh më 27 tetor, 2002, [156] dhe u rizgjodh më 29 tetor, 2006.[157]Presidenti emëron ministrat e Shtetit, të cilët të ndihmuar në qeverisjen.[13] Shtëpitë legjislativ në çdo njësi politike kryesore burim i ligjeve në Brazil. Kongresi Kombëtar është legjislatura dy-dhomëshe Federatës, të përbërë nga Dhoma e Deputetëve dhe Senatit Federale. Autoritetet gjyqësore ushtrojnë detyrat e kompetencës pothuajse ekskluzivisht.
Ligj
Ligjit Brazilian është i bazuar në Roman-traditat gjermanike. [158] Pra, konceptet e ligjit civil të mbizotërojë mbi praktikat e të drejtës zakonore. Shumica e ligjit Brazilian është kodifikuar, edhe pse jo-kodifikuar statutet gjithashtu përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të sistemit, luajnë një rol plotësues. Vendimeve të Gjykatës në shtator nga udhëzimet e interpretues, por ata nuk janë të detyrueshme për raste të tjera specifike, përveç në disa situata. Punon Doktrinar dhe veprat e juristëve akademik kanë ndikim të madh në krijimin e ligjit dhe në rastet e ligjit. Sistemi ligjor është i bazuar në Kushtetutën Federative, e cila ishte shpallur më 5 tetor 1988, dhe është ligji themelor i Brazilit. Të gjitha ligjet e tjera dhe vendimet e gjykatave duhet të jenë në përputhje me rregullat e tij.[159] Në prill 2007, ka pasur 53 amendamente. Shtetet kanë kushtetutat e tyre, të cilat nuk duhet të kundërshtojnë Kushtetutën Federale.[160] komunave dhe qarkut Federale nuk kanë kushtetutat e tyre, në vend të kësaj, ata kanë "ligjeve organike" (leis orgânicas).[13][161] legjislative Entitetet janë burimi kryesor i statutit, edhe pse në disa çështje të gjyqësisë dhe organeve ekzekutive mund të futë normat ligjore.[13]
Juridiksioni administrohet nga njësitë e gjyqësorit, megjithëse në raste të rralla Kushtetutës Federale lejon Senatit Federale për të kaluar në gjykimet ligjore.[13] Ka edhe të specializuar ushtarak, të punës, dhe gjykatat zgjedhore.[13] Gjykata më e lartë është Federale e Lartë Tribunalit. Ky sistem është kritikuar gjatë dekadave të fundit për shkak të paqes i ngadalshëm në të cilën vendimet përfundimtare janë të lëshuara. Padi në ankesë mund të marrë disa vjet për të zgjidhur, dhe në disa raste më shumë se një dekadë më parë elapses vendimeve përfundimtare janë bërë.[162] Megjithatë, Gjykata Supreme Federale është gjykata e parë në botë për sezonin e tij të transmetuar në televizion, dhe më shumë kohët e fundit edhe ne Youtube.[163][164] Më së fundi, në dhjetor 2009, Gjykata e Lartë miratoi Twitter për të shfaqur artikuj në projektues ditën e ministrave, për të informuar veprimet që çdo ditë arrijnë të Gjykatës, dhe vendimet më të rëndësishme bërë nga ata.
Marrëdhëniet e jashtme
Brazili është një udhëheqës politik dhe ekonomik në Amerikën Latine.[166][167] Megjithatë, problemet sociale dhe ekonomike të parandaluar atë për t'u bërë një fuqi globale efektive.[168] Në mes të Luftës së Dytë Botërore dhe në vitin 1990, të dyja qeveritë demokratike dhe ushtarake kërkuar që të zgjerohet Brazil ndikim në botë, duke ndjekur një shteti të udhëhequr politikën industriale dhe një politikë të jashtme të pavarur. Kohët e fundit, vendi ka për qëllim të forcojë lidhjet me vendet e tjera të Jugut amerikanë, të angazhohet në diplomacinë shumëpalëshe nëpërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Organizata e Shteteve Amerikane. Brazil të politikës së jashtme aktuale është e bazuar në pozicionin e vendit si një fuqi rajonale në latinisht Amerikë, një udhëheqës në mesin e vendeve në zhvillim, si dhe një fuqi të botës në zhvillim. Në përgjithësi shumanshmëria braziliane e Jashtëm të tanishëm reflekton Politika, zgjidhjen paqësore të kontesteve, dhe nonintervencion në punët e vendeve të tjera. Gjithashtu përcakton Kushtetuta Brazilian vend do të kërkojë integrimit ekonomik, politik, social dhe kulturor të vendeve të Amerikës Latine.
Forcat Speciale të Ushtrisë braziliane
Forcat e Armatosura i Brazilit përbëhet nga ushtrisë brazilian, marinës braziliane, dhe Brazilian Air Force. Numrat Brazilian ushtarak rreth 300.000 burra dhe gra dhe ka një buxhet prej 2,6 për qind të ekonomisë kombëtare në vitin 2009, ose rreth 52 miliardë dollarë amerikanë.[13] Policia Ushtarake e policisë ushtarake (Shtetet') është përshkruar si një forcë ndihmëse të ushtrisë nga Kushtetuta, por është nën kontrollin e guvernatorit të çdo shtetit.[13] Brazilian forcat e armatosura janë më të mëdha në Amerikën Latine. Brazilian Air Force është degë luftës ajrore të Forcave të Armatosura braziliane, forca më e madhe ajrore në Amerikën Latine, me rreth 700 avionë drejtuar në shërbim.[175] Marinës brazilian është përgjegjës për operacionet detare dhe për ruajtjen e ujërave territoriale braziliane. Është i vjetër i Forcave të Armatosura dhe braziliane marina vetëm në Amerikën Latine për të vepruar një aeroplanmbajtëse, Ñåé São Paulo (formerly FS Foch të Marinës në frëngjisht).[176] Ushtria brazilian është përgjegjës për të tokës bazuar në operacionet ushtarake, me një forcë prej rreth 190.000 ushtarë. Në vitin 2008 ministër i mbrojtjes Brazilian ka formuluar "Estratégia de Defesa Nacional" (Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare), që pretendon për të ndërtuar një industri të fuqishme kombëtare dhe të partneritetit strategjik me vendet aleate për zhvillimin e teknologjisë së bashku.[177]
Aircraft Carrier Shko São Paulo e Marinës braziliane.
Kohët e fundit, Brazil ka filluar të shfaqet si një fuqi kryesore botërore dhe një superfuqi potenciale ; Kështu Brazili ka filluar të zhvillohet si një fuqi e madhe ushtarake. Në vitin 2008, Brazil ka nënshkruar një partneritet strategjik me Francën dhe Rusinë për të tregtisë së teknologjisë ushtarake. Brazili gjithashtu ka filluar negociatat me Francën për të ndërtuar Brazil të 120 avionët zjarr i vrullshëm në nivel lokal nga Embraer. Gjithashtu në 2008 kompani braziliane Embraer ekspozuar avionëve braziliane e transportit, Embraer KC-390, dhe disa vende kanë treguar tashmë interes në aeroplan, me Francën edhe vendosjen e urdhrave.[179][180] Në 2009 nëndetëseve Brazil 4 Scorpene blerë për USD 9,9 miliard një marrëveshje transferimi masiv teknologjisë. Në një marrëveshje të dytë, Franca do të sigurojë ndihmë teknike në mënyrë që të Brazil Brazil mund të projektimit dhe të prodhojë indigjene mundësuar nëndetëse bërthamore, që do të ndërtohet krejtësisht në Brazil.[181] Qeveria braziliane ka njoftuar se një fabrikë në Helibras Itajubá, Minas Gerais, do të fillimisht prodhon 50 njësi të KE-së 725 dhe deri në 1.300 helikopterë të reja për ushtarak braziliane. Helibras tani do të prodhon përputhje të plotë Eurocopter e produkteve, me njësitë e parë të vihet në funksionim në vitin 2010.
Departamenti i Mbrojtjes i Brazilit, në vitin 2009 i kërkoi gjithashtu të marinës brazilian për të zhvilluar një plan për 30 vitet e ardhshme. Për të kryer planet e projektimit pushtetit që Brazili do të kandidojë, shpenzimet do të kushtojë më shumë se $ 138 miliardë dollarë amerikanë, në kuadër të marinës vetëm. Programi quhet PEAMB[183] është strategji për të blerë apo ndërtuar 2 transportuesit e avionit (40 000 ton), 4 anije amfibe luftarake (20 000 tonë), 30 anije shoqërimi, 15 nëndetëse, 5 dhe 62 nëndetëse bërthamore (anije patrullimi).[184] Në korrik 2009, ministri i mbrojtjes, Jobim Nelson, tha se Brazili do të shpenzoj rreth 0,7 % (13 miliard USD) të GDP në vit për të modernizuar forcat përveç 2,6 % e buxhetit vjetor të mbrojtjes. Ai deklaroi, "Ne jemi ngritjen e një studimi të bërë plan financiar i gjithë projekti. Kjo do të jetë një plani 20 vjeçar, duke përfshirë modernizimin dhe zgjerimin e elementeve për mbrojtjen e territorit braziliane.
Njësit administrative
Artikulli kryesor Njësit administrative
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Brazilit
Brazili shtrihet në dy anët e ekuatorit. Në pjesën jugore ka kufij ujor dhe tokësor në veri. Është shteti më i madh për nga sipërfaqja në Amerikën latine. Dhe i pesti në botë. Brazili zë 8.511.965 km² dhe ka rreth 186.112.794 banor me dendësi prej 22b/km².
Ai zë pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, dhe shteti i pesti me madhësi në bot.
Relievi
Relievi i Brazilit është shum karakteristik. Përbëhet prej fushës së gjerë të lumit Amazon, maleve të larta të Andeve dhe Pllajës së Brazilit.
Pika më e lartë : Pico da Neblina 2.994 m
Klima
Klima e Brazilit eshte e ndryshme.Ultesira e Amazones ka klime ekuatoriale,te nxehte dhe te lagesht gjate gjithe vitit.Pjesa me veriore e vendit ka klime tropikale te thate.Ne rajonet jugore mbizoterojne klimat tropikale e subtropikale,me reshje te bollshme stinoee pergjate brigjeve oqeanike.
Hidrografia
Brazili nuk ka liqene të mëdha, por është i pasur me lumenj. Lumi më i madh është Amazoni që ka mbi 2oo degë të mëdha lumore. Ky sistem lumor i degëzuar ka potencial të madh hidroenergjetik e njëkohësisht paraqet lidhjen më të mirë komunikuese në territoret e paarritshme të pyjeve tropikale.
Lumi Amazon dhe degëzimet e tij përmbajnë 20 % të tepricave botërore të ujërave për të pirë. Ky lumë i madh çdo orë hedh në Oqeanin Atlantik 773 miliarda litra ujë.
Bimësia
Pyjet tropikale me shira mbulojnë pothuajse 60 % të sipërfaqes se Brazilit. Xhungla e Amazonës është një nder pyjet më të pasura me bimësi ku në 5 km² ka rreth 500 lloje të drunjve. Amazona shtrihet në ekuator. Në këtë mjedis të ngrohtë dhe të lagësht, gjendet pylli tropikal me shi, e cila nga sipërfaqja është 12 herë më e madhe se Franca.
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Brazilit
Kafe-vendin e par ne bot ,bananet -vendin e dyt ne bot ,misri-vendin e tret ne bot ,qumesht-vendin e katert ,gjedhe-te dytin ,derra-te tretin ,dele dhe shpend -te tretin ...Ka vendin e par per borxhe ndaj bankas kombetare .
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Brazilit
Kultura
Artikulli kryesor Kultura e Brazili
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Referime
Lidhje të jashtme
Qeveria : Brasil.gov.br
Kryetari : Presidência
Parlamenti : Câmara dos Deputados
Faqe senatoresh : Senado Federal
Ministria : Brazil Real Estate
Shtete |
2283 | Andrew Stanton lindi më 13 janar 1964 në Boston, Massachusetts, ShBA. Është një regjisor animimit, skenar, po ashtu edhe sinkronizues.
Jeta
Andrew Stanton është njëri ndër figurat më të shquara prapa studios së animacionit kompjuterik “Pixar Studios”, dhe kontributet e tij në filmat e animuar modern si “Toy Story” dhe “Finding Nemo” zënë vend thelbësorë. Si regjisor i “Finding Nemo” apo si producent i “Monsters Inc.”, Stantoni ka marrë pjesë pothuajse në secilën pjesë të produksionit. Një ndjeshmëri familjare e shoqërore me një aftësi të shkëlqyeshme kanë rezultuar në filma që pëlqehen sinqerisht si nga të miturit ashtu edhe nga të rriturit – një realizëm I vërtetë në fushën e quajtur “argëtim familjar” - “family entertainment”.
I lindur në Rockport, MA, Stantoni kreu shkollimin për “character animation” - animim të personazheve në Institutin e Arteve të Kalifornisë para se të punonte si animatorë për “Kroyer Films” në vitet e 80ta. Me kalimin e dekadës, Stantoni punoi si autor shkrimesh për legjendën e animacionit “Mighty Mouse-Aventurat e reja” të Ralph Baksh-it. Më 1990, tanimë njihej si autor dhe animator dhe u bë animatori I dytë që iu bashkangjit John Lasseter-it në themelimin e Pixar Studios. Marrdhëniet e tij me Lasseter-in u forcuan gjatë punës si animatorë në filmat e shkurtër “Surprise” dhe “Light and Heavy” të Luxo Jr. , mirëpo ndjeshmëritë e këtyre dyve u harmonizuan shkëlqyeshëm atëherë kur Stanton shërbeu si autor dhe dizajnues i personazheve në filmin e animuar më 1995 “Toy Story” të studios “Pixar”, i cili bindshëm u bë hiti familjar i vitit. Përveq që shkroi storien e filmit “A Bug’s Life”, Stantoni poashtu iu bashkangjit Lesseter-it në karrigen e regjisorit, së bashku me kontribuimet e tij në hitet pasuese si “Monsters Inc.” dhe “Toy Story 2” që kryesisht konsistonin në punë si autor shkrimesh. Stantoni iu kthye karriges së regjisorit më 2003 me atë që ishte filmi më i famshëm i Pixar-it i të gjitha kohërave , “Finding Nemo”. Filmi u inspirua kur Stantoni vërejti se instiktet e tij të tepërta qortuese prindërore po e pengonin atë që të afrohej dhe lidhej me djalin e tij. Filmi tregon një rrëfim të një klloun peshku të vogël i cili rrëmbehet nga oqeani dhe përfundon në një akuarium të një dentisti në Sidney dhe këmbënguljes së babait të tij që ta kthej atë në shtëpi shëndosh e mirë. Sikurse në veprat e tjera të Stantonit, “Finding Nemo” ofron personazhe tërheqëse e të këndshme që nuk gjinden zakonisht në rrëfimet e tjera të animuara, dhe me përvojën e tij si prind i dhuron filmit një shpirt plot emocione.
Çmime
Kulmi i suksesit të Stantonit u arrit më 29 shkurt 2004, kur në mbrëmjen e ndarjes së qmimeve Oscar, “Finding Nemo” fitoi në kategorinë e “Best animated feature” – filmi më i mirë i animuar.
Lidhje të jashtme
Regjisorë amerikanë
Dublues amerikanë
Lindje 1958 |
2286 | Brunei - zyrëtarisht Shteti i Bruneit Vend i Paqes, është shtet në Azinë Juglindore në veri të ishullit të Borneo-s. Laget nga deti i Kinës së Jugut. Kufizohet në të gjitha anët me Malajzinë përveq Veriut. Ai është i ndarë në dy pjesë nga Limbag, territor i Malajzisë.
Brunei i ka fillet qysh në shekullin e shtatë, nën Perandorinë Sirivijayan me emrin Po-ni. Ai u bë shtet vazal i majapahit para se ta përqafonte Islamin në shekullin 15.
Në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor Brunei e ka të dytin në Azinë Juglindore pas Singaporit dhe është i pranuar si Shtet i Zhvilluar. Bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar Brunei u rradhit i 4-ti për Prodhimin Bruto të Vendit në PPP.
Politika
Nën kushtetutën e vitit 1959, Madhëria e Tij Paduka Seri Baginda Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah Mu'izzaddin Waddaulah është kreu i shtetit me autoritet të plotë ekzekutiv, përfshirë autoritetin në rast emergjencash që nga viti 1962.
Sulltani udhëheq me ideologjinë shtetërore të njohur si Islam Melayu Beraja ose Monarkia Islamike Malaje. Brunei ka qenë Monarki Absolute që nga viti 1962.
Media është shumë pro qeveritare, kurse familja mbretërore ka pushtet në çdo cep të vendit.
Njësitë administrative
Brunei qeveriset në katër njësi administrative-teritoiale të niveli të lartë të quajtura daerah, të cilat ndahen në nën njësi të quajtura mukim (krahina teritoriale).
{| style="background:transparent; text-align:center;"
|
{| class="sortable wikitable" style="text-align:left;"
|- style="background:#f2f2f2; font-weight:bold;"
| Nr. || Njësia administrative || qendra
|-
| 1. || Belait || Kuala Belait
| 2. || Brunei-Muara njësi|Brunei-Muara ||Bandar Seri Begawan
| 3. || Temburong ||Bangar, Brunei|Bangar
| 4. || Tutong || Pekan Tutong
|}
|
|}
Gjeografia
Brunai është vend në Azinë juglindore me sipërfaqe 5,765 km2. 97% e popullit jetojnë ne perëndim, ndërsa në pjesën lindore jetojnë 10,000 njerëz.
Klimatika në Brunai është me klimatikë tropikale.
Religjioni
Islami është fe zyrtare në Brunei. Besimet tjera që praktikohen janë Budismi (13% kryesisht kinez), Krishterimi (10%). Ndërsa Mendimi i lirë me 7% të popullatës kineze.
Lidhje të jashtme
Qeveria: Faqe zyrtare e qeverise
Kryetari:
Parlamenti:
Ministria:
Shtete |
2287 | Birmania ose e njohur zyrtarisht si Mjanmar () , zyrtarisht int. Pyidaungsu Thamada Myanmar Naing-Ngan-Daw apo shkurt Myanma Naingngan, është shtet në jug të Azisë, në kufi me Tailandën, Laosin, Republikën Popullore të Kinës, Indin, Bangladeshin si dhe lagëtë nga gjiri i Bengalit. Ky shtet është themeluar vonë, në vitin 1962 dhe për kohë të gjatë, deri më 4 shkurt 2011, ndodhej nën regjim ushtark. Pas këtij regjimi, për kryetarë shteti është zgjedhur një civil si president.
Historia
Politika
Njësitë administrative
Birmania përbëhet nga shtatë njësi shtetrore dhe shtatë zona tjera administrative. Zonat administrative (တိုင်းဒေသကြီး) janë të dominuara nga Bamar-ët. Shtetet (ပြည်နယ်), në thelbë janë njësi të populluara nga banorët minoritarë vendasë. Zonat administrative të nivelit të lartë ndahen nën zona apo njësitë etnike dhe fshatra. Qendrat qytetare ndahen në zona banimi.
Gjeografia
Ekonomia
Demografia
Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Lidhje të jashtme
Qeveria :
Kryetari :
Parlamenti :
Ministria :
Geopium: Gjeopolitike
Burma News, Myanmar News . Faqe e lajmeve mbi zhvillimeve e qeveris militare.
The Irrawaddy.
FreeBurma.org
Burma: Army of the Child God
"Burma scraps intelligence agency"
Shtete |
2288 | Burundi ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës. Burundi në lindje kufizohet me Tanzaninë, në perëndim me liqenin Tanganika dhe Republikën Demokatike të Kongos dhe në veri me Ruandën. Sipërfaqja e Burundit është 27 834 km², ndërsa popullsia e tij është mbi 10 milion banorë. Kryeqytet i Burundit është Bujumbura. Burundi është një nga 10 vendet më të varfra të botës.
Historia
Artikulli kryesor Historia e Burundit
Zgjedhjet e para shumë partiake në Burundi janë mbajtur për të parën herë në tetor të 1993-ës. Pas pak kohe të qeverisjes (100 ditë) vendin e kaplojnë konfliktet e armatosura etnike në mes të palëve Hutu dhe Tutsi. Pasojat më të mëdha të kësaj lufte ishin të ikurit nga lufta në vendet fqinje.
Për të siguruar vijën kufitare, trupat e armatosura të Burundit intervenuan për një kohë të shkurtë në konfliktet e vitit 1998 në Republikën Demokratike të Kongos.
Qeveria kalimtare e krijuar më 1 nëntor 2001, në dhjetorë të 2003 ja arriti që me palën më të madhe të rebelëve të nënshkruaj një marrëveshje dhe të nxjerrë kushtetutën e përkohshme në tetor të 2004. Zbatimi i marrëveshjes ishte problematik pasi që një palë nga rebelët refuzonte nënshkrimin kështu që zgjedhjet e lira, disa herë duhej të shtyheshin.
Ne verën e 2005-es Burundi mbajti zgjedhjet e para elektorale relativisht demokratike, ku fitoi partia CNDD-FDD e udhëhequr nga Pierre Nkurunziza. Kjo parti ishte nja nga grupet rebele me te mëdha dhe me permbajtje te madhe nga grupi etnik Hutu. Zgjedhjet i dhanë fund rreth 13 vjeteve konflikti midis faksioneve rebele. Ne shtator 2006, grupi i fundit rebel aktiv, FNL, nënshkroi marrëveshjen e paqes me qeverinë ne pushtet.
Politika
Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Presidenti i Republikes, Pierre Nkurunziza, është i plotfuqishem. Dy zevendes Presidenta, njeri nga partia ne opozite Uprona (Tutsi) dhe nje grua nga partia ne pushtet. Ministrat gjithashtu vijne nga disa parti opozitare me etni te ndryshme, meshkuj dhe femra.
Njësit administrative
Artikulli kryesor Njësit administrative
Burundi është i ndare ne 17 njësi administrative qe quhen Provinca. Ato janë : Bubanza, Bujumbura Mairie, Bujumbura Rural, Bururi, Cankuzo, Cibitoke, Gitega, Karuzi, Kayanza, Kirundo, Makamba, Muramvya, Muyinga, Mwaro, Ngozi, Rutana dhe Ruyigi.
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Burundit
Sipërfaqja e përgjithshme e Burundit është 27,830 km2, nga e cila 2,180 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 3 30 J, 30 00 L.
Burundi ka një vijë kufitare tokësore 974 km të gjatë dhe nuk ka dalje në det përpos që e ndan liqenin Tanganika me shtete fqinje. Tanganika është liqeni me i thelle ne Afrikën Qendrore (quajtur gjithashtu dhe zona e Liqeneve te Medha pasi ne te ndodhen edhe Liqenet Albert e Victoria). Liqeni Tanganika është liqeni i dyte ne bote për nga madhësia dhe thellësia, mbas Liqenit Baikal ne Siberi. Liqeni Tanganika ka një shtrirje veri-jug prej 673 km dhe mesatarisht një gjerësi prej 50 km. Tanganika ka një thellësi mesatare prej 570 m dhe thellësi maksimale prej 1.470 m. Një nga aspektet interesante qe kjo thellësi e madhe krijon ka te beje me mungesën e oksigjenit ne shtresat me te ulëta qe rezulton ne "ujërat fosile".
Burundi ka një klimë ekuatoriale. Në rrafshnaltat në lartësira me dallime të mëdha (772 m deri 2.670 m mbi det) ka dhe ndryshime të klimës por klima nuk dallon sikur tereni. Sezonet e lagështisë fillojnë nga muaji shkurt deri në maj dhe nga shtatori në nëntor ndërsa ato të thatësisë nga qershori në gusht dhe nga dhjetori në janar.
Relievi i Burundit është teren kryesisht shkëmborë dhe malorë. Pika më e ultë e relievit është 772m në liqenin Tanganika (ang.:Tanganyika) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,670 metrave në majën "Heha" (ang.:Mont Heha), në lindje të pjesës qendrore të vendit.
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Burundit
Burundi posedon një ekonomi agrikulturale ku prodhimet me te medha janë Kafeja,Pambuku, caji si edhe bananet, maniok, misër e sorghum. Vendi është gjithashtu i pasur ne minerale si Nikeli, Uranium, dhe Kobalt, Baker, Platinum dhe Vanadium. Ne disa zona është gjetur dhe Ar por ne sasi te pakta. GNP për capita ne US$ 104 (2005) dhe GDP ishte US$ 800 milion ne 2005.
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Burundit
Ne vitin 2005, sipas një estimimi te Agjencisë se Kombeve te Bashkuara për Popullatat, Burundi kishte një popullsi prej 7,500,000 banore. Me nje madhesi prej 27.834 Km², pra pak me te vogël se ajo e Shqipërisë, Burundi ka me te vërtete një popullate dense.
Kultura
Artikulli kryesor Kultura e Burundit
Gjuha nacionale është Kirundi, shume e ngjashme me Kinyarwanda, gjuha e Ruandes. Frëngjishtja është gjuhe administrative por KiSwahili përdoret shume ne Bujumbura dhe zonat përreth Tanzanisë. Anglishtja është shume pak e njohur.
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Pushime
Lidhje të jashtme
Qeveria :
Kryetari :
Parlamenti :
Ministria :
Background Notes on Burundi
Shtete |
2289 | Ishujt Komore ndodhen në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian.
Historia
Artikulli kryesor : Historia
Politika
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Njësitë administrative
Artikulli kryesor : Njësit administrative
Gjeografia
Artikulli kryesor : Gjeografia e Ishujve Komore
Sipërfaqja e përgjithshme e Ishujve Komore është 2.170 km2 dhe shtrihen rreth koordinatave gjeografike 12° 00' ‘‘‘J’’’, 44° 15' ‘‘‘L’’’.
Ishujt Komoros kanë një vijë bregdetare 340 km të gjatë. Klima në ishujt Komore është klimë tropikale detare me sezonin e reshjeve të shiut nga muaji nëntor deri në maj.
Relievi i Ishujve Komore është vullkanik që larg nga brendia e thellë e ishujve zbutet pak në male më të ulëta dhe rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanit Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,360 metrave në majën Le Kartala (ang.: Le Kartala).
Ekonomia
Artikulli kryesor : Ekonomia
Demografia
Artikulli kryesor : Demografia
Kultura
Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi
Lidhje të jashtme
Qeveria :
Kryetari :
Parlamenti :
Ministria :
Republican
Ishujt komorane
Report from IRIN (UN office for the coördination of Humanitarian Affairs)
www.comoros-online.com - First information website on Comoros - Association MWEZINET "La passion des Comores"
Shtete |
2291 | Mbretëria daneze (danisht : Kongeriget Danmark) është një shtet në pjesën veriore të Evropës. Kjo mbretëri Skandinave ka një sipërfaqe prej rreth 43.000 km², çereku i kësaj sipërfaqe ndodhet në 406 ishujt të shpërndarë. Ishulli më i madh është Zeland (dan.: Sjælland; rreth 7,000 km²), pastaj vijnë Jutland (dan.: Jylland; 4,685 km²) dhe Fyn (dan.: Fyn; 3,000 km²) e kështu me radhë. Për shkak të ishujve të shumtë dhe relievit të ulët, ky vend i vogël ka një vijë bregdetare prej afro 7.314 km. Vendi i rrafshët që mezi arrin lartësi prej 171 metrave mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Deti i Veriut dhe Deti Baltik dhe në jug të saj kufizohet me Gjermaninë.
Përpos vendit mëmë të përshkruar më lartë, si pjesë e Mbretërisë Daneze është vendet me autonomi të gjerë Groenlanda dhe Ishujt Faroe të cilat janë anëtare të NATO-s por jo edhe anëtare të Bashkimit Evropian.
Historia
Burimet e themelimit të këtij shteti bazohen në legjenda, ndërsa burime shkencore mund të merren ato pas ndarjes, daljes në dritë të Norvegjisë dhe Danimarkës, që supozohet të ketë qenë si përgjigje ndaj marrëveshjes (së parisë së pjesës në të cilën sot gjendet Norvegjia) me Suedinë në vitin 1814. Më 5 qershor 1849, Danimarka deklarohet si monarki konstitucionale. Pika interesante në historinë e Danimarkës merren luftërat në Gjermaninë veriore për një rajon me popullsi të përzier. Pas një humbje të thellë që kishin pësuar danezët në luftën e dytë për rajonin verior të Gjermanisë kundër Prusisë, ata kanë ndjekur një rrugë neutrale edhe pas Luftës së Parë Botërore deri tek pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Pas fitores së aleatëve, Danimarka merr pjesë në themelimin e Aleancës Veri Atlantike (NATO) dhe në vitin 1973 ajo i bashkëngjitet Komunitetit Ekonomik Evropian, që më vonë u bë i njohur si Bashkimi Evropian (BE).
Politika
Njësitë administrative
Danimarka ndahet në 13 njësi administrative të quajtura "amt" (org.:Amt, njëjës:amt) dhe më 1 janar të vitit 2006-të ka pasur 270 komuna. Tre komuna kanë privilegjet e njësisë më të lartë "amt". Këto janë: Copenhageni, Frederiksbergu dhe Bornholmi. Me reformën e re, do të krijohen 5 regjione dhe numri i komunave do të zvogëlohet në 98. Njësitë e reja do të marrin kompetencat e ish-njësive. Pjesa më e madhe e njësive të ardhshme duhen të kenë së paku 20,000 banorë. Reforma do të hyjë në fuqi më 1 janar 2007.
Københavns Kommune
Frederiksberg Kommune
Københavns Amt
Frederiksborg Amt
Roskilde Amt
Vestsjællands Amt
Storstrøms Amt
Fyns Amt
Sønderjyllands Amt
Ribe Amt
Vejle Amt
Ringkjøbing Amt
Viborg Amt
Nordjyllands Amt
Århus Amt
Bornholms Regionskommune
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Danimarkës është 42,394 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 10 00 L dhe 43,094 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 700 km2 ujë. Vija bregdetare e Danimarkës është 7,314 km e gjatë.
Klima e Danimarkës është kontinentale e ndryshueshme me verë të freskët deri në të ftohtë dhe dimër të ftohtë e të vranët me erë.
Relievi i Danimarkës është terren kryesisht i rrafshët dhe në brendi të vendit vijojnë kodrat. Pika më e ulët nën nivelin e detit gjendet në Lammefjord (-7 m.) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare 173 metra në vendin e quajtur Yding Skovhoej.
Ekonomia
Ekonomia është shumë e zhvilluar dhe me e suksesshmja, me se shumti prodhon elb, grurë, thekër, tersher, panxharsheqer, perime ndërsa me prodhimin e gjalpit zë vendin e dytë ne bot.
Demografia
Në Danimarkë jetojnë 5.2 milion banorë. Me 122 banorë për km2, është afro 10 herë më e dendur se Norvegjia.Popullsia homogjene, me që 97% të popullsisë e përbëjnë danezët. Me 85% të popullsisë urbane i ngjan Suedisë.
Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Investime shumë të mëdha janë bërë në dekadat e fundit në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurrudhore midis qyteteve Kopenhagen dhe Malmö, në Suedi (ura e Øresund), dhe midis qyteteve Zealand dhe Funen.
Operatori më i madh i hekurudhave është Danske Statsbaner (sq.: Hekurudhat shtetërore Daneze) për pasagjerët dhe Railion për ngarkesat. Kopenhagën ka një sistem të vogël metroje.
Linja ajrore kombëtare e Danimarkës bashkë me Norvegjinë dhe Suedinë është Scandinavian Airlines System (SAS) dhe aeroporti i Danimarkës është aeroporti më i madh i vendit.
Ushtria
Pushime
Lidhje të jashtme
Qeveria :www.denmark.dk
Mbretëresha :
Parlamenti :
Ministria :
Danish Newspapers(gazete)
Information on the Danish constitution(info)
Satellite image of Denmark (foto)
Old Denmark in Cyberspace - Information about Denmark and the Danes(info)
List of Danish cities (gazete)
Human rights reports (humanitare)
Danish military history(militare)
Online charts and maps by the Danish survey authority (harta) |
2292 | Sipërfaqja është vend gjeometrik i tri ose më shumë pikave në hapësirë dhe zakonisht shënohet me S.
Për kuptimin e Sipërfaqes është mirë që të kihet parasysh përkufizimi i pikës në hapësirë D={{)| R dhe . Nëse të panjohurat x,y dhe z trajtohen edhe si koordinata të pikave lidhur me sistemin kartezian formulohet si bashkësia: S= {|}.
Barazia hapësirë.
po ashtu kjo siperfaqe e shumekendeshave shkruhet me formulen s1/2a*h
Në ndryshim nga sipërfaqja, syprina i referohet vlerës numerike të sipërfaqjes. Pra shprehemi se syprina e një trekëndëshi është 80 e jo sipërfaqja e tij është.
Shiko dhe këtë
Lakorja
Matematikë |
2293 | Me fjalën popullsia nënkuptojmë anëtarët e një bashkësie (qenije biologjike) njerëzish me disa veti (karakteristika) të përkufizuara si p.sh gjuha, vendbanimi, hapësira e jetesës, vetit biologjike etj. Dendësia mesatare e popullsisë është e ulet 31 banore për km².
Përllogaritjet e popullsisë banuese më 1 Janar të çdo viti janë konsistente me definicionin standard të UN për vlerësimin e popullsisë, i cili bazohet në konceptin e vendbanimit të zakonshëm. Sipas këtij definicioni përfshihen në popullsinë banuese të një viti, të gjithë ata persona që banojnë ose kanë si qëllim të banojnë në vend për të paktën 12 muaj, pavarësisht shtetësisë së tyre.
Popullsia banuese disagregohet sipas moshës dhe gjinisë si dhe sipas qarqeve.
Popullsia mesatare: është numri i banorëve në një zonë të cakuar në mesnatën e 30 Qershorit dhe 1 Korrikut të një viti të caktuar.
Popullsia mesatare përdoret si bazë për llogaritjen e indikatorëve demografik, por edhe atyre social edhe ekonomik. |
2298 | Gjuha arabe (arabisht: اللُّغَةُ العَرَبِيَّةُ) është një gjuhë semitike.
Megjithëse zakonisht flitet për arabishten si gjuhë, në të vërtetë bëhet fjalë për një familje gjuhësh ose vazhdimësi dialektesh që shtrihet nga brigjet e Oqeanit Atlantik në perëndim, deri në Gjirin Persik në lindje, nga Sudani e Somalia në jug, deri në Siri e Irak në veri. Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) u cakton kode të ndryshme këtyre dialekteve, që nga ana gjuhësore dallohen ndërmjet tyre më shumë se gjuhët serbo-kroate (serbishtja, kroatishtja, gjuha boshnjake, gjuha malazeze). Megjithatë, dallimet janë kryesisht në shqiptim dhe gjuha e shkruar është pak a shumë e njëjtë kudo.
Arabishtja është gjuha e Islamit. Për këtë arsye ka depërtuar në kombe dhe kultura në gjithë skajet e botës. Me kalifatet e njëpasnjëshme, veçanërisht atë Umajad, arabishtja u shtri përtej djepit të saj, Gadishulli Arabik, në gjithë Afrikën Veriore deri në Spanjë nga njëra anë dhe përtej Persisë, në Pakistan e Afganistan nga ana tjetër.
Këto perandori më një shtrirje të jashtëzakonshme, së bashku me rëndësinë e fesë islame bënë që edhe gjuhë jo arabe, si Persishtja në Iran, Dari, Pashto, Urdu në Afganistan, Pakistan e Indi të përdorin shkrimin arab (forma Jawi përdoret në gjuhët e Malajzisë dhe Bruneit). Madje edhe gjuhët e bregut lindor të Afrikës adoptuan këtë alfabet, falë kryesisht tregtisë të Oqeanit Indian.
Mëse 200 milionë banorë në mbarë botën kanë arabishten gjuhë amtare dhe po të shtohen ata që e njohin si gjuhë të dytë apo të tretë ky numër mëse dyfishohet. Muslimanet në çdo vend te botës e përdorin gjatë namazit (lutjes) dhe leximit të Kur'anit. Përtej rëndësisë fetare, arabishtja sot, me rritjen ekonomike të vendeve arabe, është gjithnjë e më shumë një gjuhë e biznësit ndërkombëtar.
Arabishtja është një nga gjashtë gjuhët zyrtare e OKB-së.
Shiko edhe
Fjalori Islam
Arabisht
Arabë
Gjuhë flektive |
2299 | Gjuha Berbe - flitet nga banoret e Afrikës Veriore.
Shiko dhe këtë
Berbe |
2300 | Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.
Sekretari i përgjithshëm aktual është António Guterres.
OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 193 shtete anëtare.
Struktura e sistemit
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë.
Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së.
Këshilli i Mirëbesimit i OKB-së.
Sekretariati i OKB-së.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë.
Asambleja e Përgjithshme
Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.
Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord. Përbëhet nga 15 antarë, 5 të përhershëm që vijnë nga shtetet fituese e krijuese të OKB (SHBA,Anglia,,Franca,Rusia,Kina) dhe 10 të tjerë jo të përhershëm dhe zgjidhen nga Asambleja me rotacion çdo 2 vite.
Këshilli Ekonomik dhe Social
Këshilli Ekonomik e Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën).
Këshilli i Kujdestarisë
Eshte nje organ i suprimuar ne kuadrin e OKB. Ai konsiderohej si teper efektiv ne vitet 60 - 70 gjate kalimit nga sistemi i kolonizimit ne fitimin e pavaresise ne vendet e Afrikes dhe Azise.
Sekretariati
OKB-ja administrohet nga sekretariati, i cili bashke me Asamblene e PErgjithshmme dhe Keshilllin e Sigurimit e kane qendren ne ndertesen e OKB-se ne New York, Shba. Sekretariati udhehiqet nga Sekretaiati i apergjithshem i OKB-se i cili zgjidhet ne cdo kater vjet me te drejten e rizgjidhjes. Nen varesine e tij jane 20 nensekretsre te pergjithshem, te cilet kryejne, njekihesisht, edhe rolin e drejtuesit ne seksionet e administrtes se OKB-se. PERvec punes udheheqese ne Asamblene e Pergjithshme dhe Keshillin e Pergjithshem, sekretariati mbledh fakte dhe te dhena per situaten ekonomike ne bote, shkuan raporte dhe informacion per veprimtarine e OKB-se.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Gjykata ndërkombëtare e ka qendrën në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme te ndjeshme.
Shiko dhe këtë
Shtete anëtare të OKB-së
UNMIK
Lidhje të jashtme
OKB
Organizata ndërkombëtare |
2301 |
Lista
Referime
Lidhje te jashtme
United Nations Analytical Report for the 2004 revision of World Population Prospects (the analytical report for the 2006 revision is not available online) — includes details of methodology and sources used for the population estimates above.
shih edhe
Lista e shteteve sipas numrit të banorëve
Demografi |
2303 | Kilometri katror është njësi matëse e sipërfaqes që rrjedhë nga Sistemi SI, shkruhet me simbolin km2. Për ta kuptuar këtë njësi, lexuesi duhet të përfytyrojë një katror me brinjë 1 km ose 1000 m, sipërfaqja e tij është 1 km2.
Konvertimet
1 km2=1,000,000 m2
1 km2=100 ha
Njësi matëse
de:Quadratmeter#Quadratkilometer |
2305 | Valuta tregëtare është shprehja e cila nënkupton monedhenat që shërbejnë përbrenda një sistemi tregëtar.
Valutë
Paund ose Lira |
2308 | Mbaresat ndërkombëtare të faqeve të internetit (domain) term i cili tregon për prapashtesën (kodin) ndërkombëtare të shteteve për prezantimin e tyre në fletrat (faqet) elektronike të internetit. |
2309 | Në sistemin telefonikë, vendet e globit të tokës, për të mundësuar një rrjedhë të komunikimit telefonik nga një vend (shtetë) në tjetrin kanë ndërtuar një rrjetë. Kjo rrjetë telefonike përbëhet nga disa nënërrjeta kufinjët e të cilave gjenden përbrenda shteteve të cilat i krijojnë ato rrjeta. Për komunikim në mes nënërrjetave janë paraparë numrat nëpërmjet të cilëve bëhet kyqja në nënërrjetin (rrjetin e shtetit). Këtu më poshtë janë prezantuar këta numra :
Country calling codes form a prefix code, hence they can be organized as a tree, për Shqipëria + është 00 :
Lidhje të jashtme
Llogaritës të numrit të telefonit për thirrje ndërkombëtare
Lista
Telekomunikim |
2310 | Gjuha katalane ose Katalançe është gjuhë që i takon familjes së gjuhëve romane. Përkrah gjuhës spanjolle, gjuha katalane është gjuhë zyrtare në Andorrë, flitet edhe në Ishujt Baleare dhe në Valencia.
Andorrë
Katalane |
2311 | Gjuha Zulu është gjuha që flitet në pjesën jugore të Afrikës.
Zulu |
2312 | Gjuha Xhosa ()
Gjuhë që flitet në pjesen jugore të Afrikës.
Xhosa |
2313 | Gjuha afrikane ose Afrikançe (afrikanisht Afrikaans) - Gjuhë zyrtare në Afrikën e Jugut, e prejardhur nga holandishtja.
Shiko dhe këtë
Afrikane
Gjuhë analitike |
2314 | Gjuha Svazi është gjuha që flitet në jugun e Afrikës.
Shiko dhe këtë
Svazi |
2315 | Gjuha Ndebele është gjuhë afrikane e grupit Nguni. Kjo gjuhë bën pjesë në familjen e madhe të gjuhëve Bantu, dhe flitet nga popullsia Ndebele.
Kjo gjuhë gjendet në dy variante : gjuha ndebele veriore (e folur në Zimbabve, ngjashmëri me grupin Zulu) dhe gjuha ndebele jugore (e gjendur në Afrikën e Jugut, ndryshe njihet si ndebele Transvali).
Shiko dhe këtë
Ndebele |
2316 | Gjuha Sesote është gjuha që flitet në jugun e Afrikës.
Shiko dhe këtë
Sesote |
2318 | Gjuhë që flitet në jugun e Afrikës.
Ati ynë në Tsonga:
Tata wa hina la nge matilweni,
vito ra wena a ri hlawuleke;
a ku te ku fuma ka wena;
ku rhandza ka wena a ku endliwe misaveni,
tanihi loko ku endliwa tilweni.
U hi nyika namuntlha vuswa bya hina bya siku rin'wana ni rin'wana;
u hi rivalela swidyoho swa hina,
tanihi loko na hina hi rivalela lava hi dyohelaka;
u nga hi yisi emiringweni,
kambe u hi ponisa eka Lowo biha,
Amen.
Shiko dhe këtë
Tsonga |
2319 | Gjuha tsvana është gjuha që flitet në jugun e Afrikës.
Shiko dhe këtë
Tsvana |
2320 | Gjuhë që flitet në jugun e Afrikës.
Shiko dhe këtë
Venda |
2322 | Euro (shenja valutore: €; kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). Tetëmbëdhjetë shtete anëtare e kanë përshtatur, këto vende së bashku njihen si Eurozona (Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja). Valuta gjithashtu përdoret edhe në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 320 milion Evropianë. Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën. Ndërsa janë mbi 610 miliardë € në qarkullim që prej dhjetorit 2006, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e Shteteve të Bashkuara.
Hyrje
Sipas vlerësimeve zyrtare të PBB në 2007, Eurozona është ekonomia më e madhe në botë nga marsi 2008 pasi që kursi i këmbimit USD/EUR kaloi 1,56.
Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u lëshua në përdorim si monedhë dhe kartmonedhë fizike më 1 janar 2002. Ajo zëvendësoi ish-Njësinë Valutore Evropiane (ECU) me këmbim 1:1.
Euroja menaxhohet dhe administrohet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me bazë në Frankfurt dhe Eurosistemi (i cili përbëhet nga banka qendore e vendeve të Eurozonës). Si bankë e pavarur qendrore, BQE-ja ka autoritet të vendosë politikat monetare. Eurosistemi merr pjesë në shtypjen dhe shpërndarjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, dhe operimin e sistemit pagues të Eurozonës.
Megjithëse gjithë shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të bashkangjiten nëse i përmbushin disa detyrime monetare, jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë vendorur ta përshtasin valutën e re. Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së që nga implementimi i Traktatit Maastricht, kanë thënë se do ta pështasin euron në kohën e duhur. Maastrichti i detyroi anëtarët aktual të përshtasnin euron; sidoqoftë, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga ky detyrim për veten e tyre. Suedia e refuzoi euron në një referendum më 2003, dhe e ka shmangur detyrimin për tu bashkangjitur duke mos i plotësuar kushtet. Përveç kësaj, katër Mikroshtetet Evropiane (Vatikani, Monako, Andorra, dhe San Marino), megjithëse nuk janë anëtarë të BE-së, kanë përshtatur euron për shkak të lidhjeve valutore me vendet anëtare. Dy shtete të tjera Evropiane, Mali i Zi, dhe Kosova kanë adoptuar euron njëanësisht, megjithëse edhe këto nuk janë anëtare.)
Karakteristikat
Monedhat
Euroja ndahet në 100 cent (gjithashtu të njohur si "euro cent" për t'i dalluar nga monedhat tjera). Të gjitha monedhat euro në qarkullim (ku përfshihen monedhat komemorative €2) kanë "anën e zakonshme" që tregon vlerën e saj me 15 shtetet para të BE-së në prapavijë. Kjo anë u dizajnua nga Luc Luycx. Nga viti 2007 ose 2008 (varësisht nga shtetet) harta e “vjetër” u zëvendësua me një hartë të Evropës, duke treguar kështu edhe shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, p.sh. Norvegjia. Monedhat gjithashtu kanë një "anë kombëtare" që tregon një figurë të zgjedhur nga shteti që i prodhon. Monedhat Eura nga secili vend mund të përdoren në secilin vend tjetër të Eurozonës.
Donominimet e monedhave janë €2, €1, 50 cent, 20 cent, 10 cent, 5 cent, 2 cent dhe 1 cent. Në Holandë, disa, dhe në Finlandë, me ligj, transaksionet në para janë të rrethuara deri tek 5 centët e fundit, për të shmangur përdorimin e dy monedhave më të vogla.
Kartëmonedhat
Monedhat Komemorative me vlerë €2 janë vënë në qarkullim me ndryshime në anën kombëtare të monedhës - siç bëri Greqia për Lojërat Olimpike 2004. Këto monedha janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën. Monedha me denominime (vlera) të ndryshme (p.sh. monedha 25 euro) janë vënë në qarkullim gjithashtu, por but këto nuk janë të menduara për qarkullim gjeneral ose si mjet ligjor.
Dizajni për Banknota euro ka dy anë të zakonshme (por jo identike). Notat në qarkullim janë €500, €200, €100, €50, €20, €10, €5. Secila banknotë ka ngjyrën e saj dhe i dedikohet një periudhe artistike të arkitekturës Evropiane. Ana e përparme e notës ka dritare dhe porta kurse ana tjetër ka ura. Kujdes i veçantë i është kushtuar që shembujt arkitektonike të mos përfaqësojnë ndonjë monument ekzistues, me qëllim që mos të ketë probleme se cilat monumente duhet të përfshihen ose xhelozi. Disa nga banknotat me vlera të mëdha si €500 nuk prodhihen në secilin vend, megjithatë janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën.
Simboli
Simboli grafik i euros (€) është inspiruar nga shkronja greke epsilon dhe ka të bëjë me shkronjën e parë të fjalës “Evropa”. Vijat paralele e përfaqësojnë stabilitetin e Euros. shkurtesa zyrtare e euros, e cila është evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe përdoret për qëllime zyrtare, financiare dhe komerciale, është ‘EUR’.
Prezantimi i Euros
Euroja u themelua nga nenet në Traktatin e Bashkimit Evropian në Maastricht më 1992 që u përdor për ta themeluar unionin ekonomik dhe monetar. Për tu bërë pjesë e valutës së re, shtetet anëtare duhet t'i plotësonin kriteret e rrepta si deficit buxhetor më pak se tre përqind e GDP-së së tyre, një proporcion borxhi më pak se 60 përqind e GDP-së, inflacioni i ulët, dhe raporte interesi afër mesatares së BE-së. Në Traktatin Maastricht, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga lëvizja në unionin monetar, i cili do t'i çonte në prezantimin e euros.
Ekonomistët që ndihmuan në krijimin e euros përfshijnë Robert Mundell, Wim Duisenberg, Robert Tollison, Neil Dowling, Fred Arditti dhe Tommaso Padoa-Schioppa. Emri euro u zgjodh më 4 gusht 1995 nga Germain Pirlot, një esperantist belg dhe ish-mësues i Frëngjishtes dhe Historisë, dhe u adoptua zyrtarisht në Madrid më 16 dhjetor 1995.
Për shkak të dallimeve në konventa kombëtare për rrumbullakësimin dhe numrat domethënës, të gjitha ndërrimet mes valutave kombëtare duhet të kryheshin me procesion e triangulizimit me euron. Vlerat definitive në euro të këtyre ndarjeve (që pasqyrojnë kursin e këmbimit me të cilin këto valuta hynë në euro) janë treguar në të djathtë.
Kurset u vendosën nga Këshilli i Bashkimit Evropian, duke u bazuar në një rekomandim nga komisioni Evropian i bazuar në kurset e tregut më 31 dhjetor 1998, në mënyrë që një NjVE (ECU (Njësia Valutore Evropiane)) të barazohej me një euro. (Njësia Valutore Evropiane ishte një njësi bashkangjitëse e përdorur nga BE-ja, bazuar në valutat e shteteve anëtare; ajo nuk ishte valutë në vete.) Vendimi i Këshillit 2866/98 (EC), më 31 dhjetor 1998, i lëshoi këto kurse. Ato nuk mund të lëshoheshin më herët, sepse NjVE-ja varej nga kurset finale të këmbimit të valutove jo-euro (kryesisht funta angleze) atë ditë.
Shiko edhe këtë
Eurozona
Monedhat Euro
Kosova dhe euro
Mali i Zi dhe euro
Simbolet e Evropës
Kartëmonedhat Euro
Banka Qendrore Evropiane
Shënime
Burime të dhënash
Lidhje të jashtme
Banka Qendrore Evropiane
Euro-banknota dhe monedha të hekurta
Europedia: Guide to European policies and legislation
Euro (Kartëmonedhat)
Valutë
Bashkimi Evropian
Euro
Valutat në qarkullim |
2323 | Gjuha portugeze (portugalishtja) është gjuhë Indo-Evropiane e familjes latine. Njëherit është edhe gjuhë zyrtare në Portugali si dhe flitet në disa nga ish kolonitë portugeze.
Shiko dhe këtë
Portugalisht
Gjuhë flektive |
2324 | Dominika është shtet i vogël në detit e Karaibeve. Dominikën duhet dalluar nga Republika Dominikane, gjithashtu shtet në detin e Karaibeve.
Historia
Artikulli kryesor Historia e Domenikës
Kristofor Kolumbo ka zbritë në brigjet e Dominikës më 3 dhjetor të vitit 1493. Dominike ka qenë ishulli i fundit i cili është kolonizuar nga evropianët, përshkak se popullsia vendase kishte rezistuar një kohë të gjatë. Franca në vitin 1763 ka heqë dorë nga ishulli në favor të Britanisë së Madhe. Britanezët në vitin 1805 ishullin e kan shpallur koloni të vete. Në vitin 1978 Dominika ka shpallë pavarësinë. Përparim të madh ekonomik Dominika ka arritë gjatë kohës së premierit Mary Eugenia Charles, 1980-1995.
Politika
Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Njësit administrative
Artikulli kryesor Njësit administrative
Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Domenikës
Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Domenikës
Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Domenikës
Gati e tërë popullsia e Dominikës është e përbërë nga pasardhësit e robërve të sjellur nga Afrika.
Struktura moshore:
0-14 vite: 29% (m 10,556; f 10,254)
15-64 vite: 63% (m 23,151; f 21,984)
65 e më teper: 8% (m 2,294;f 3,301) (2000, vlerësim)
Shtimi natyrorë: -1.14% (2000, vlerësim)
Kultura
Artikulli kryesor Kultura e Domenikës
* Telekomunikacioni
* Transporti
* Ushtria
* Pushime
Lidhje të jashtme
Qeveria :
Kryetari :
Parlamenti :
Ministria :
Shtete
Shtete të Karaibet |
2326 | Gjuha spanjolle (ose spanjishtja) flitet në Spanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithë Amerikën Jugore (Latine), me përjashtim të Brazilit ku flitet portugalishtja. I takon familjes së gjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asaj gjuhës latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet.
Zanafilla e gjuhës spanjolle
Spanjishtja është një gjuhe latine. Por kane ngelur disa gjurmë nga gjuhet përpara romanizimit, siç ishte euskera (gjuha baske). Pushtimi romak fillon në vitin 218 p.e.s., por qe e ngadaltë dhe zgjati rreth dy shekuj. Latinishtja që flitej në gadishullin iberik ishte vulgare, sepse romakët që vinin në Hispania në atë kohë i përkisnin klasave të ulëta.
Dyndjet gjermanike
Kaluan në gadishullin disa fise gjermane. Midis tyre ishin dhe visigodët që u instaluan në të gjithë territorin përveç Pais Basco. Dominimi i tyre zgjati tre shekuj dhe la disa gjurmë në gjuhë, por vendasit vazhdonin të flisnin latinishten.
Pushtimi arab
Në vitin 711, arabët e berberët hyrën në gadishullin iberik. Ndejtën rreth tetë shekuj. Në territoret e veriut u organizua ripushtimi nga mbretëritë kristiane. Këto mbretëri kishin gjuhët e veta: gallego-portugalisht, leonës (zona e Leon), castellano (zona e Castilla, kështu quhet spanjishtja sot), navarro-aragones (në veri-lindje të gadishullit) dhe catalan (në Barcelonën e sotme). Në jug flitej arabishtja. Kristianët që jetonin në zonat arabe flisnin mozarabe, por kjo gjuhë u zhduk gjatë ripushtimit. Arabishtja ka lëne gjurmë të rëndësishme në gjuhën spanjolle (siç është prania e "h"), por nuk u imponua. Megjithatë qe e rëndësishme në Mesjetë, sepse Spanja u shndërrua në qendrën kulturore të Evropës, aty shkonin të gjithë të mençurit e vendeve veriore.
1492
Në 2 janar te këtij viti mbaroi ripushtimi dhe kristianet ripushtuan të gjithë gadishullin duke ekspulsuar arabet e fundit të Granades. Në 31 mars, mbretëresha Isabel Katolikja ekspulsoi çifutet. Ata që ikën vazhdonin te flisnin spanjisht, duke i hapur rruge një gjuhe tjetër : judeo-español. Në të njëjtin vit, Kristofer Kolombi zbulon Amerikën ku përhapet shpejt spanjishtja. Ne 1492 publikohet për here të parë një libër për gramatikën spanjolle nga Antonio de Nebrija.
Përhapja e gjuhës spanjolle
Në kohën e zbulimeve të mëdha, u ri zbulua nga Ameriko Vespuçi kontinenti i ri, qe do merte emrin e tij "Amerika". Zbuluesi gjenovez Kristofor Kolombi në shërbim të Mbretërve Katolike, nuk e dinte se ç´kishte zbuluar duke gjurmuar rrugët detare më të shkurta për të arritur Indinë. Në këtë kohë dy mbretëritë Spanja dhe Portugalia u ngritën në superfuqi botërore pas epokës së rioushtimit dhe përmirësuan teknikat e lundrimit në oqeane. Energjia e madhe e treguar gjatë ripushtimit, ambicia për pasuri e lavdi, i mundësoi atyre që të arrinin të zbulonin dhe te sundonin te ashtuquajturën Botën e Re. Këto dy vende e ndanë këtë botë në dy pjesë, perëndimi i takoi spanjollëve e lindja portugezëve. Për këtë shkak, sot në Peru, Ekuador, Venezuela e pjesën më të madhe të Amerikës Latine (me disa përjashtime) flitet gjuha spanjolle si gjuhë zyrtare, ndërsa në Brazil gjuha zyrtare është portugalishtja.
Spanjishtja në SHBA
Spanjishte gjuha që folur në territorin e Mbretërisë Spanjolle dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe ne ish-koloninë spanjolle të Guines në kontinentin afrikan. Flitet po ashtu në mjaft rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Filipine e një variant i saj flitet në disa zona të Gadishullit Ballkanik e në Izraelin e sotëm. Ky variant gjuhësor njihet me emrin "Judeo-Espanyol" apo "Xhudezmo". Historikisht, Kalifornia, Teksasi, Arizona, një pjese e Kolorados, Meksika e Re kanë qene pjesë të Perandorisë Spanjolle, e pas rënies së saj, qenë pjesë legjitime e shtetit të Meksikës. Natyrisht, që në këto territore flitej spanjisht. Pas aneksimit të këtyre rajoneve nga superfuqia që po përvijohej ngadalë e me forcë ne rrafshin botëror, ne këto zona mbeten një numër i konsiderueshëm banorësh, gjuha amtare e të cilëve qe spanjishtja. Numri i tyre është rritur dukshëm pas Luftës se Dytë Botërore si pasojë e emigrimit ekonomik e politik të mjaftë qytetarëve e fshatarëve meksikanë, amerikano-qendrorë e nga Pellgu i Karaibeve. Sot mendohet të jetojnë në ShBA mbi 30 milionë njerëz me origjine hispanike.
Referimet
Spanjisht
Gjuhë flektive |
2327 | Gjuha Armene (armenishtja) është një gjuhë Indo-Evropiane. Gjuhetaret klasifikojne gjuhen armene si nje deg e pavarur ne familes gjuheve indoevropiane. Faktikisht, pervec gjuhes armene, vetem gjuhet greke dhe shqipe konsiderohet si dege te dallueshme ne familjen e gjuheve indoevropiane.
Fjalori i tij ka qene i ndikuar nga gjuhet perendimore mesme iranik, vecanerisht nga gjuha parthiane, dhe gjithashtu nga persisht, greqisht, turqisht, dhe ne nje mase me te vogel nga gjuhet fqinj kaukaziane, edhe arabisht dhe latisnisht. Ka edhe ngjashmeri, ne formen e arkaizemet te perbashketa, mes Armenishtes dhe gjuhet antike te Anadollit te zhdukur ne keto kohe. Një shembull i tillë është mungesa e gjinisë gramatikore në armenisht. Gjithesesi, perkunder ndikimeve te huaja ne fjalorin e saj, dhe mundesisht edhe ne gramatiken e saj, armenishtja mbetet nje nga gjuhet me unike ne Euroazi.
Armenishtja ka skriptin e vet, alfabeti armene. Alfabeti armene u krijua nga Shen Mesrop Mashtotsi ne vitin 405 AD me 36 shkronja. Ai kreditohet edhe me krijimin e alfabetit të gjuhes gjeorgjian. Mesrop Mashtotsi (armenisht: Մեսրոպ Մաշտոց; 361 ose 362 – shkurt 17, 440) ishte nje teolog (i krishtere) dhe gjuhetar armen. Teksti me i vjeter mbijetuar ne gjuhen armene eshte perkthim i Bibles nga Mesrop Mashtots ne shekullin e 5-te pas Krishtit.
Ka dy forma te standardizuara moderne letrare te gjuhes armene, armenisht lindore dhe perendimore. Versionet bashkekohore te ketyre dialekteve jane reciprokisht te kuptueshme.
Armenisht eshte nje gjuhe indo-evropiane e lashte. Shume fjale te saj kane nje origjine etimologjike te perbashket me gjuhet te tjera indoevropiane ne fazat e hershme te zhvillimit te tyre.
(Burimi: Online Etymology Dictionary.)
Shiko Edhe
Alphabeti Armenishtes (Armene)
Gjuha Armene Lindore
Hipoteza Greko-Armene
Familjet Gjuhësh dhe Gjuhët
Lista Gjuhesh Indo-Evropian
Ngjashmëria mes gjuhës shqipe dhe armenishtës
Footnotes
References
External links
Armenian Swadesh list of basic vocabulary words (from Wiktionary's Swadesh list appendix)
AGBU – Armenian Virtual College – First online university to learn Armenian
Armenian language resources
Ethnologue report on Armenian
The Armenian alphabet
Learn Armenian (Organization teaching grammar vocabulary and phrases)
Armene |
2328 | Gjuha gjermane ose gjermanishtja (gjermanisht Deutsch) i takon degës se gjuhëve perendimore gjermane. Ajo është gjuhe më e folur në Bashkimi Evropian dhe renditet ndër gjuhët botërore.
Dialektet e gjermanishtes ndahen sipas ndryshimit të tingujve në dy kategori të ashtuquajtura dialektet e gjermanishtës së epërme dhe dialektet e gjermanishtës së poshtme. Këto janë reformuar në gjuhën letrare ose gjuhen standarde gjermane e cila bazohet në dialektet e gjermanishtës së Epërme.
Historia
Që nga koha e Jakob Grimit, për një kohë të gjatë gjuha gjermane studiohej nga këndvështrimi i historisë së gjuhëve indo-evropiane. Për një klasifikim të tillë kishte pikënisje të mjaftueshme. Më vonë, pas degëzimit të studimeve për gjuhët veç e veç, sipas një trungu, gjermanishtja paraqitej në një degë të gjuhës perëndimore të familjes gjermane, pranë anglishte së vjetër dhe frizishtes. Kjo degë ndahej me tej në gjermanishten veriore dhe atë lindore. Sot, kjo gjuha gjermane shihet më tepër si një zhvillim i përbashkët i mbetjeve të gjuhëve të popujve që kanë qenë të përqendruar në qendër të Evropës gjatë kohërave. Kështu, e folmja e frankëve në thelb i takon një dege tjetër brenda familjes gjermane, se b.f. e folmja bavariane-alemane, apo e folmja saksone. Po ashtu nuk ka elemente që të mund të pohohej se gjermanishtja është ndarë nga dega perëndimore e familjes së gjuhës gjermane. Vetë risia e shtytjeve të tingujve në Gjermanin e lartë dhe të ultë, nuk është për tu parë si ndarje por më tepër si pjesë e zhvillimit të gjuhës. Historia e gjuhës gjermane është histori e marrëdhënieve në mes të grupeve të mëdha të të folmeve si dhe edukimit përkatës në to për gjuhën e njehsuar dhe atë të shkruar.
Varësisht nga rrymat ideore dhe ato politike gjatë historisë, edhe sa i përket gjuhës, në sipërfaqe dalin rajonet në të cilat kanë vepruar ato rryma. Shpesh këto rryma janë krijuar dhe bartur nga misionarët. Moment interesant në historinë e gjuhës gjermane merret shkrimi i vitit 765 (Abrogans). Pas të cilit në shekullin VII, veçohet ndikimi me qendër në perëndim, d.m.th i sundimtarëve frankë të cilët si synim duket të kenë pasur njësimin e të folmeve të frangëve, saksonëve, bavarianëve dhe alemanëve. Mirëpo fundi i sundimit të frangëve, depërtimet e hunëve dhe normanëve nuk i lanë kohë që përforcohej kjo gjuhë. Momentet tjera mund të nxirren nga historia e Gjermanisë, ku dallohen qendrat e forta sunduese të saksonëve, më pak të alemanëve. Vetëm një numër i vogël i veçorive kishte arritur të mbërrinte në tërë hapësirën gjermane. Kështu gjermanishtja e ultë filloj të pakësojë këmbimin.
Gjuha gjermane në Shqipëri
Gjermanishtja, gjuha e mendimtarëve dhe poetëve të mëdhenj, ka pasur dhe ka ne shqipëri gjithmonë një vend të veçantë midis simotrave të veta europiane. Me një fond leksikor prej rreth 450 000 fjalësh, ajo pasqyron si rallë ndonjë gjuhë tjetër edhe zhvillimin e filozofisë dhe të shkencës e të teknikës nga populli gjerman. Sipas leksikografit të njohur Luc Makensen në dhjetë fjalë gjermane një vjen nga lëmi i teknikës.
Interesi për gjuhën gjermane në shqipëri ka qenë përherë i madh. E veçanta në këtë mes është se edhe bota gjermane u ka kushtuar vëmendje të posaçme shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Është gati rast i papërsëritshëm që me popullin shqiptar, historinë dhe gjuhën e tij, të jenë marrë figura kaq të shquara të botës shkencore gjermane, si filozofi G. Laibnic, historianët G. Nibur, T. Momsen, J. Falmeraier, G. Shtadmyler, F. Babinger, gjuhëtaret J. Adelung, A. Shlaiher, A. Pot, A. Shlegel, F. Bop, J. G. fon Hahn, M. Fasmer, G. Rolfs, arkelogu P. Franke etj. Gjermanët janë ndër të parët që e përkthyen veprën madhore të Barletit për Skënderbeun, qysh më 1510, prej nga ajo gjeti pastaj rrezatim në të gjitha gjuhët e Evropës pa përjashtim. Edhe shqiptarët kanë ushqyer lidhje të pandërprera me botën gjermane. Kështu kur historiani suedez johan Erih Tunman, profesor në universitetin e Hales në Gjermani, po botonte më 1774 veprën e vet të shquar për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve, duke vënë një gur themeli për autoktoninë e tyre në trojet sotme, shqiptarët kishin lidhje të drejtpërdrejta me këtë studiues dhe i kishin dhuruar atij edhe fjalorin tregjuhësh greqisht-sllavisht-shqip të Teodor Kavaliotit nga Voskopoja, të cilin ai e përfshiu në veprën e vet. Në këtë hulli marrëdhëniesh të ngushta e të pandërprera nuk është e rastit që J. G. von Hahni pati si mësues të parë të tij të shqipes K. Kristoforidhin. Po kështu nuk është e rastit as pritja aq e ngrohtë që iu bë në jug të Shqipërisë studiusit të shquar gjermanishtfolës danez H. Pedersen në dhjetëvjetëshin e fundit të shek. XIX, leksikografes gjermane Ana Mari Goden, gjuhëtarëve të mirënjohur austriakë N. Jokl në vitet 30 dhe M. Lamberc gjatë Luftës së Parë dhe pas Luftës se Dytë Botërore.
Këto lidhje të ndërsjella kanë arritur deri në ditëte sotme, madje duke u intensifikuar në të gjitha drejtimet dhe duke e mbajtur gjallë e madje duke e rritur përherë e më shumë interesin për gjuhen gjermane ndër ne. Për këtë interes flet në ditët tona edhe botimi njëri pas tjetrit i tre fjalorëve gjermanisht-shqip në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar: Dhrimo-Bezhani me rreth 82 000 fjalë (1996), Fidler-Klosi me 45 000 fjalë (1997) dhe Simoni me 35 000 fjalë (1997). Ndërkaq duhet thënë së këto botime u bënë që të tria në Gjermani dhe shqiptarët që kishin e kanë aq nevojë për to, mund t'i sigurojnë ne vështirësi shumë të mëdha në radhë të parë për shkak të çmimit të tyre të lartë.
Shiko dhe këtë
Gjuha
Lidhje
Gjermanishtja
Gjermanishtja
Gjuhë flektive |
2329 | Gjuha azere ose azerishtja (Azəricə) e njohur edhe si turqishtja azere, është një gjuhë turkike e nëndegës oguze që flitet nga populli Azer.
Shiko edhe këtë
Azerbajxhane
|
2330 | Gjuha bengale (বাংলা) ose bengalishtja është gjuhë indo-evropjane që flitet në Azinë Jugore. Është gjuha zyrtare e rajonit të Bengalit Perëndimor në Indi dhe e shtetit të Bangladeshit.
Referime
Bengali |
2331 | Gjuha bjelloruse (bjellorusishtja) është një gjuhë Indo-Evropiane e familjes së gjuhëve Sllave. Flitet në Bjellorusi dhe në disa fshatra në Poloni dhe Ukrainë. Shkruhet me alfabet cirilik, me disa modifikime. Bjellorusishtja është e përafërt me gjuhën ukrainase.
Shiko dhe këtë
Letërsi
Калита И. В. “Современная Беларусь: языки и национальная идентичность”. Ústí nad Labem, ISBN 978-80-7414-324-3, 2010, 300 s.
Bjelloruse |
2332 | Gjuha ruse ose rusishtja, (русский язык, shqiptimi: ruskij jazëk) është gjuha më e përhapur gjeografikisht e Evroazisë, dhe më e folura nga gjuhët sllave.
Është gjuhë zyrtare në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Flitet gjithashtu edhe në Ukrainë, Letoni, Estoni dhe në një pjesë të madhe të republikave ish-sovjetike.
Rusishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, dhe është një nga tre gjuhët sllavo lindore, sëbashku me bjellorusishten dhe gjuhën ukraine.
Dëshmitë e shkrimit të gjuhës ruse datojnë që nga shekulli i 10-të. Sot rusishtja përdoret gjerësisht edhe jashtë Rusisë. Mbi një e katërta e literaturës shkencore botërore botohet në rusisht.
Klasifikimi
I përket gjuhëve Sllave lindore dhe ndan shumë ngjashmeri me Bjellorusihten (ku gjuha ka status zyrtar) dhe Gjuhën ukraine. Në Bjellorusi dhe në Ukrainën lindore, rusihtja është gjuha amëtare e një pjese të madhe të popullsisë.
Gjuha ruse ka elemente të përbashkëta me greqishten, anglishten frengjishten dhe italishten.
Rusishtja Standarte
Rusishtja standarte (ose moderne) u zhvillua nga dialekti i Moskës në shekullin e 18-të. Libri i parë i gramatikës ruse u publikua ne 1755 dhe fjalori i parë në 1783.
Rusishtja standarte u përhap me ndihmën e letërsisë ruse dhe shkrimtarëve të njohur si Dostoevskij dhe Tolstoj të cilat intersuan publikun ndërkombëtar dhe popullin rus.
Deri në shekullin e 20-të, gjuha standarte flitej vetëm nga aristokratët dhe klasa e lartë. Fshatarët që gjendeshin jashtë Moskës dhe Shën Pjetërburgut, qytetet e vetme të industrializuara në atë kohë, flisnin dialektet e tyre.
Mbas arsimit të detyruar të shtetit të ri sovjetik, dialektet u larguan nga gjuha ruse. Sot, gjuha ruse standart flitet në të gjithë shtetin dhe përmban pak variante dialektale të cilat nuk përdoren as në gjuhën e folur.
Shpërndarja gjeografike
Gjuha ruse flitet nga 259.8 miljon njerëz: 137.5 në Rusi, 93.7 në republikat Baltike dhe vëndet CIS, 93.7, 12.9 në Evropën lindore dhe në Ballkan, 7.3 në Evropën Perëndimore, etj.
Alfabeti
Alfabeti rus bazohet në alfabetin cirilik dhe ka 33 shkronja.
Alfabeti IPA:
Shiko dhe këtë
Alfabeti rus
Lidhje të jashtme
Fjalor shqip rusisht
Ruse |
2333 | Gjuha boshnjake (ose shqip boshnjakisht, (boshnjakisht Bosanski jezik) është gjuhë indoevropiane dhe i takon familjes së gjuhëve sllave.
Kundërthëniet
Emri "gjuha bosnjane" është një çështje e debatueshme për disa kroatë dhe serbë, të cilët gjithashtu i referohen asaj si gjuha "boshnjake" (serbo-kroatisht bošnjački/бошњачки). Megjithatë, gjuhëtarët boshnjakë këmbëngulin se emri i vetëm legjitim është gjuha bosnjane (bosanski, bosnian), dhe se ky është emri që duhet të përdorin edhe kroatët e serbët. Polemika vazhdon sepse emri "bosnjan" mund të duket se nënkupton që është gjuha e të gjithë boshnjakëve, ndërkohë që kroatët dhe serbët boshnjakë e kundërshtojnë atë caktim për idiomat e tyre.
Sipas Marrëveshjes së Dejtonit 1995 gjuha zyrtare quhet "gjuha bosnjane" (bosnjakisht Bosanski jezik. dhe si e tillë është konstatuar edhe nga vëzhguesit që kanë marrë legjitimitetin dhe njohjen ndërkombëtare në atë kohë.
Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), Bordi i Shteteve të Bashkuara për Emrat Gjeografik - United States Board on Geographic Names (BGN) dhe Komiteti i Përhershëm për Emrat Gjeografik - Permanent Committee on Geographical Names (PCGN) e njohin gjuhën bosnjane. Për më tepër, statusi i gjuhës bosnjane njihet edhe nga organizma të tillë si United Nations, UNESCO, si dhe agjencitë e përkthimeve dhe interpretimeve, duke përfshirë edhe shërbimin e përkthimeve në internet.
Shumica e enciklopedive të gjuhës angleze (Routledge, Glottolog, Ethnologue, etj. e regjistrojnë gjuhën vetëm si gjuhë "bosnjane". Biblioteka e Kongresit e regjistroi gjuhën si "Bosnjane" dhe i dha asaj një numër ISO. Institutet e gjuhës sllave në shtetet anglishtfolëse ofrojnë kurse vetëm në gjuhën "bosnjane" ose "bosnjane / kroate / serbe", e jo në gjuhën "boshnjake" (p.sh. Columbia, Cornell, Chicago, Washington, Kansas). E njëjta gjë ndodh në vendet gjermanofone, ku gjuha mësohet nën emrin Bosnisch dhe jo boshnjakisht (p.sh. Vjenë, Graz, Trier etj.).
Alfabeti
Referime
Shiko dhe këtë
Sarajeva
Boshnjake |
2334 | Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.
Serbishtja standarde mbështetet mbi dialektin më të përhapur të Serbo-Kroatishtes, Shtokavin ( më hollësisht dialektet e Shumadi-Vojvodinës dhe Hercegovinës Lindore), që është gjithashtu baza e kroatishtes, boshnjakishtes dhe malazishtes. Dialekti tjetër i folur nga serbët është ai Torlak në Serbinë Juglindore, i cili është ura lidhëse me maqedonishten dhe bullgarishten.
Serbishtja është gjuha e vetme në Evropë, folësit e së cilës përdorin dy alfabete (atë cirilik dhe atë latin). Alfabeti cirilik u qëmtua në vitin 1814 nga gjuhëtari Vuk Karaxhiq mbi baza fonetike. Alfabeti latin për serbishten u qëmtua në vitet 1830 nga gjuhëtari kroat Ljudevit Gaj bazuar mbi alfabetin çek. Të dy alfabetet kanë një korrespondencë një-me-një duke krijuar një sistem paralel.
Alfabeti
Serbishtja shkruhet me dy alfabete: atë cirilik serb (српска ћирилица) dhe atë latin (srpska latinica) me 30 shkronja si me poshtë:
А а Б б В в Г г Д д Ђ ђ Е е Ж ж З з И и Ј ј К к Л л Љ љ М м
A a B b V v G g D d Đ đ E e Ž ž Z z I i J j K k L l Lj lj M m
Н н Њ њ О о П п Р р С с Т т Ћ ћ У у Ф ф Х х Ц ц Ч ч Џ џ Ш ш
N n Nj Nj O o P p R p S s T t Ć ć U u F f H h C c Č č Dž dž Š š
Shqiptimi
Referimet
Shiko dhe këtë
Sllavoserbishtja
Gjuhë në Serbi
Gjuhë në Kosovë
Serbe
Serbia |
2335 | Gjuha Kroate (kroatishtja), (kroatisht: hrvatski jezik) flitet nga ish-jugosllvët që vetëidentifikohen kroatë në Kroaci, Sllovaki, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.
Është një gjuhë indo-europiane dhe i takon familjes së gjuhëve sllave.
alfabeti kroat
Krahasimi me gjuhë të ndryshme
Shiko dhe këtë
Italisht-kroatisht
Kroacisht
Gjuha kroate
Kroatistikë |
2336 | Gjuha bullgare (български език ) ose bullgarishtja është gjuhë indo-evropiane i takon familjes së gjuhëve sllave. Bullgarishtja është gjuha zyrtare në Bullgari. Atje e flasin si gjuhë amtare rreth 12 milion njerëz. Për më shumë disa studiues përcaktojnë gjuhën maqedonase si dialekt të bullgarishtes.
Bullgarishtja përdor një alfabet cirilik me tridhjetë shkronja.
Alfabeti i bullgarishtes
Shiko edhe këtë
Sistemin e drejtpërdrejtë për të transliterim të gjuhës bullgare
Bullgare
Gjuhë analitike |